• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Analizë/ Tarifat trefishohen (pa arsye): Pse Europa vendosi të pajtohet me Amerikën e Trump-it?

by A R
28/07/2025 09:42
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Bashkimi Europian po paguan një çmim të rëndë në këmbim të asaj që quhet “stabilitet” në marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara. Termat e marrëveshjes së arritur dje mes Donald Trump dhe Ursula von der Leyen përbëjnë vërtet një “dush të ftohtë” për bizneset europiane dhe, për pasojë, për fuqinë e tyre punëtore. Në thelb, kjo është një marrëveshje politike: BE-ja nuk ka dashur të shkojë në përplasje të drejtpërdrejtë me SHBA-të.

Në epokën para Trump-it, tarifa mesatare doganore e vendosur nga SHBA-të mbi mallrat europiane ishte rreth 4.8%. Tani ajo është vendosur në 15%. Trefishi, pa ndonjë arsye reale ekonomike, pasi nuk qëndron pretendimi i Trump-it se Europa ka plaçkitur Amerikën gjatë viteve të fundit.

Brukseli dhe kryeqytetet europiane ishin ushqyer me iluzionin se ofensiva e presidentit amerikan, e nisur më 2 prill, dita kur u publikua lista e tarifave kundër pjesës tjetër të botës, do të mbytej nga stuhia financiare e Wall Street-it dhe bursave të tjera globale. Ose se do të ndalej nga alarmet që vinin nga zinxhiri amerikan i shpërndarjes: pesha e tarifave do të binte mbi çmimet, duke shtyrë inflacionin dhe duke dëmtuar konsumin, që është hallka kyçe e ekonomisë amerikane.

Me të drejtë ose pa të drejtë (do të shihet në statistikat e muajve të ardhshëm), Trump vazhdoi përpara, duke e vendosur Bashkimin Europian përballë një zgjedhjeje të vështirë: të pranonte përplasjen e drejtpërdrejtë ose të përpiqej të kufizonte dëmin. Komisioni, me pëlqimin e 27 vendeve anëtare, zgjodhi rrugën e dytë dhe që aty nisi një ndjekje e lodhshme dhe me frymë pas lepurit amerikan.

Në tryezën e negociatave hyri gjithçka. Lista e kërkesave nga Uashingtoni u zgjat gjithnjë e më shumë. Presidentja e Komisionit e gjeti veten gjithnjë e më shumë në një pozicion negociues të pafavorshëm. Në një moment, ajo u përpoq të vendoste një vijë për të ndalur hemorragjinë e lëshimeve dhe dje vuri në tavolinë kundërpeshë që disa muaj më parë dukeshin të paimagjinueshme: tarifa zero për importet amerikane; angazhim për të blerë gaz të lëngshëm në vlerë prej 750 miliardë dollarësh dhe, me fjalët e Trump-it, një “sasi të jashtëzakonshme armësh”; investime të drejtpërdrejta në SHBA me vlerë 600 miliardë dollarë.

Ursula, pse e bëre?

Ndoshta për të shmangur një përplasje politike që do të ndodhte brenda pak ditësh. Presidenti francez, Emmanuel Macron dhe kancelari gjerman, Friedrich Merz po shfaqnin gjithnjë e më shumë pakënaqësi: strategjia pajtuese nuk po funksiononte. Më 1 gusht, Trump do të çonte tarifat në 30%, dhe më 7 gusht Komisioni do t’i përgjigjej me kundërmasa në vlerë mbi 90 miliardë dollarë. Një skenar shkatërrues për ekonominë europiane, i shoqëruar, shumë gjasë, nga një tjetër stuhi financiare.

Von der Leyen u gjend përballë një zgjedhjeje mes një disfate të sigurtë, por ndoshta të menaxhueshme, dhe një kolapsi me pasoja potencialisht katastrofike. Ajo zgjodhi të “pajtohej me dënimin” e propozuar nga Trump, sesa të përfshihej në një përballje të paprecedentë dhe objektivisht të rrezikshme.

Gabimi, duhet thënë, është bërë katër muaj më parë, kur Europa nuk iu përgjigj me të njëjtën forcë ofensivës së Trump-it, siç bënë për shembull Kina apo Kanadaja. Dhe nuk përgenjështroi, me të dhëna konkrete për rritjen e PBB-së në 30 vitet e fundit, përrallën e një Amerike të shkatërruar nga europianët. Por ta bënte dje do të kishte qenë shumë vonë.

Tani europianët duhet të përballen me efektet konkrete të kësaj goditjeje.

I vetmi sektor që mund të marrë frymë lehtësisht është ai i makinave. Presidenti amerikan dëshiron që të gjitha makinat e shitura në SHBA të prodhohen në fabrikat amerikane. Për këtë arsye, ai kishte vendosur një tarifë prej 27.5% mbi automjetet e importuara. Tani tarifa u ul në 15%.

Mbetet për t’u parë nëse kompanitë europiane do të arrijnë të rifitojnë konkurrueshmërinë. Apo nëse vështirësitë që po hasin në tregun amerikan (dhe përtej) janë edhe të një natyre tjetër. Tarifat mbi çelikun dhe aluminin mbeten në 50%: kjo do të thotë se procesi i zhvendosjes së eksporteve, që tashmë ka filluar edhe në Itali, do të vazhdojë drejt tregjeve të tjera.

Të dyja palët duhet të zgjidhin ende çështje me rëndësi strategjike. Një ndër to: sektori dixhital dhe furnizimi me çipa, komponentët elektronikë të përdorur në një spektër të gjerë aplikimesh industriale. Amerikanët kërkojnë që europianët të mos furnizohen më nga Kina.

Çështjet specifike të disa vendeve ndërthuren me probleme të karakterit të përgjithshëm. Dje, kryeministrja italiane Giorgia Meloni shprehu “kënaqësi” që gjithsesi BE-ja dhe SHBA-të gjetën një marrëveshje. Por vuri në dukje se duhen parë detajet përpara se të jepet një vlerësim për ndikimin që do të ketë mbi Italinë.

Goditja, sidoqoftë, nuk mungon as për Italinë. Një shembull është ai i agroushqimit: ideja është të lidhen marrëveshje me importuesit amerikanë për të ndarë barrën e tarifës, në mënyrë që ajo të mos bjerë e gjitha mbi çmimet dhe të largojë konsumatorët.

Në planin europian, premtimi për të blerë shumë më tepër armë nga SHBA-të duket në kontrast me projektin për forcimin e industrisë ushtarake të Kontinentit të Vjetër, një hap kyç për ndërtimin e një mbrojtjeje të përbashkët europiane, më të pavarur nga Shtetet e Bashkuara.

Shkrim nga Corriere Della Sera

Next Post
“Ndryshime të rëndësishme në karrierë dhe financa” – Horoskopi javor 19-25 Shkurt 2024

Horoskopi Javor për data 28 korrik deri më 3 gusht 2025: Dashuri, punë dhe fat për shenjat e...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nga Kanadaja te Koreja e Jugut dhe Australia, cilat janë 22 shtetet që firmosën deklaratën për Ngushticën e Hormuzit

Nga Kanadaja te Koreja e Jugut dhe Australia, cilat janë 22 shtetet që firmosën deklaratën për Ngushticën e Hormuzit

March 21, 2026
Lapaj tregon pse ka refuzuar ftesën e Berishës për një protestë: Duhet reagim i qytetarëve, jo i kryetarëve

Lapaj tregon pse ka refuzuar ftesën e Berishës për një protestë: Duhet reagim i qytetarëve, jo i kryetarëve

March 21, 2026
Ndërron jetë Robert Mueller, prokurori special që hetoi çështjen Trump-Rusi

Ndërron jetë Robert Mueller, prokurori special që hetoi çështjen Trump-Rusi

March 21, 2026
“Karburanti është 10% ekonomi dhe 90% politikë”, Braçe: Kemi model abuziv!

“Karburanti është 10% ekonomi dhe 90% politikë”, Braçe: Kemi model abuziv!

March 21, 2026
Presidenti iranian: SHBA dhe Izraeli të ndërpresin sulmet, e vetmja rrugë që lufta të marrë fund

Presidenti iranian: SHBA dhe Izraeli të ndërpresin sulmet, e vetmja rrugë që lufta të marrë fund

March 21, 2026
Rreziku për rritje çmimesh në Kosovë pas tensioneve në Lindjen e Mesme, çfarë do të bëjë Qeveria?

Rreziku për rritje çmimesh në Kosovë pas tensioneve në Lindjen e Mesme, çfarë do të bëjë Qeveria?

March 21, 2026
Ish-sekretari i përgjithshëm i NATO-s: Sulmi ndaj Iranit s’ka bazë në të drejtën ndërkombëtare

Ish-sekretari i përgjithshëm i NATO-s: Sulmi ndaj Iranit s’ka bazë në të drejtën ndërkombëtare

March 21, 2026

Nëse keni pak mëshirë për 22 Marsin!

March 21, 2026
Nga Lideri Suprem Khamenei te elita e regjimit! Cilët janë zyrtarët dhe komandantët e lartë të Iranit të vrarë në 9 muajt e fundit?

Nga Lideri Suprem Khamenei te elita e regjimit! Cilët janë zyrtarët dhe komandantët e lartë të Iranit të vrarë në 9 muajt e fundit?

March 21, 2026
Pas ndryshimeve të miratuara sot në Asamble, Rama mbledh nesër drejtuesit politikë të PS

Pas ndryshimeve të miratuara sot në Asamble, Rama mbledh nesër drejtuesit politikë të PS

March 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In