• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Anëtarësimet e reja në PS, Balla në Gramsh: Denonconi çdo rast abuzimi!

by Java News
17/11/2018 15:51
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Fushata e anëtarësimeve të reja në Partinë Socialiste vijoi në Gramsh, ku dhjetëra të rinj e të reja, kryesisht profesionistë të spikatur mjekë, mësues, inxhinierë janë bërë pjesë e familjes së partisë socialiste. Ky aksioni kombëtar “Partia Socialiste e hapur për Ty” ka ndër synimet e veta kryesore afrimin e personave me reputacion publik, të angazhuar në nisma komunitare, profesionistë të spikatur.

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla sëbashku me deputetin Anastas Angjeli dhe Kryetaren e Bashkisë së Gramshit Luljeta Dollani i urua mirëseardhjen anëtarëve të rinj, të cilët nga sot e tutje do të japin kontributin e tyre për zhvillimin e Gramshit, për zhvillimin e Shqipërisë, por edhe për përmirësimin e mëtejshëm të Partisë Socialiste.

“Procesi i hapjes së PS dhe arsyeja pse jemi sot këtu është se ne jemi një parti që ristrukturimin e kemi pjesë të fizionomisë tonë. Kjo parti nuk do të ishte kaq e madhe sa është sot nëse ne nuk do t’i mbanim dyert e PS të hapura. Ne kemi hapur dyert e PS, jo vetëm për djem e vajza të reja, që janë të gatshëm të bëhen pjesë e një partie politike, por unë besoj që në Gramsh ka mësues me reputacion publik të cilët duhen ftuar për të qenë pjesë e PS; profesionistë të sektorit privat po ashtu janë të ftuar të bëhen pjesë e PS.
Është vetëm kjo parti sot që garanton që Shqipëria të eci me shpejtësi në rrugën e integrimin europian. Por është dhe kjo parti sot që nuk ka më aleanca me lloj-lloj partish, por ka vetëm një aleancë, atë me njerëzit e thjeshtë dhe të zakonshëm të këtij vendi”, tha Taulant Balla, kryetar i grupit parlamentar të PS
Duke i dhënë rëndësi aleancës së qeverisë me qytetarët e thjeshtë të këtij vendi, Balla kërkoi prej tyre më shumë bashkëpunim për të denoncuar çdo rast të shpërdorimin apo abuzimit me detyrën dhe çdo rast të mos shërbimit ndaj qytetarëve.

“Bashkëqeverisja me njerëzit është t’i vendosim zyrat e shtetit në shërbim të tyre. Një drejtor që nuk e pret dhe nuk i kthen përgjigje një qytetari nuk na hyn në punë as ne dhe as Gramshit. Një drejtor që nuk respekton qytetarët nuk mund të jetë më pjesë e PS. Mund të jesh përfaqësues i PS vetëm nëse shërben mirë, u kthen përgjigje njerëzve dhe sigurisht je i ndershëm në punën që bën. 500 punonjës të niveleve të ndryshme në administratë, jo vetëm janë larguar, por janë çuar në ndjekje penale sepse nuk kanë bërë detyrën si duhet. Por kjo është një betejë që nuk mund të fitohet nëse edhe ju nuk bëheni pjesë e denoncimeve. Prandaj u bëj thirrje të denonconi çdo rast të kujtdo që guxon të mos presë qytetarin, të mos i ktheje përgjigje qytetarit dhe sigurisht rastet kur guxon të kërkojë rryshfet, apo të mos bëjë detyrën për të cilën është ngarkuar nga qeveria”, tha Taulant Balla, kryetar i grupit parlamentar të PS.

ma.me

Next Post
“Deti”, media greke: Meta pengesë, nuk jep autorizimin për firmosjen e marrëveshjes

Kush humbi dhe kush fitoi nga rasti ‘Lleshi’

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Nuk kam takuar tjetër shkrimtar veç Kadaresë”, Rama: Jam i dashuruar me gjuhën shqipe

“Nuk kam takuar tjetër shkrimtar veç Kadaresë”, Rama: Jam i dashuruar me gjuhën shqipe

April 5, 2026
Fermerët do blejnë naftë me çmim tregu, e dini sa do rriten çmimet?

Fermerët do blejnë naftë me çmim tregu, e dini sa do rriten çmimet?

April 5, 2026
Tragjedi në Gjermani! Pema rrëzohet nga era e fortë, 3 viktima në festën e Pashkëve

Tragjedi në Gjermani! Pema rrëzohet nga era e fortë, 3 viktima në festën e Pashkëve

April 5, 2026
68-vjeçari i arrestuar për dhunë ndërroi jetë në spital, dikur tentoi të vetëdigjej, flasin fqinjët: Dhunonte motrat

68-vjeçari i arrestuar për dhunë ndërroi jetë në spital, dikur tentoi të vetëdigjej, flasin fqinjët: Dhunonte motrat

April 5, 2026
“Skema në bujqësi, antikombëtare. Fermerët, kthim te parmenda”

“Skema në bujqësi, antikombëtare. Fermerët, kthim te parmenda”

April 5, 2026
“Epsteini” ynë

Korrigjimi i dështuar i një politike të dështuar subvencionesh për fshatin

April 5, 2026
Paralajmërimi i fortë i Trump për Iranin, reagon Rusia: Hiq dorë nga ultimatumi!

Paralajmërimi i fortë i Trump për Iranin, reagon Rusia: Hiq dorë nga ultimatumi!

April 5, 2026
Ministri i Drejtësisë në IEVP për Pashkë: Ringjallja është kujtesë se asnjë histori nuk mbyllet përfundimisht

Ministri i Drejtësisë në IEVP për Pashkë: Ringjallja është kujtesë se asnjë histori nuk mbyllet përfundimisht

April 5, 2026
Nga Tirana në Teheran, Tritan Shehut i “ngec” kilometri i fundit në komente

Nga Tirana në Teheran, Tritan Shehut i “ngec” kilometri i fundit në komente

April 5, 2026
Sapo ishte liruar nga burgu, humb jetën 50-vjeçari shqiptar në një stacion treni në Itali

Sapo ishte liruar nga burgu, humb jetën 50-vjeçari shqiptar në një stacion treni në Itali

April 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In