• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

ANALIZË/ Beqaj dhe shëndetësia në 3 vitet e drejtimit prej tij

by Java News
13/03/2017 17:14
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ilir Beqaj, ministri i Shëndetësisë në largim, prej 3 vitesh e gjysëm ka drejtuar një prej institucioneve më të vështira dhe më problematike, ku dhe ndjeshmëritë e publikut janë më të mëdha. Në epilog, përtej retorikës politike, natyrisht që duhet bërë dhe një analizë e ftohtë e punës së tij në krye të shëndetësisë. Që në krye të herës duhet vlerësuar se shqiptarët janë çliruar nga barra e TVSH-së për barnat, shërbimet shëndetësore dhe materialet mjekësore të implantueshme. Në këtë hark kohor janë ulur çmimet e barnave, duke i afruar ato me çmimin në vendin e origjinës. Sot paguhet 30% më pak për barnat. Të njëjtat barna, dhe për të njëjtën sasi të vendosura në treg në vitin 2013, sot kushtojnë 70 milion dollarë më pak. Nga kjo përfitojnë ata që i blejnë, fondi i rimbursimit të barnave, si dhe furnizimi spitalor. Gjatë tre viteve të fundit u përfshinë 141 barna të reja në listën e rimbursimit, prej të cilave, 85 janë principe të reja aktive. Janë mbi 150 000 qytetarë shqiptarë që kanë përfituar dhe do të përfitojnë nga mjekimi me barnat e reja të shtuara në listën e rimbursimit.

Zgjerimi i listës spitalore, garantoi furnizim të vijueshëm të spitaleve me barna dhe materiale mjekësore, duke shëruar plagën e vjetër e spitaleve tona – mungesën kronike të barnave. Vlen të theksohet se është arritur të dyfishohen fondet për barnat citostatikë dhe se është arritur të sigurohet funksionim i vazhdueshëm të pajisjeve kryesore biomjekësore, pasi u vunë në gjendje të plotë pune dhe nën regjimin e kontratave të mirëmbajtjes afatgjatë me mbulim të plotë të rrezikut nga defektet e mundshme apo zëvendësimi i pjesëve që konsumohen nga volumi i përditshëm i përdorimit.

Borxhet kanë qenë dhe ana më errët e Ministrisë së Shëndetësisë, përpara se Beqaj të ulej në krye të këtij dikasteri. Gjatë këtyre 3 viteve u arrit në kohë rekord të shlyhen borxhet e prapambetura të trashëguaara për detyrime financiare të papaguara ndaj furnitorëve dhe ofruesve të ndryshëm të shërbimeve, që kapnin shifrat prej rreth 40 milionë USD.

Një nga premtimet më të bujshme të Beqajt, por edhe të qeverisë Rama, ishte shkuarja drejt Mbulimit Shëndetësor Universal. Sot, çdo shqiptar rezident i grupmoshës 35-70 vjeç përfiton kontroll mjekësor falas pranë qendrës shëndetëtsore të vendbanimit të tij për të parandaluar sëmundje të zemrës, ato tumorale, diabetin, sëmundje të mushkërive, veshkave apo edhe sëmundje të tjera jo-të-transmetueshme, të cilat janë veçanërisht ato mbartin barren më të lartë të sëmundshmërisë dhe janë shkaktarët më të mëdhenj të vdekshmërisë në vend. Gjithashtu do të kihen më pak të sëmurë, duhanpirës aktivë ose jo, falë ndryshimeve në ligjin anti-duhan dhe zbatimit për herë të parë të tij me sukses në mjediset e mbyllura. Nga ana tjetër u realizua për herë të parë edhe programi i dezinsektimit të bregdetit, pas 25 vitesh mungese.

Ekzaminimet e gjirit pa pagesë për të gjitha gratë, përmes mamografive të lëvizshme është një tjetër arritje. Nëpërmjet dy njësive të lëvizshme, depistohen 30 gra çdo ditë, duke ofruar më shumë mundësi për diagnostikim të hershëm të kancerit të gjirit sa më pranë vendbanimit të tyre.

Shërbimi për qytetarët ofrohet tashmë në qendra të reja ose të rikonstruktuara tërësisht në shërbimet e e Kirurgjisë së Djegie-Plastikës, Neurologjisë në QSUT; në Spitalin e ri Psikiatrik dhe shërbimin e Pediatrisë në Vlorë; në 2 poliklinika në Tiranë dhe asaj të Korçës; Rrogozhinës, Ana e Malit, Koplikut; në DSHP-të e Beratit; në dhomat e reja të pritjes së pacientit në Lezhë në Korçë, në maternitetin e ri të Gjirokastrës, në qendrën e re shëndetëtsore të Divjakës, në rikonstruksionin e poliklinikës nr3 në Tiranë, në qendrën e konsultave në QSUT, në shtëpitë e mbështetura për të shëndetin mendor në Korçë. Paralelisht po punohet edhe për akseleratorin e dytë linear në QSUT.

Pas 3 vitesh vlerësohet se spitalet kanë ndryshime të prekshme përsa i takon pajisjeve diagnostikuese dhe kuruese. Është vendosur skaneri dhe rezonanca magnetike në Spitalin Universitar të Traumës; akseleratori linear te Neurokirurgjia; 60 EKG dhe 60 Spirometra si dhe 7 kabinete te reja me Tapete Force dhe ECHO të reja zemre; pajisje të reja të kardiokirurgjisë në QSUT; sallë e re e SUOGJ “M. Geraldinë” në Tiranë dhe gjinekologjisë në spitalin e Vlorës, 10 inkubatorë për maternitetet e Tiranës, 5 respiratorë për reanimacionin e spitalit të Traumës.

Gjithashtu ka ndryshuar rrënjësisht shërbimi i urgjencës mjekësore. Ngritja e Shërbimit Kombëtar të Urgjencës ka qenë një nga pesë prioritetet e Ministrisë së Shëndetësisë, për një shërbim, i cili mëparë nuk ekzistonte. Ky shërbim ofrohet tashmë me 20 autoambulanca të reja dhe 1 helikopter të ri; ndërkohë që është mundësuar edhe funksionimi i 25 qendrave të përkohshme të urgjencës mjekësore gjatë sezonit të verës. Sot, ka një Qendër të re Kombëtare të Urgjencës Mjekësore, pasi u vu në funksion sistemi i ri dixhital i komandës dhe kontrollit, apo i pranimit të thirrjeve dhe komandimit të flotës së autoambulancave në territor, falë një investimi të përgjithshëm prej 4,2 miliardë lekësh.

Sot ofrohen 10 Paketa Shëndetësore Falas edhe në spitalet jopublike me financim nga Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor. Përfitues të drejtpërdrejtë të kësaj janë rreth 1050 pacientë që kryejnë dializën në 4 spitale publike dhe 3 spitale private; 14000 pacientë përfituan pa pagesë ndërhyrje të kardiologjisë dhe kardiokirurgjisë, në spitalet publike dhe jopublike; 33 pacientë kryen transplante të veshkave në spitalet private, me financim publik.

Nga ana tjetër edhe shëndetësia elektronike është bërë një realitet i prekshëm. Me fillimin e zbatimit të programit të Shëndetëtsisë Elektronike e-Health, u ngrit dhe u përditësua edhe regjistri kombëtar i programit të kontrollit bazë mjekësor 35-70 vjeç, dhe po realizohet edhe Receta Elektronike – e-Prescription – në të gjithë vendin, si dhe po vijohet me Nënshkrimin Elektronik dhe Vizitën Elektronike.

Rastet urgjente në spitalet rajonale, tashmë mund të zgjidhen me konsulta përmes Telemjekësisë, e cila funksionon në Vlorë, Korçë, Gjirokastër, Kukës, Elbasan, Fier, Spitalin e Traumës. Karta e Shëndetit ka shkurtuar ndjeshëm burokracitë në marrjen e shërbimeve shëndetësore. Një pensionisti i duhej te shkonte 2-3 herë në vit për të rinovuar Librezën e Shëndetit, ndërsa sot, karta e shëndetit për të gjithë pensionistët, veteranët, ish-të përndjekurit, etj. nuk ka nevojë për rinovim. Përfitues të drejtpërdrejtë – edhe profesionistët e shëndetit. Çdo mjek familje e farmacist kursen sot orë pune, kohë e cila është në funksion të një shërbimi më të mirë për pacientët.

Gjithashtu, duke filluar nga muaji prill, pacientët kronikë të stabilizuar do të marrin receta dymujore me rimbursim, jo më një herë në muaj. Ndryshe nga vitet e kaluara, kur këta pacientë duhet të drejtoheshin çdo muaj te mjeku i familjes, me ndryshimin e afatit, nuk është më e nevojshme që të enden radhëve në qendrat shëndetësore për çdo muaj për të marrë të njëjtat barna.

Por gjithçka mbetet e e vështirë, pa burime njerëzore efikase. Pas një boshllëku 3 vjeçar, është rikthyer specializimi në shëndetësi, ku rreth 600 mjekë të rinj të specialiteteve do t’i shtohen trupës mjekësore në vend, për të cilët ka kaq shumë nevojë. Taksa e ndershme i ka rritur të ardhurat neto të punonjësve të shëndetësisë.  Infermierët dhe mjekët paguajnë taksa më pak. Me taksën e ndershme, vetëm në 2014-ën, infermierët e kanë marrë pagën e 13-të neto në dorë, mjekët kanë marrë gjysmën e pagës dhe kështu që, të ardhurat reale janë rritur.

javanews.al Me. Ar

 

Next Post
Aktivitetet për Ditën e Verës, Policia: Ja rrugët që bllokohen në Tiranë

Aktivitetet për Ditën e Verës, Policia: Ja rrugët që bllokohen në Tiranë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Demalia: PD bunker për të ruajtur Berishën dhe familjen e tij, është përgjegjës për Gërdecin, SPAK të veprojë

Boza-Ambrozia dhe media si lavatriçe pushteti dhe parash

March 13, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Ideja e kujt ishte editoriali Rama-Vuçiç? Andoni: Pasojat do të duken më vonë…

March 13, 2026
Agrobiznesi përjashtohet nga TVSH për importin e makinerive, aplikimi bëhet në e-Albania, përgjigjja brenda 15 ditësh

“Duhen më shumë subvencione për bujqësinë”, ekspertja: Rritja e naftës mund të ndikojë në inflacion

March 13, 2026
Hoxha telefonatë me homologun e Omanit: Kriza në Lindjen e Mesme kërcënon rrugët ekonomike

Hoxha telefonatë me homologun e Omanit: Kriza në Lindjen e Mesme kërcënon rrugët ekonomike

March 13, 2026
Lideri i Hezbollahut: Kërcënimet e Izraelit për të më vrarë janë pa vlerë, jemi gati për një përballje të gjatë

Lideri i Hezbollahut: Kërcënimet e Izraelit për të më vrarë janë pa vlerë, jemi gati për një përballje të gjatë

March 13, 2026
“Lobimi 6 mln dollarë, goditje e rëndë ndaj opozitës”, Meçe: Berisha po bëhet qesharak

Meçe: SPAK-u s’ka prova të reja për Ballukun. Imuniteti nuk e pengon të vazhdojë hetimin

March 13, 2026
Erdogani kritikon opozitën për “shfrytëzimin” e mosmarrëveshjes mes klubeve të futbollit dhe Arabisë Saudite

Raketat drejt Turqisë, Edogan: Do ta mbajmë vendin tonë larg kësaj zjarrit të luftës!

March 13, 2026
Po shkonte të niste shërbimin, përplaset në vija të bardha polici në Shkodër

E rëndë në Shkodër: Një 19-vjeçar gjendet i pajetë në oborrin e shtëpisë

March 13, 2026
Trafik i rënduar në autostradë, makinat presin me orë për të hyrë në Elbasan

Trafik i rënduar në autostradë, makinat presin me orë për të hyrë në Elbasan

March 13, 2026
Alibali: Politika më në fund e kuptoi se paraburgimi, si masë sigurie, është përdorur si kamxhik

Alibali: Politika më në fund e kuptoi se paraburgimi, si masë sigurie, është përdorur si kamxhik

March 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In