Janis Varufakis me detyrë ministër i Financave në qeverinë greke është sulmuar fizikisht nga një grup anarkistësh. Ngjarja ka ndodhur në Athinë teksa Varufakis ka qenë duke darkuar me bashkëshorten e tij, Danae. Ka qenë kjo e fundit që ka ndërhyrë duke e mbrojtur të shoqin nga dhuna e një grupi të rinjsh.
Mësohet se nga dhuna, Janis Varufakis ka marrë dëmtime të lehta ndërsa ngjarja është konfirmuar në mediat greke nga dëshmitarët e ndodhur në lagjen “Exarchia” që njihet si bastion i anarkistëve dhe ekstremistëve të majtë.









