• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, January 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Andrra e Zef Pllumit

by Java News
29/08/2021 15:04
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ndue Ukaj

Meqë është ditëlindja e Zef Pllumit, po e ri postoj një poezi të tijen i bindur se andrra për të cilën shkruan Pllumi është andrra e çdo shqiptari të sotëm që beson se “dashnia nuk vendoset me dhunë.”

Lexuesit shqiptarë, At Zef Pllumin e njohin kryesisht si autor të librave monumentalë, “Rrno vetëm për me tregue”, “Histori kurrë e shkrueme”, “Françeskanët e mëdhaj”, “Saga e fëmijnisë”… Por, ai ka shkruar edhe poezi, dhe ato i ka botuar në librin “Antipoezi për shekullin njëzetë (Poema antiepike)”, me pseudonimin Lis Mali.

Këto poezi, siç tregon vetë autori, janë shkruar me lot, gjak e me vnerë dhe kanë lindun gjatë “netve të nji dimni barbar, t’nji dimni shqiptar, kur, jo, s’kishte lule, gjethe e as bar;…”

Vjershat e Pllumit tregojnë botën e madhe të autorit andërrimtar që lufton me tërë qenien, ndonëse “ndër prangat e randa kambë e duer i lidhun” për të rrëzuar kultin e dhunës dhe për t’i ngritë një monument të madh dashunisë.

Këtë poezi, që po e ndaj me ju, autori e ka shkruar kur atij i kishte munguar liria fizike, por jo ajo shpirtërore dhe kjo e fundit e përshkon vjershën si një thirrje e përhershme në ndërgjegjen njerëzore, si një thirrje buçitëse për ndërgjegjësim e angazhim për vepra të mira. Në këtë poezi, gufon dhe rrezaton bota e madhe e françeskanit të përkorë që i përulet vetëm të vërtetës sublime: dashunisë dhe forcës që ka ajo për të bërë botën më të mirë dhe më humane.

Bota shqiptare sot është e çoroditë dhe ka nevojë që të ushqehet me poezi e vepra të tilla dhe jo me dokrra e marrina që prodhon politika dhe instrumentet e tyre për propagandë, që i hasim përditë në ekrane dhe media.

Veprat e artit, janë ilaç shpirtëror për kohë të liga, siç është kjo e jona. Sidomos ato vepra që kanë dalë nga përvoja të forta dhe kohë të liga, dhe që tregojnë forcën e madhe të njeriut për të rezistuar ndaj të keqes. Në këtë drejtim, At Zef, pa dyshim është dishepull i mirë i vlerave humane dhe një nga shembujt më të mirë që kemi si komb.

ANDRRA IME
At Zef Pllumi
S’asht fjala për andrrat që shofim na n’gjumë:
sa pamje shpartalle, skelete pa brumë.
Flluska sapuni me shkumbë.
Kam fjalen për andrrat-dishire gjatë dite,
që t’hedhin n’mendime vite me vite.
Nji send un e dij:
se njerzit ket andërr m’a quejn: utopi!
Mbarë token e due, si fushen, si malet
livadh të qëndisun me lulet e lajlet,
ku delet t’kullosin të qeta, pa frigë
nga bishat e egra s’i gjenë ndoj e ligë;
ku bleta zukatse t’bajnë mjaltin nder hoje
që njerzt t’ambelsohen goje për goje.
Due ajrin e pastër, pa tym e pa mjegull,
ku syni t’shikoje gjithshkafen me rregull:
ku n’qiellin e kaltër t’ket pëllumba perherë
pa ju versulë flakurim ndoj skifter.
Due njerzit, due popujt bashkuemun unji
Me ‘i sundimtare mbretneshë: dashni!
Ket andërr ka pa shumëkush para meje
n’epokat e tjera, çdo komb e çdo feje.
Dhe prap un e dij:
Se u vunë vulën e zezë: utopi!…
Arsyeja dhe zemra njerzore,
që n’kohnat e lashta antike,
andrruene për nji:
“Republikë platonike”.
-Tiranët gopçarët, t’nji kaste, t’nji dore
mbiemnin ja vunë edhe ksaj:
utopike!
E s’voni n’epokat e reja, pa pra
n’shkreti shungulloi persritun nji za:
“O njerz, ju vllazen jeni të tanë!
Ju t’gjith kët token e keni për Nanë!”
Por mbretent, fisnikët, kalorsat barbar,
Kurr nuk pranuen t’jenë njerzt barabar.
E dij se n’tokë ka dimna e prandverë,
e dij se mbi tokë ka pëllumba e skifterë;
e dij se mbi tokë ka ujq dhe dele,
ka pasanikë e kamb-zdathun me zhele,
por kët s’e kuptoj:
pse n’tokë sundon dhuna,
forca shtasore
jo mendja, jo puna;
se ma dashunisë s’i lanë kurrkund vend
a thue se njerzit janë t’gjithë të pamend!
S’pat bota njerz t’mendshëm?
pat, po si s’pat!…
Por o kjenë të plakun
o t’vorfen pa fat.
Prandaj un e due at andrrën e mirë:
që njerzit dikur, me hir o pa hir,
do rrxojnë e përmbysin kultin e dhunës,
instinktet shtasore t’mënisë e furtunës,
dhe n’vendin e tyne do t’vehet
Mirsia,
Mendja njerzore,
Zemra e Dashunija!
(Vitin e kaluar Botimet Françeskane kanë botuar librin me poezi të Át Zef Pllumit, me titull, Poezi)

Next Post
Kosovë/ Vetëm një 1 viktimë në 24 orët e fundit në Kosovë dhe 11 raste të reja me COVID-19

Shifra të frikshme! Konfirmohen 36 viktima dhe 1630 të infektuar nga COVID në 24 orë në Kosovë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ngërç në Kushtetuese/ Presidenti vonon betimin e Asim Vokshit mes sfidës për ripërtëritjen e gjyqtarëve

Përfundon seanca në Kushtetuese për rritjen e rrogës së gjyqtarëve, trupa gjykuese tërhiqet për vendim

January 20, 2026
Krujë/ Vrau me çekiç në kokë një person pas një konflikti, arrestohet 28-vjeçari dhe dy bashkëpunëtorët

Krujë/ Vrau me çekiç në kokë një person pas një konflikti, arrestohet 28-vjeçari dhe dy bashkëpunëtorët

January 20, 2026
Alarm i kuq në Greqi, shkollat në Athinë mbyllen nesër. Pesë rajone kërcënohen nga përmbytjet dhe acari polar

Alarm i kuq në Greqi, shkollat në Athinë mbyllen nesër. Pesë rajone kërcënohen nga përmbytjet dhe acari polar

January 20, 2026
Kina: Çështja e Groenlandës zgjidhet vetëm mbi bazën e rendit ekzistues ndërkombëtar

Kina: Çështja e Groenlandës zgjidhet vetëm mbi bazën e rendit ekzistues ndërkombëtar

January 20, 2026
Deklarata e fortë e kryeministrit belg, i bën thirrje Europës të veprojë kundër Trumpit: Sa më shumë ta tolerojmë, aq më i guximshëm bëhet!

Deklarata e fortë e kryeministrit belg, i bën thirrje Europës të veprojë kundër Trumpit: Sa më shumë ta tolerojmë, aq më i guximshëm bëhet!

January 20, 2026
Sarandë, tjetër ‘shtëpi bari’/ Kati i 9-të kthehet në parcelë kanabisi, pranga administratorit, 4 të shpallur në kërkim

Sarandë, tjetër ‘shtëpi bari’/ Kati i 9-të kthehet në parcelë kanabisi, pranga administratorit, 4 të shpallur në kërkim

January 20, 2026
Ngërç në Kushtetuese/ Presidenti vonon betimin e Asim Vokshit mes sfidës për ripërtëritjen e gjyqtarëve

Kushtetuesja jep arsyet: Ja pse nuk u transmetua live seanca për çështjen e rrogave të gjyqtarëve

January 20, 2026
“Po thuhen të pavërteta në Bordin e Paqes”, Rama: Nuk do vijnë palestinezë, nuk do paguajmë 1 mld euro

Seanca në Gjykatën Kushtetuese për rritjen e rrogave të gjyqtarëve, reagon Rama: Mos transmetimi live farsa më e shëmtuar

January 20, 2026
Macron: Kërcënimi i SHBA-ve për tarifat, i papranueshëm

Macron: Kërcënimi i SHBA-ve për tarifat, i papranueshëm

January 20, 2026
Flamur Noka mesazh deputetëve të PD: Paguani nga 100 euro në muaj, na duhen për partinë

Salianji vë në ‘lëvizje’ zgjedhjet në PD, zbulohet urdhri i Nokës: Përpiloni dhe filtroni listat e anëtarësisë (DOKUMENTI)

January 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In