Nuk kanë munguar batutat gjatë votimit të ish-kryeministrit Sali Berisha për kryetarin e ri të Kuvendiit.
Teksa Berisha u afrua për të marrë fletën, Anastas Angjeli i tha Sadri Abazit: Sadri mos ndërhy në votim.
Por Berisha ia ktheu: Anastas, të premtoi për ministër e të bëri sekretar.
Angjeli: S’më ka premtu gjë ndonjë.
Berisha: Të premtoi, mos thuaj që s’të premtoi.
Angjeli: Nëqoftëse ka folur me Lulin po, por…
/Panorama/a.m.