• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 17, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Anarkistët përplasen me policinë greke, mes të arrestuarve edhe një shqiptar

by A R
01/08/2019 21:33
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një i ri shqiptar dhe një grek janë arrestuar pas përleshjeve midis anarkistëve dhe forcave të policisë në Athinë, në orët e para të kësaj të enjteje.

Rreth 30 persona me fytyra të maskuara hodhën bomba molotov dhe gurë kundër forcave të policisë që operojnë në zonën Eksarkia.

17 vjeçari shqiptar dhe 40 vjeçari grek po mbahen në paraburgim dhe pritet të dërgohen në prokurori për t’u komunikuar akuzat.

Përleshjet filluan pas një tubimi të anarkistëve, për të protestuar ndaj lirimit para kohe nga burgu të një ish-polici, i akuzuar për vrasjen e adoleshentit Aleksandros Grigoropoulos, në dhjetor 2008. Ishte vrasja që shkaktoi trazirat më të dhunshme në Athinë e qytete të tjerë të vendit, ku për tri ditë e netë u kryen vandalizma dhe plaçkitje në dhjetëra objekte në qendër të kryeqytetit.

Si autor i vrasjes u arrestua dhe u dënua me burgim të përjetshëm Epaminondas Korkoneas. Por në proceset e vazhdueshme gjyqësore, dënimi u reduktua në 13 vjet dhe Korkoneas doli nga burgu, duke përfituar edhe nga klauzolat favorizuese të kodit të ri penal.

Nxjerrja nga burgu e ish policit e ka ndarë më dysh opinionin. Nga njëra anë qytetarët, habiten se si dikush që vrau pa shkak një adoleshent, gati fëmijë, lihet i lirë pas 11 vjetësh. Ndërsa nga ana tjetër, qarqet juridike që pretendojnë se vendimi bazohet në kodin penal dhe rrjedhimisht ka legjitimitet.

/a.r

Next Post
“Oriku” i ushtrisë shqiptare shpëton pesë persona në detin Egje

"Oriku" i ushtrisë shqiptare shpëton pesë persona në detin Egje

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Prostitucion në qendër masazhi! Arrestohen bashkëjetuesit, shfrytëzonin një 21-vjeçare

Tjetër “fole” prostitucioni në Durrës: Si ranë në rrjetë brazilianet dhe administratori i hotelit

March 17, 2026
Sulmet me dronë iranianë godasin Dubain, paralizohen fluturimet në aeroport

Sulmet me dronë iranianë godasin Dubain, paralizohen fluturimet në aeroport

March 17, 2026
7 të arrestuar nga shpërthimi me tritol, si e zbuloi policia grupin

7 të arrestuar nga shpërthimi me tritol, si e zbuloi policia grupin

March 17, 2026

810 mijë nuk votojnë sot. Ndër ata që votojnë, PS merr pothuaj sa dyfishi votave të PD-ASHM

March 17, 2026
Dy kompani kineze dhe një iraniane sanksionohen për sulme kibernetike kundër BE-së

Dy kompani kineze dhe një iraniane sanksionohen për sulme kibernetike kundër BE-së

March 17, 2026
Finalizohet operacioni “Synimi”: Sekuestrohen 4 kallëpë tritoli, 2 armë zjarri dhe 1500 fishekë

Finalizohet operacioni “Synimi”: Sekuestrohen 4 kallëpë tritoli, 2 armë zjarri dhe 1500 fishekë

March 17, 2026
Izraeli njofton vrasjen e Ali Larijanit, por Irani lë të kuptohet se është gjallë

Izraeli njofton vrasjen e Ali Larijanit, por Irani lë të kuptohet se është gjallë

March 17, 2026
Në paraburgim në Dubai, Durim Bami vazhdon betejën ligjore, më 24 dhjetor seanca gjyqësore që vendos fatin e tij

GJKKO kalon për gjykim shtatë të pandehur të dosjes “Revanshi”, mes tyre edhe Durim Bami

March 17, 2026
Berisha: Rama me shpatulla pas murit, po gjen zgjidhje te Vuçiçi në Beograd

PD bojkotoi rezolutën e Kuvendit, Berisha e shpall nga selia Iranin shtet terrorist

March 17, 2026
Tragjike në Tiranë! Autoboti i UKT përplas për vdekje gruan me motor elektrik

Tragjike në Tiranë! Autoboti i UKT përplas për vdekje gruan me motor elektrik

March 17, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In