Carlo Ancelotti e pranon se ndeshja ndaj Hoffenheimt ishte shumë e vështirë. Trajneri i Bayern Munichut, Carlo Ancelotti ka folur pas humbjes 2:0 nga Hoffenheim në udhëtim, në kuadër të Bundesligas.
Italiani e pranon se ndeshja ishte shumë e vështirë dhe pavarësisht disa rasteve, ata nuk arritën të shënonin.“Ishte ndeshje e vështirë.
U munduam shumë dhe patëm disa raste, por në shumë situata nuk ishim plotësisht të fokusuar.
Nuk patëm shumë vend dhe në pjesën e dytë tentuam të hapnim hapësira, por sot nuk funksionoi”, tha Ancelotti pas ndeshjes, përgatiti ”Express”. (b.an)