• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Analizë/ A është amnistia e Familjes që po e pengon Reformën në Drejtësi?  

by Java News
08/05/2016 15:39
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nesër është ndoshta dita më e rëndësishme sa i përket Reformës në Drejtësi. Komisioni i Posaçëm do të rimblidhet sërish nesër, për t’i dhënë fund një kalvari të gjatë pune nga ekspertët dhe vetë anëtarët e Komisionit. Mbledhja e nesërme vjen pas apovimit absolut nga ana e mazhorancës për miratimin e draftit për Reformën në Drejtësi dhe kërkesës së opozitës për ta riparë edhe njëherë se si ekspertët e EURALIUS dhe OPDAT i kanë marrë parasysh rekomandimet e Venecias.

Kjo duket sikur Partia Demokratike po i bën karshillëk ndërkombëtarëve. Karshillëk jo nga dëshira, por nga ethet e negociatave për amnisti, e cila mesa duket Berishës nuk po i jepet dhe për këtë kushtëzimi i reformës është sot e gjithë ditën fakt. Flitet se Berisha ka kërkuar amnisiti për veten dhe familjen, duke kushtëzuar kështu votën e Partisë Demokratike për Reformën në Drejtësi. Kjo amisti që kërkohet nga zyra ku ambasadori Lu shkel shpesh para se të shkojë në selinë blu për të takuar kryetarin zyrtar të PD-së, mesa duket nuk po i garantohet. Basha nga ana e tij është natyrisht i interesuar që kjo amnisti mos t’i garantohet nga ndërkombëtarët Berishës, sepse vetëm në këtë mënyrë, i pafuqishmi Basha do të mund të marrë PD-në në dorë, de fakto.
Nga ana tjetër, duke parë të gjitha sondazhet dhe zgjedhjet e fundit të 2015-ës Basha është koishient që zgjedhjet e 2017-ës do të jenë një disfatë tjetër për Partinë Demokratike. Është matematikë e thjeshtë dhe Basha e di këtë. E vetmja mundësi që Basha të shpëtojë nga Berisha, mbetet dënimi i Berishës. Kjo është e kthjellët teksa në qëndrimet për reformën dhe në negociata me ndërkombëtarët dhe mazhoracën, PD-ja manifeston dy qëndrime.
Ish-kryeministri, ish-presidenti, deputeti Sali Berisha kërkon amnisti nga ndërkombëtarët, ndërsa ish ministri, ish deputeti, sot kryetar i Partisë Demorkatike, Lulzim Basha, kërkon garanci deri në momentin që të vijë në pushtet.
Ky dualitet doli hapur sot në deklaratën e zyrës së shtypit të PD-së ku shprehej se:
“Partia Demokratike e thekson se është për hetim të plotë të zyrtarëve të lartë, të ish-zyrtarëve të lartë, të çdo funksionari e ish-funksionari, pa asnjë lloj kufizimi kohor apo të çfarëdolloji tjetër”.
Kështu Basha tenton të vrasë amnistinë për Berishën për të shpëtuar karrierën e tij si dhe për të marrë garanci për veten e tij deri në ditën që ai do të vijë në pushtet. Nga ana tjetër PD-ja sot po në deklaratën e saj për mediat u shpreh se “I vetmi kusht që ka pasur dhe ka Partia Demokratike për reformën në drejtësi është që ajo të mos kapet poltikisht nga Edi Rama”.
Pra në asnjë rresht PD-ja nuk jep arsye reale se me cilin nen nuk është dakord që mban peng Reformën në Drejtësi. Natyrisht, këto deklarata politike flasin veçse për një garanci që kërkohet për Bashën. Atë-vrasja është në tentativë e sipër në Partinë Demokratike. Jo amnistisë për Berishën dhe tentativa për të marrë një garanci për Bashën është loja që po luhet në “kuzhinat” e Partisë Demorkatike.
Por maksimumi që ndërkombëtarët duket se i kanë ofruar Berishës është ajo që në pamje të parë duket si amnisti për ish-ministrat. Edhe kjo në fakt është krejt e pavërtetë. Është fakt që në draft parashikohet që ish-mnistrat që kanë mbi 3 vjet që kanë lënë detyrën nuk gjykohen nga Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për funksionarët e lartë. Por, mjafton që të lexojmë nenin 25 (të cilin Lexo.al e ka Analizuar edhe në datën 6 maj) të cilin po e risjellim për të vënë në theks një detaj tjetër që tregon se amnisti nuk ka.
“Gjykata e posaçme e shkallës së parë dhe e apelit për gjykimin e veprave penale të korrupsionit dhe krimit të organizuar, si dhe të akuzave penale kundër funksionarëve të lartë, krijohet me ligj. Funksionarë të lartë përfshijnë Presidentin në detyrë dhe ish Presidentët e Republikës, Kryetarin në detyrë dhe ish Kryetarët e Kuvendit, Kryeministrin në detyrë dhe ish Kryeministrat, anëtarët e Këshillit të Ministrave në detyrë, anëtarët e Këshillit të Ministrave gjatë tre viteve të fundit, Prokurorin e Përgjithshëm, Inspektorin e Lartë të Drejtësisë, Kryetarët e Bashkive dhe deputetët e Kuvendit, zëvendësministrat, anëtarët e Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, anëtarët e Gjykatës Kushtetuese, Gjykatës së Lartë dhe Gjykatës së Lartë Administrative, dhe drejtuesit e institucioneve shtetërore qëndrore ose të pavarura të përcaktuara në Kushtetutë ose në ligj.”
Çfarë vihet re? Siç kemi nënvizuar edhe më lart, ish-ministrat nuk shpëtojnë nga sita e SPAK, sepse do të gjykohen si deputetë. Këtë Berisha e di shumë mirë dhe vështirë të mos e ketë nuhatur. Kjo sepse përveçse si ish-president dhe ish-kryeministër, ai mund të gjykohet edhe si deputet. Kjo rëndesë e trefishtë ja ka shumëfishuar shqisat Berishës i cili ka bërë zap Partinë Demokratike duke përdorur si peng ndaj ndërkombëtarëve për të marrë sigurinë e tij dhe të familjes së tij. Sepse përpos kësaj, asnjë nuk shpëton, as ministrat. Basha që as nuk do amnistinë e liderit të PD-së, por as nuk i kthen dot fjalë, manovron për të garantuar një garanci për veten.
Ky është sikleti dhe dualiteti i PD-së, e cila publikisht deklaron se nuk ka asnjë nen konkret që e pengon reformën, duke pohuar njëkohësisht që ngërçi i reformës ka emër dhe mbiemër; ai është Sali Berisha. Nesër, Komisioni i Posaçëm mblidhet për tu turpëruar ose jo në sy të shqiptarëve, SHBA-ve dhe BE-së. A do të çedojnë ndërkombëtarët dhe mazhoranca nesër tek Berisha? Presim deri nesër. /Lexo.al
Next Post

Një gotë verë është e barabartë me një ore ushtrime

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Lamallari viziton në spital policët e plagosur: Pabesi të përdorësh të miturit për të sulmuar me molotovë

Lamallari viziton në spital policët e plagosur: Pabesi të përdorësh të miturit për të sulmuar me molotovë

March 23, 2026
Protesta e opozitës, Policia: 6 efektivë të lënduar, 20 qytetarë të shoqëruar

Protesta e opozitës, Policia: 6 efektivë të lënduar, 20 qytetarë të shoqëruar

March 23, 2026
Thellohet bilanci tragjik, 3 viktima prej aksidentit në Vlorë

Thellohet bilanci tragjik, 3 viktima prej aksidentit në Vlorë

March 23, 2026
Aksident tragjik në Drashovicë të Vlorës, dy viktima dhe një i plagosur rëndë

Aksident tragjik në Drashovicë të Vlorës, dy viktima dhe një i plagosur rëndë

March 22, 2026
Berisha flet pas protestës: E tmerruat Edi Ramën! Të japë dorëheqjen ose do ta tërheqim siç nuk ia pret mendja

Berisha flet pas protestës: E tmerruat Edi Ramën! Të japë dorëheqjen ose do ta tërheqim siç nuk ia pret mendja

March 22, 2026
Pas dy orësh Berisha përfundon ‘kilometrin e fundit’ të protestës së PD në selinë blu

Pas dy orësh Berisha përfundon ‘kilometrin e fundit’ të protestës së PD në selinë blu

March 22, 2026
Protesta e PD-së/ Lëndohen dy efektivë të “Shqiponjave”, nisen drejt Spitalit Ushtarak

Protesta e PD-së/ Lëndohen dy efektivë të “Shqiponjave”, nisen drejt Spitalit Ushtarak

March 22, 2026
Noka përplaset me policinë, thyen kordonin e sigurisë pranë Piramidës: Keni goditur Berishën, do ta paguani!

Noka përplaset me policinë, thyen kordonin e sigurisë pranë Piramidës: Keni goditur Berishën, do ta paguani!

March 22, 2026
Sulmi me molotovë dhe përplasjet me policinë, blutë nisin shoqërimet e para të protestuesve

Sulmi me molotovë dhe përplasjet me policinë, blutë nisin shoqërimet e para të protestuesve

March 22, 2026
PD me molotovë ndaj institucioneve, reagon Balla: I hedhin me flamujt e BE dhe gjermanë në duar

PD me molotovë ndaj institucioneve, reagon Balla: I hedhin me flamujt e BE dhe gjermanë në duar

March 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In