Trajneri i Napolit, Carlo Ancelotti e ka cilësuar si shumë të vështirë Grupin C ku do të ketë përballë Liverpoolin e PSG-në, që i cilëson si favoritë për ta fituar Ligën e Kampionëve.
E në Grupin C është edhe “outsider” Crvena Zvezda, transmeton Koha.net.
“Është një grup shumë i vështirë. Po luajmë kundër dy favoritëve për ta fituar Ligën e Kampionëve. Unë gjithashtu jam i bindur se do të jetë vështirë edhe për ta që të përballen me Napolin”, është shprehur Ancelotti për Radio Kiss Kiss. (b.an)