• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Andorra në kaos para Shqipërisë/ Ish-kapiteni akuzon ekipin e vet: Si në Korenë e Veriut

by Java News
23/03/2021 21:42
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kaos në përfaqësuesen e Andorrës para ndeshjeve të eliminatoreve të Botërorit, ku e para është pikërisht ajo me Shqipërinë. Ish-kapiteni i përfaqësueses, Ildefons Lima, i cili ka rekordin botëror si futbollisti me më shumë vite në një kombëtare me më shumë se 22 të tilla, është lënë jashtë grumbullimit përsëri për kritikat kundër drejtuesve të Federatës.

Kështu, në një intervistë për TMË ai ka shpërthyer në kritika dhe ka cilësuar amatorizëm dhe shfrytëzim atë që i bëhej futbollit e kombëtares të vendit të tij nga drejtuesit e Federatës që nuk kishin asnjë lloj interesi për rezultatet e interesoheshin vetëm për paratë.

“U ankova për stërvitjet pa bërë tamponë si kishte ndodhur dhe që të fillohej një kampionat amator si i yni nuk kishte asnjë lloj kuptimi. Ndaj vendosën që kapiteni i kombëtares nuk mund të jetë edhe president i Shoqatës së lojtarëve e nuk mund të ankohet kundër Federatës. E megjithatë është një e drejtë që na e garanton Kushtetuta e Andorrës, të paktën rekordin e Guinness nuk mund të ma heqin”, tha 41-vjeçari.

“Tani kur luan Andorra flitet më shumë për atë që më ka ndodhur mua se sa për futboll. Kjo më jep forcë. Do të ishte njëlloj sikur Serxhio Ramos të mos luante në kombëtare pasi një drejtues i thotë se duhet ta qepë gojën. As nuk ekziston! Këtu në Andorra ndodh!

Kam bërë një denoncim në gjykatën e Andorrës, pasi po më mohojnë të drejtën e profesionit të futbollistit. Për fat të keq drejtësia ecën ngadalë. Gjëra të tilla ndodhin në Korenë e Veriut, edhe pse në fakt mendoj se atje sportistët elitarë respektohen. Këtu nuk respektohet një person që ka mbrojtur për 22 vite Andorrën, që është e vështirë, ha dru e fiton pak ndeshje, por punon e bën më të mirën për të çuar emrin tënd nëpër Europë me krenari. Por tani janë këta njerëz që duhet të turpërohen.

A e shoh kombëtaren? Kam pare disa ndeshje, por kam jetën time. Ajo që më ndodh mua i ka ndodhur shumë të tejrëve, pasi në momentin që del nga ekipi nuk interesohesh më pasi nuk të trajtojnë mire gjithsesi dhe nuk krijohet asnjë lidhje . Duhet të jetë një familje, por nuk ndodh, sepse janë katër miq që drejtojnë gjithçka dhe gjërat nuk ecin si duhet. As nuk u intereson, gjithsesi paratë e UEFA-s do të vijnë si të fitojnë, si të humbasin”, tha Lima në akuzën e tij të rëndë kundër Federatës dhe mënyrës se si ndërtohej e përjetohej atmosfera e përfaqësueses te Andorra.

Next Post
ILD, miratohen kushtet dhe kriteret ligjore për kandidatët jomagjistratë

Vetting/Gjyqtarja e Fierit Dervishi kalon barrierat dhe drejt konfirmimit në detyrë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

10 ditë kohë! Trump shtyn deri në prill sulmin ndaj centraleve energjetike të Iranit

10 ditë kohë! Trump shtyn deri në prill sulmin ndaj centraleve energjetike të Iranit

March 26, 2026
“Kam ardhur të rilidhem me rrënjët”, nipi i Aleksandër Moisiut: Shqipëria, vend interesant

“Kam ardhur të rilidhem me rrënjët”, nipi i Aleksandër Moisiut: Shqipëria, vend interesant

March 26, 2026
Merr fund ëndrra e Botërorit për Shqipërinë. Polonia fiton me përmbysje në Varshavë

Merr fund ëndrra e Botërorit për Shqipërinë. Polonia fiton me përmbysje në Varshavë

March 26, 2026
Kosova shkruan historinë. Fitore spektakolare në Bratislavë dhe tani është vetëm 90 minuta larg Botërorit

Kosova shkruan historinë. Fitore spektakolare në Bratislavë dhe tani është vetëm 90 minuta larg Botërorit

March 26, 2026
Kristi flet për largimet nga muri i Big Brother: Çfarë e detyronte banorin të ikte

Kristi flet për largimet nga muri i Big Brother: Çfarë e detyronte banorin të ikte

March 26, 2026
BBC: Rritet çmimi i karburanteve nga frika e luftës në Izrael

Pasojat ekonomike të luftës- Vendet marrin masa për të ulur ndikimin e konfliktit në Lindjen e Mesme

March 26, 2026
Botërori 2026 vjen me risi, FIFA miraton 5 rregulla të reja

Botërori 2026 vjen me risi, FIFA miraton 5 rregulla të reja

March 26, 2026
Kosova e papërmbajtur! “Dardanët” shënojnë golin e katërt ndaj Sllovakisë

Kosova e papërmbajtur! “Dardanët” shënojnë golin e katërt ndaj Sllovakisë

March 26, 2026
Qeveria e Orban akuzohet për presion të votuesve përpara zgjedhjeve në Hungari

Qeveria e Orban akuzohet për presion të votuesve përpara zgjedhjeve në Hungari

March 26, 2026
“Në mungesë të shikimit kam…”/ Stenaldo flet pas eliminimit nga BBV: Kam fituar zemrat e njerëzve

“Në mungesë të shikimit kam…”/ Stenaldo flet pas eliminimit nga BBV: Kam fituar zemrat e njerëzve

March 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In