• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Andrallat presidenciale/ Kryemadhi, jeta e vështirë e Kryetares-Zonjë e Parë

by S M
07/07/2017 10:22
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ne Shqiperi tashme eshte themelore, do te kemi nje Zonje te Pare, pra bashkeshorte te Presidentit te Republikes me detyra thellesisht te percaktuara dhe jo jashte kornizes, apo nje kryetare te partise se trete, tashme ne opozite LSI.

Për të parën herë në historinë e Shqipërisë, por dhe atë botërore, bashkëshortja e Presidentit të Republikës është kryetare e një partie politike, per me teper ne opozite.

Ne mesjavë, LSI mbajti Konventën Kombëtare dhe në krye të kësaj force politike u zgjodh zonja Monika Kryemadhi.

Petrit Vasili dha dorëheqjen nga posti, ndërsa emërimi i Kryemadhit në këtë detyrë ka ngjallur mjaft pikëpyetje. Më 24 korrik, Ilir Meta pritet që të zgjidhet President i Republikës.

Nëse ai e merr këtë detyrë, atëherë do kemi një rast të paprecedentë. Zonja e Parë do jetë kryetare e një partie në opozitë dhe që është forcë e tretë, ndërkohë që premtohet se ajo do bëjë opozitë më të mirë se PD dhe nuk do lejojë asnjë abuzim.

Përveç kësaj, Kryemadhi prej disa ditësh ka shpërthyer në akuza shumë të forta ndaj qeverisë dhe në një farë mënyre ajo shpreh paralelisht dhe qëndrimin e Presidentit, i cili nuk duhet të jetë i ndikuar politikisht.

Kryetarja e LSI ka qene ne perplasje te forte dhe me kreun e qeverise, aktualisht fituesin absolut te zgjehdjeve, Edi Rama, te cilin e ka akuzuar per gjithçka.

Sipas Kushtetutës, Presidenti qëndron mbi palët, mirëpo në këtë situatë ka shumë pikëpyetje. Në momentin që Zonja e Parë sulmon qeverinë dhe paralelisht sulmon dhe PD dhe pastaj jeton me Presidentin e Republikës, është shumë e vështirë të besohet kreu i shtetit do jetë i pavarur.

Dje dhe pardje Kryemadhi ka shpërthyer në akuza shumë të forta ndaj qeverisë dhe kjo ka bërë që të shihet me një sy ndryshe pasi do ose jo, është bashkëshortja e Presidentit të Republikës.

Edhe sikur hipotetikisht të kenë mendime të ndryshme, edhe ajo do përfaqësojë Presidencën në një farë mënyre, pasi Zonja e Parë do jetë pjesë e Presidencës.

Por pikëpyetja është se sa i pavarur do jetë Ilir Meta në postin e Presidentit, kur bashkëshortja e tij do drejtojë një parti? Ligji për konfliktin e interesave e ka të përcaktuar që pjesë e konfliktit janë dhe familjarët.

Nëse marrim një rast, me reformën në drejtësi do ndalohet që dy bashkëshortë të punojnë në të njëjtën gjykatë sepse ka konflikt interesi.

Po ashtu dhe në administratë ndalohet një gjë e tillë sepse po ashtu ka konflikt interesi. Si do veprohet me rastin e presidentit?

Edhe pse Kushtetua nuk ka asnjë nen për Zonjën e Parë, është Protokolli i Shtetit ai i cili ka përcaktuar detyrat dhe kompetencat që do ketë ajo.

Protokolli i shtetit është një vendim qeverie dhe është i detyrueshëm që të zbatohet. Aty tregohet gjithë ceremonia e betimit të Presidentit, roli që do ketë bashkëshortja e tij, si dhe aktivitetet që mund të kryejë ajo më pas.

“Bashkëshortja e Presidentit të Republikës gëzon statusin Zonja e Parë e vendit. Në ceremonitë ku merr pjesë vetëm me Presidentin,

Zonja e Parë qëndron në të djathtë të tij. Në ceremonitë e nderit ku ekzekutohen himnet kombëtare qëndron së bashku me zonjën e parë mike, tre hapa pas të dy presidentëve.

Në mjedise pritjesh formale, në rastet kur ka një të ftuar nderi, Presidenti ecën i pari, së bashku me bashkëshorten e të ftuarit të nderit, ndërsa Zonja e Parë shoqëron të ftuarin e nderit dhe hyn e dyta pas Presidentit.

Zonja e Parë shoqëron Presidentin e Republikës në vizita shtetërore jashtë vendit, bën vetë vizita në cilësinë e zonjës së parë, jep pritje, organizon publikisht dhe privatisht ceremoni të ndryshme me karakter shoqëror, humanitar e patriotik, mban lidhje me zonjat e para të vendeve të tjera, por nuk mund të marrë pjesë në punët dhe takimet zyrtare të Presidentit të Republikës”, thuhet aty.

Këto janë të vetmet aktivitete që mund të ushtrojë Zonja e Parë dhe nuk përfshihet drejtimi i një partie. Mbetet të shihet dhe nëse ajo do jetë e pranishme në ceremoninë e betimit./Sot News/

Next Post
Përleshje mes bandave, 28 të vdekur në një burg të Meksikës

Përleshje mes bandave, 28 të vdekur në një burg të Meksikës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

Çfarë do të thotë drita jeshile e Brukselit për raportin e ndërmjetëm mbi Shqipërinë?

March 18, 2026
“Qytetarët paguajnë naftën me çmimin më të lartë në rajon”, Bozdo: Të reduktohet taksa e qarkullimit

“Qytetarët paguajnë naftën me çmimin më të lartë në rajon”, Bozdo: Të reduktohet taksa e qarkullimit

March 18, 2026
Helikopterë dhe parashutistë/ Ushtria e Serbisë zhvillon stërvitje të pazakontë pranë kufirit me Kosovën

Helikopterë dhe parashutistë/ Ushtria e Serbisë zhvillon stërvitje të pazakontë pranë kufirit me Kosovën

March 18, 2026
Pranga shqiptarit në Bergamo, tentoi të grabisë një 85-vjeçar dhe rrahu policin italian

Pranga shqiptarit në Bergamo, tentoi të grabisë një 85-vjeçar dhe rrahu policin italian

March 18, 2026
Nga radarët e kamerat, tek rrjeti i sensorëve/ BILD: Berlini përgatitet të mbrohet nga sulmet me dronë

Nga radarët e kamerat, tek rrjeti i sensorëve/ BILD: Berlini përgatitet të mbrohet nga sulmet me dronë

March 18, 2026
Bien ndjeshëm kërkesat nga shqiptarët për azil/ Eurostat: Zgjedhin punësimin përmes lejeve të punës

Bien ndjeshëm kërkesat nga shqiptarët për azil/ Eurostat: Zgjedhin punësimin përmes lejeve të punës

March 18, 2026
Heqja e masave ndëshkuese nga BE, Kosova pret 205 milionë euro fonde

Heqja e masave ndëshkuese nga BE, Kosova pret 205 milionë euro fonde

March 18, 2026
Këta nuk janë ‘aristokratë’, janë thjeshtë të paudhë

Berisha refuzoi rezolutën për Iranin në Kuvend, ‘flirt’ me ajatollahët?!

March 18, 2026
Sulmi i Izraelit mbi rezervat iraniane rrit me 5% çmimin e naftës në tregjet ndërkombëtare, shkon në 108 dollarë për fuçi

Sulmi i Izraelit mbi rezervat iraniane rrit me 5% çmimin e naftës në tregjet ndërkombëtare, shkon në 108 dollarë për fuçi

March 18, 2026
Një vit nga pezullimi/ Gjykata urdhëron rihapjen e Zërit të Amerikës: Presidenti Trump ka shkelur mandatet e Kongresit

Një vit nga pezullimi/ Gjykata urdhëron rihapjen e Zërit të Amerikës: Presidenti Trump ka shkelur mandatet e Kongresit

March 18, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In