• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, December 18, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Analizë/ Pse takimi i Xi-së me Putin-in dhe Modi-n është ndër më të rëndësishmit e vitit

by A R
29/08/2025 15:04
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

“Pjesa tjetër e botës” ka mbërritur këto orë në Pekin, në oborrin e Xi Jinping, për ta nderuar atë në një sërë aktivitetesh me të cilat superfuqia aziatike synon të konsolidojë qendrën e saj gjeopolitike. “Pjesa tjetër e botës”, pra të gjithë, përveç perëndimorëve.

Grumbullimi i liderëve që po mbërrijnë është i jashtëzakonshëm. Dhe është mjaft domethënës të futesh në narrativën që regjimi komunist i bën doktrinës së tij për rendin e ri botëror, i destinuar të zëvendësojë atë të krijuar nga Perëndimi. “Jugu i Madh global nuk është më shumica e heshtur”, deklaroi ministri i Jashtëm kinez duke pritur liderët e shumtë që vinin nga vendet në zhvillim.

Kulmi i këtyre aktiviteteve do të jetë Parada e Fitores, më 3 shtator. 80 vjet saktësisht nga dita e kapitullimit formal të Japonisë, në fund të Luftës së Dytë Botërore. Propaganda e regjimit komunist kinez e ka përgatitur festimin me një ofensivë të revizionizmit historik. Manualet e “rishkruara” nga Pekini zvogëlojnë rolin e amerikanëve në atë luftë, akuzojnë SHBA-të se nuk tregojnë siç duhet të vërtetën, domethënë që Japonia u mund falë rezistencës heroike të kinezëve.

Madje edhe emri ndryshon: Ai konflikt quhet tani Lufta e Madhe e Rezistencës së Popullit Kinez kundër japonezëve. Natyrisht, është një shtrembërim: guerrilja kineze nuk do ta kishte mposhtur kurrë vetëm ushtrinë japoneze. Për më tepër, Pekini fsheh faktin që ata që luftonin më së shumti kundër pushtuesve japonezë ishin trupat nacionaliste të Chiang Kai-shek, të cilat bënë luftë edhe kundër komunistëve të Mao Zedong, e humbën në vitin 1949 dhe u strehuan në Tajvan. Edhe Moska futet në këtë narrativë revizioniste kineze, që “anashkalon” paqartësitë e Stalinit, i cili gjatë nuk dinte nëse të mbështeste Chiang apo Maon.

Por Parada e Fitores e 3 shtatorit nuk është ngjarja e vetme dhe ndoshta as më e rëndësishmja. Para saj, Xi Jinping do të kryesojë samitin e 25-të të Këshillit të Krerëve të Shtetit të Organizatës së Bashkëpunimit të Shangait (SCO) 2025. Ky samit do të mbahet në Tianjin, porti më i afërt me Pekinin, në veri të Kinës, më 31 gusht dhe 1 shtator. Do të jetë një nga takimet më të rëndësishme diplomatike të vitit mes krerëve të shteteve dhe qeverive. SCO (themeluar në vitin 2001) është një nga organizatat me të cilat Republika Popullore ndërton aleancat e saj dhe harton një rend të ri botëror me qendër Kinën. Ajo shoqërohet nga Iniciativa për Sigurinë Globale (GSI), nga BRICS dhe nga Belt and Road Initiative (Nismat e Rrugëve të Reja të Mëndafshit), për të përmendur vetëm më të njohurat. Ndryshe nga BRICS, SCO dhe GSI janë ende më të theksuara nga hegjemonia kineze.

“Xi dëshiron të avancojë ‘shpirtin e Shangait, të marrë përsipër misionin e kohës sonë dhe t’u përgjigjet pritshmërive të popujve’”, deklaroi një zëdhënës i tij. Xi do të shpallë rrugë të reja për të “mbrojtur në mënyrë konstruktive rendin ndërkombëtar të pasluftës dhe për të përmirësuar sistemin e qeverisjes globale”.

Në samitin e Tianjin do të marrin pjesë liderë nga mbi 20 shtete dhe 10 organizata ndërkombëtare. Lista është mbresëlënëse dhe tregon vendet që në këtë moment duan të jenë “në hirin e Kinës”. Mes tyre: presidenti bjellorus, Alexander Lukashenko, kryeministri indian, Narendra Modi, presidenti iranian, Masoud Pezeshkian, kryeministri pakistanez, Shahbaz Sharif, presidenti rus, Vladimir Putin, presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, kryeministri egjiptian, Mostafa Madbouly.

Më pas vijnë liderët e të gjitha republikave ish-sovjetike të Azisë Qendrore, të gjitha vendet e Azisë Juglindore, përfshirë Indonezinë e Vietnamin, edhe pse më pranë SHBA-ve. Plus dhjetëra të tjerë. Po ashtu edhe krerët e pothuajse të gjitha organizatave multilaterale botërore, nga sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres e më poshtë.

“Xi do ta përdorë këtë samit si mundësi për të ilustruar një rend ndërkombëtar post-amerikan dhe për të treguar se përpjekjet e Shtëpisë së Bardhë për të kundërshtuar Kinën, Iranin, Rusinë dhe tani edhe Indinë nuk kanë dhënë efektin e pritur”, ka deklaruar Eric Olander, drejtor i China-Global South Project.

Për të kuptuar mendimin e Xi-së dhe mesazhin që ai do të përcjellë te “Pjesa tjetër e botës” në këtë samit, referenca kryesore është organi i Partisë Komuniste, Gazeta e Popullit. Në veçanti një artikull i Liu Xuelian, nga Universiteti i Jilin, i titulluar: “Teoria e re e sigurisë së Xi”. Ai shpjegon se GSI nuk është thjesht një propozim politik, por një teori e vërtetë, që sfidon doktrinat perëndimore të marrëdhënieve ndërkombëtare, si realizmi dhe liberalizmi. Sipas tij, ngritja e Kinës do të jetë krejt ndryshe nga hegjemonët e së kaluarës.

Doktrina e Xi “tejkalon teorinë realiste perëndimore që e sheh sigurinë si antagoniste dhe me shumën zero; përkundrazi afirmon parimin e pandashmërisë së sigurisë”. Ai thekson se ndryshe nga Perëndimi, i cili mbështetet te fuqia ushtarake dhe aleancat ekskluzive që nxisin përçarje dhe gara armatimesh, vizioni kinez përpiqet ta shohë sigurinë në mënyrë gjithëpërfshirëse, si të përbashkët për të gjithë njerëzimin.

Megjithatë, pavarësisht gjuhës së re, kjo doktrinë është një vazhdim i propagandës së mëparshme komuniste kineze dhe nuk është një përgjigje specifike ndaj Donald Trump. Që nga fillimi i viteve 2000, gjatë presidencave të Bush dhe Obamës, Partia Komuniste ka përhapur mes BRICS dhe SCO idenë se Kina është një fuqi paqësore që nuk ka ushtruar kurrë kolonializëm, ndërsa akuzon Amerikën për rikthimin e frymës së Luftës së Ftohtë.

Por fqinjët e Kinës e dinë se realiteti është tjetër. Në të kaluarën e afërt komunistë Kina ka marrë pjesë në agresionin kundër Koresë së Jugut (1950-53), ka sulmuar Indinë (1962), ka pushtuar Vietnamin (1979), ka përdorur ushtrinë kundër civilëve të saj (Pekin 1989), ka shtypur me dhunë kryengritjet etnike në Tibet e Xinjiang (2008-2009), ka shkelur angazhimet për autonominë e Hong Kongut (2019-2021). Për më tepër, ushtron presione të vazhdueshme ndaj të gjithë fqinjëve me të cilët ka mosmarrëveshje territoriale. Ish-ministri i Jashtëm Yang Jiechi e shprehu hapur këtë mentalitet në një samit në Singapor në vitin 2010, kur tha: “Kina është një vend i madh, të tjerët janë të vegjël, kjo është një e vërtetë”.

Kjo gjuhë lidhet me një traditë mijëravjeçare. Edhe Kina perandorake ka ndjekur logjikën hierarkike të marrëdhënieve ndërkombëtare: fqinjët e vegjël nuk kishin pse të frikësoheshin, mjafton të silleshin si vasalë, të paguanin taksa dhe të pranonin epërsinë kineze. Por historia nuk ka rëndësi. Ajo që po ndodh sot është gatishmëria e “Jugut të Madh global” për të legjitimuar narrativën e Xi-së. Në Paradën e Fitores do të marrin pjesë edhe dy liderë europianë, nga Serbia dhe Sllovakia, vende dikur në orbitën e Rusisë, sot përfitues të investimeve të mëdha kineze.

Shkrim nga Corriere della Sera

Next Post
Aventurat e palavdishme të ideologëve ambulantë të qametit

"Lufta" kundër zaptimit të hapësirave publike, Rama ndan pamjet: Nuk është aksion, është kthesë deri në fund

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Britania zhvillon sistem mbrojtjeje ajrore si “Iron Dome” për t’u përballur me kërcënimin rus

Britania zhvillon sistem mbrojtjeje ajrore si “Iron Dome” për t’u përballur me kërcënimin rus

December 18, 2025
Balla pas tensioneve në Kuvend: Sjellja e opozitës për të motivuar mbështetësit

Balla pas tensioneve në Kuvend: Sjellja e opozitës për të motivuar mbështetësit

December 18, 2025
“Terroristët jetojnë të lirë”, Berisha jashtë Kuvendit: Motoja e mazhorancës, vidh dhe ik

“Terroristët jetojnë të lirë”, Berisha jashtë Kuvendit: Motoja e mazhorancës, vidh dhe ik

December 18, 2025
Flakadanë, përplasje e kaos! Mbyllet pas dhunës së PD, seanca e fundit për 2025

Flakadanë, përplasje e kaos! Mbyllet pas dhunës së PD, seanca e fundit për 2025

December 18, 2025
FOTOLAJM / Zjarr në Kuvendi, digjet fibra e transmetimit, ndërpritet sinjali për mediat

FOTOLAJM / Zjarr në Kuvendi, digjet fibra e transmetimit, ndërpritet sinjali për mediat

December 18, 2025
“Mbylle gojën o miush”, Bardhi përplaset me Lamallarin: Do ikësh bashkë me Belindën!

“Mbylle gojën o miush”, Bardhi përplaset me Lamallarin: Do ikësh bashkë me Belindën!

December 18, 2025
“Tatimorët bëjnë ‘të fortin’ me të dobëtin”, Braçe denoncon në Kuvend: Gjobë 8.2 milionë lekë për 15 kg gjizë

Përjashtohet nga seanca Balliu dhe Noka! Reagon Braçe: Më në fund e morën pushtetin

December 18, 2025
Skandal në Hollywood: Djali i John Travolta, pasardhës biologjik i familjes Presley

Skandal në Hollywood: Djali i John Travolta, pasardhës biologjik i familjes Presley

December 18, 2025
LIVE! Akte dhune në Kuvend, PD përplaset me Gardën dhe ndez flakadanë. Sulmohet Peleshi, Endri Shabani ‘puth’ opozitën

LIVE! Akte dhune në Kuvend, PD përplaset me Gardën dhe ndez flakadanë. Sulmohet Peleshi, Endri Shabani ‘puth’ opozitën

December 18, 2025
FOTOLAJM/ Berisha kopjon Pilinçin, shpall qeverinë: Balliu e Noka te karriget e ministrave…

FOTOLAJM/ Berisha kopjon Pilinçin, shpall qeverinë: Balliu e Noka te karriget e ministrave…

December 18, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In