• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, April 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Anë e mbanë Elbasanit kemi vepra pa përfunduar”/ Basha vazhdon avazin: Do të sjellim ndryshimin dhe shpresën për vendin!

by
23/04/2021 18:24
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Dita e fundit zyrtare e fushatës elektorale, e gjeti Lulzim Bashën ne Elbasan. Në qendër të qytetit, pranë kalasë, aty ku u zhvillua dhe takimi, ishin mbledhur qindra qytetarë.

Para tyre, Basha premtoi se tetë vite keqqeverisje do të marrin fund më 25 prill.

Ai shtoi ndër të tjera, se fitorja e Partisë Demokratike, do të thotë fitore për qarkun e Elbasanit, e të gjithë Shqipërinë.

“Mirë se ju gjej vëllezër dhe motra në këtë mbrëmje të mrekullueshme kthehem në Elbasanin tuaj, në Elbasanin tim, në zemrën e Shqipërisë, zemrën që rreh për fitoren më të thellë të Elbasanit, fitoren më të bukur të Elbasanit, fitoren e familjeve dhe fëmijëve të Elbasanit.

 

 

Vëllezër dhe motra 8 vite me radhë kam qenë pranë jush dhe me ju në ditët e një dimri pafund kur priteshin dritat e familjeve në lagjet më të vjetra të Elbasanit, kur shkurtohej ndihma ekonomike dhe hiqej buka e fëmijëve të Elbasanit. Unë nuk kisha veç fjalës asgjë për të ndalur lotët që rrokulliseshin të nënave të Elbasanit, 8 vite dimër marrin fund ditën e diel sepse këtu jemi mbledhur si asnjëherë që nga kjo kryezemër e kombit të ushtojë në mbarë Shqipërinë thirrja që buron nga zemra e çdo elbasanasi, ndryshim.

Bashkë për ndryshim! Fitore! Fitore e çdo banori të këtij qarku fisnik nga Përrenjasi në Gramsh, nga Librazhdi në Cërrik, nga Dumreja në Peqin dhe këtu në zemrën e qarkut, në zemrën e Shqipërisë Elbasanin e fisnikërisë.

Bashkë erdhëm afër dhe u afruam, bashkë ëndërruam të paimagjinueshmen dhe sot është realitet, tuneli i Kërrabës. Tirana dhe Elbasani janë bashkë dhe afër më shumë se kurrë, më shumë se në të bukur ëndërr. Bashkë ëndërruam dhe bëmë të vërtetë një nga dy investimet më të mëdha të dekadës kaskadën e Devollit. Dhjetëra mijëra familje të punësuara energji për Elbasanin për Shqipërinë. Bashkë shtruam rrugën e zhvillimit dhe të infrastrukturës në Dumrenë e bekuar nga Zoti dhe kudo anë e mbanë Elbasanit dhe vepra të tjera i lamë gati për të përfunduar si rruga Qukës Qafë- Plloçë dhe projekti i përfundimit të korridorit të 8-të drejt Qafë- Thanës që me të drejtë e sheh Elbasanin siç është qendër dhe kryeqendër të vija Egnatia. Për 8 vite me radhë, 8 vite dështime i lanë këto projekte përgjysmë, i mbushën shtëpitë me të papunë dhe i zbrazën nga e rinia e mrekullueshme e Elbasanit, të cilën e dëbuan nga shtëpitë e tyre drejtë emigracionit. 8 vite vuajtje, 8 vite padrejtësi, 8 vite dhunë.

Por nga Elbasani e mësoi, nga Shqipëria e mësoi dhe sot e di dhe vetë ai që 8 vite e mbajti vendin peng, se të dielën Elbasani i prin fitores. I prin fitores më të thellë, më të madhe dhe më të bukur”, u shpreh Basha./ b.h

Next Post
“I nxorrën lakuriq, por jo lakuriq si unë”, Rama për opozitën: Ai, ata, derrat dhe lopët e Porto Romanos, paketojini dhe lërini t’i marrë historia

"I nxorrën lakuriq, por jo lakuriq si unë", Rama për opozitën: Ai, ata, derrat dhe lopët e Porto Romanos, paketojini dhe lërini t’i marrë historia

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Raporti: Si Orban ndihmoi Putin me çdo mjet dhe mënyrë

Raporti: Si Orban ndihmoi Putin me çdo mjet dhe mënyrë

April 7, 2026
VIDEO/ Makina në 220 km/h, momente para aksidentit fatal në aksin Fier-Vlorë

VIDEO/ Makina në 220 km/h, momente para aksidentit fatal në aksin Fier-Vlorë

April 7, 2026
Kina: Mjetet ushtarake nuk sjellin paqe

Kina: Mjetet ushtarake nuk sjellin paqe

April 7, 2026
Gjykata e Posaçme dënon me 11 vite burg biznesmenin Rezart Taçi

Gjykata e Posaçme dënon me 11 vite burg biznesmenin Rezart Taçi

April 7, 2026
“Duam naftë pa taksa”, fermerët dhe blegtorët protestojnë te Ministria e Bujqësisë

“Duam naftë pa taksa”, fermerët dhe blegtorët protestojnë te Ministria e Bujqësisë

April 7, 2026
Joni Keta në krye të BKH-së, Gjykata Administrative rrëzon pretendimet se emërimi i tij ishte i jashtëligjshëm

Joni Keta në krye të BKH-së, Gjykata Administrative rrëzon pretendimet se emërimi i tij ishte i jashtëligjshëm

April 7, 2026
“Kemi arritur qëllimet tona ushtarake”, Vance: Të bindur se Teherani do përgjigjet para afatit të caktuar nga Trump

“Kemi arritur qëllimet tona ushtarake”, Vance: Të bindur se Teherani do përgjigjet para afatit të caktuar nga Trump

April 7, 2026
Sulmi terrorist në konsullatën izraelite, Erdogan: Akt frikacak!

Sulmi terrorist në konsullatën izraelite, Erdogan: Akt frikacak!

April 7, 2026
Në kërkim prej tre vitesh nga Italia, arrestohet në Gjermani trafikanti shqiptar i kokainës

Në kërkim prej tre vitesh nga Italia, arrestohet në Gjermani trafikanti shqiptar i kokainës

April 7, 2026
“Kriza e naftës, më e keqja në histori”, Agjencia e energjisë jep alarmin: Do të preken më shumë vendet në zhvillim

“Kriza e naftës, më e keqja në histori”, Agjencia e energjisë jep alarmin: Do të preken më shumë vendet në zhvillim

April 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In