• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

Analiza/“Thaçi e Vuçiç mund ta kanë ndërprerë vetë dialogun”

by Java News
25/03/2017 19:28
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Vendimi i Kuvendit të Kosovës për pezullimin e dialogut me Serbinë po i jep më shumë mundësi vetë Serbisë, në një kohë kur është futur në zgjedhjet presidenciale, thonë njohës të rrethanave politike në vend. Sipas tyre, Kosova i ka ofruar Serbisë një komoditet deri në rifillimin e këtij procesi.

 

Kuvendi i Kosovës, pak javë më parë, miratoi një rezolutë me të cilën kërkoi pezullimin e dialogut me Serbinë, deri në lirimin e ish-kryeministrit Ramush Haradinaj, i cili po mbahet nën masën e lirimit me kusht, në Colmar të Francës.

Haradinaj u ndalua më 4 janar nga policia franceze mbi bazën e një fletë-arresti ndërkombëtar të lëshuar nga Serbia, me akuzat për krime lufte.

Vendimi i Kuvendit të Kosovës u përcoll menjëherë me respektim nga Qeveria e vendit. Por, analisti politik, Imer Mushkolaj, thotë për Radion Evropa e Lirë se pezullimi i dialogut në kohën e zgjedhjeve në Serbi, nuk është i rastësishëm.

“Ky pushim i dialogut natyrisht që i ofron, në fakt Serbisë, një komoditet që të organizojë zgjedhjet presidenciale edhe në Kosovë. Pra, është një lloj marrëveshjeje në heshtje, e cila mund të thuhet se krijon një situatë relaksuese derisa të rifillojë dialogu për trajtimin e çështjeve më të rënda”, thotë Mushkolaj.

Sipas tij, Kuvendi i Kosovës ka miratuar një rezolutë për ndërprerjen e bisedimeve vetëm, siç thotë, ‘për t’i bërë qejfin Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës’.

Siç thotë Mushkolaj, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka pasur një bisedë telefonike me kryeministrin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ku mund të jetë biseduar, siç shprehet ai, edhe për ndërprerjen e dialogut.

“Në një farë forme është një kontribut, edhe në marrëveshje, për Serbinë për shkak se në e dimë se ka pasur komunikime ndërmjet presidentit Thaçi dhe kryeministrit të tashëm të Serbisë Vuçiq, kandidatit për president. Dhe, nuk e dimë saktë se çka është biseduar. Ka mundur të ndodhë që edhe në takimet e tjera, qoftë në Bruksel apo në këto komunikimet nëpërmjet telefonit, është arritur një pajtim për këto çështje”, thekson Mushkolaj.

Pezullimi i përkohshëm i dialogut i vendosur nga Kosova është parë me shumë rezerva në Serbi dhe autoritetet e atjeshme kanë “akuzuar palën nga Kosova për mosgatishmëri për të zbatuar marrëveshjet e arritura përmes ndërprerjes së dialogut”.

Një numër marrëveshjesh që janë arritur në kuadër të dialogut nuk janë zbatuar dhe të dyja palët kanë akuzuar njëra-tjetrën për pengesat në procesin e normalizimit të marrëdhënieve.

Bashkimi Evropian, si lehtësues i dialogut, ka bërë thirrje për vazhdimin e dialogut dhe ka kërkuar nga palët që të tregojnë “vullnet për t’i zbatuar ato që janë arritur”.

Analisti politik, Artan Muhaxhiri, mendon se zhvillimet politike, të cilat po ndodhin në të dyja shtetet, si në Kosovë po ashtu edhe në Serbi, mund t’ju konvenojnë palëve për një ndërprerje të dialogut për një kohë të caktuar.

“Ekipi dialogues i Kosovës në një aspekt po i del në ndihmë ekipit dialogues të Serbisë, sepse pala serbe aktualisht prioritet i ka zgjedhjet presidenciale dhe është e pritshme që nuk do të mund të fokusohej në mënyrë aktive në dialogun e Brukselit. Kështu që është një lloj mirëkuptimi, nëse mund të thuhet ashtu, mes dy palëve që në këtë moment që ka rëndësi shumë të madhe politike për të ardhmen në Serbi, të gjendet një lloj marrëveshje për pauzimin e dialogut”, konsideron Muhaxhiri.

Dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë i nisur që prej afro 6 vjetësh qe pezulluar disa herë për shkak të zgjedhjeve qoftë në Serbi, qoftë në Kosovë. Ai rinisi me fillimin e këtij viti, pas disa muajsh pushimi dhe vetëm pas ngritjes së tensioneve me nisjen e një treni me ikonografi mesjetare nga Serbia për në Kosovë dhe ndërtimit të një muri në veri të Mitrovicës që u pa si përpjekje për ndarje etnike, përgatiti Koha. (b.an)

Next Post
Horoskopi 20 Gusht 2016

Horoskopi, e diel 26 mars 2017

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Ndihem i ledhatuar dhe i llastuar që po pritem mirë”/ Mustafa Nano merr “bekimin” e deputetëve të PD, si ambasador në Zvicër

Nano: Shqiptarët janë ndarë një herë e mirë me Berishën, e kanë braktisur në rrugë

March 23, 2026
A mund Salianji ta përsërisë historinë në PD siç bëri Rama në PS!

“S’do e vras Fatmir Xhafajn”, Salianji për deklaratën e Berishës: Shpifje, mos të më bëjë…

March 23, 2026
Zbulohet skema e PD për ndarjen e deputetëve. Ja kush do bëjë fushatë për Binajn

“Nuk është më Florjan Binaj”/ Analisti zbulon emrin e kandidatit të opozitës për zgjedhjet në Tiranë

March 23, 2026
“Gënjeshtra është më e vogël se halli!”/ Haxhiu: Berisha nuk ka rrëfim, duhet ndërruar gjithçka

“Gënjeshtra është më e vogël se halli!”/ Haxhiu: Berisha nuk ka rrëfim, duhet ndërruar gjithçka

March 23, 2026
Si Izraeli e shfrytëzoi rrjetin e kamerave të Iranit si armë për t’i ndjekur dhe vrarë udhëheqësit

Si Izraeli e shfrytëzoi rrjetin e kamerave të Iranit si armë për t’i ndjekur dhe vrarë udhëheqësit

March 23, 2026
Sondazhi: 60% mendojnë se protestat me molotovë bëhen për rizgjedhjen e Berishës dhe jo për rrëzimin e Ramës

Sondazhi: 60% mendojnë se protestat me molotovë bëhen për rizgjedhjen e Berishës dhe jo për rrëzimin e Ramës

March 23, 2026
Roland Qafoku apel Alimehmetit: Mos kandido për Tiranën do digjesh, kryetar grupi duhet të ishte Belind Këlliçi

“I ngritët topin Ramës!”, Qafoku: Berisha s’duhet të sulmonte ambasadorin Gonzato

March 23, 2026
Nano: Rama duhet t’i thotë “JO” ambasadores së SHBA-ve kur shkon në SPAK, por nuk…

Nano: Rama duhet t’i thotë “JO” ambasadores së SHBA-ve kur shkon në SPAK, por nuk…

March 23, 2026
Kërkesa në OKB / Bahreini: Të përdoret forca për të mbrojtur transportin në Ngushticën e Hormuzit

Kërkesa në OKB / Bahreini: Të përdoret forca për të mbrojtur transportin në Ngushticën e Hormuzit

March 23, 2026
Tentoi të mbytej në Bunë, flasin policët që shpëtuan 59-vjeçaren, efektivi: U hodha menjëherë në ujë

Tentoi të mbytej në Bunë, flasin policët që shpëtuan 59-vjeçaren, efektivi: U hodha menjëherë në ujë

March 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In