Andi Lila, reprezentuesi shqiptar, ka deklaruar se e ka pasur shumë të vështirë të ndalte Andres Iniestan e Spanjës.
Pas humbjes 2 me 0 nga Spanja, Lila ka krahasuar përballjen me spanjollët me atë të Europianit, me Francën dhe Paul Pogban.
“Duke parë nivelin e Iniestas e të Silvas, Pogba nuk afrohet fare. Jo se është i keq, por këta janë maja e futbollit”, ka thënë Lila.
Ai ka deklaruar se “kuqezinjtë nuk do të ndalen dhe nuk do të dorëzohen”,citohet Koha. (b.an)