• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, January 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

ANALIZA/ Zgjedhjet 2017, skaneri për Lezhën që më 2013 pati 1 të vrarë dhe kandidatë me precedentë kriminal

by Java News
15/06/2017 11:39
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Nga Gjergj Erebara

Qarku i Lezhës pati përplasjen më të egër zgjedhore në Shqipëri në vitin 2013, me një të vdekur e disa të plagosur si dhe me akuza të shumta për blerje votash. Por rezultati final i 2013 qe 4 me 3 për të djathtën, i njëjtë me rezultatin e vitit 2009, pavarësisht se e majta i shtoi votat. Beteja e këtij viti pritet të jetë pak a shumë të të njëjtat linja, ku mandati i katërt do të jetë me rëndësi të veçantë për palën që arrin ta marrë.

Në maj të vitit 2013, Ipeshkvijtë Katolikë të Shqipërisë lëshuan një deklaratë të paprecedentë ku i bënë thirrje besimtarëve të tyre të mos e shesin votën, të mos e japin atë në shkëmbim të parave, duke bërë të ditur se kishte informacion për përpjekje në shkallë të gjerë të blerjes së votës në zonat ku popullsia e besimit katolik është më e numërt. Këto zona në Shqipëri janë Shkodra dhe Lezha.

Qarku i Lezhës u bë simbol i fenomenit të kriminalizimit të politikës në Shqipëri pas zgjedhjeve të vitit 2013, me pjesëmarrjen në garë të shumë personave me probleme me drejtësinë si dhe me akuza të shumta për blerje votash.

Në ditën e zgjedhjeve, një militant i Partisë Lëvizja Socialiste për Integrim, Gjon Gjoni, u vra në përleshje të armatosur me deputetin demokrat Mhill Fufi. Fufi akuzoi Gjonin se po u jepte para banorëve të varfër të Qarkut Lezhë në shkëmbim të votës për LSI. Vrasja mbeti zyrtarisht pa autor dhe vijon të jetë e tillë edhe sot, katër vjet më vonë.

Koalicioni i majtë pati marrë vetëm 35 për qind të votave në Qarkun Lezhë në zgjedhjet e vitit 2009, ndërsa ia doli të marrë 49.03 për qind të votave më 2013. Megjithatë, në numër deputetësh nuk ndryshoi asgjë. Partia Demokratike mbajti katër deputetë me një rezultat të ngushtë duke fituar 49.4 për qind të votave. Tre deputetët që PS i pati fituar më vete më 2009, u ndanë më 2013 në 2 socialistë dhe 1 LSI.

Ndryshimi i rezultatit nga 2009 më 2013 tregon se në Qarkun Lezhë më 2013 u hodhën 10 mijë vota më shumë se sa më 2009 dhe pjesëmarrja u rrit me 3 pikë përqindjeje. Votat shtesë të krijuara nga rritja e numrit të votuesve dhe rritja e pjesëmarrjes ranë përgjithësisht në llogaritë e PS dhe LSI. Megjithatë, rezultati final në numër deputetësh nuk ndryshoi. E vetmja gjë që ndryshoi është që LSI fitoi një mandat që më 2009 e pati fituar PS.

Pyetja për zgjedhjet e vitit 2017 është nëse Partia Socialiste do të arrijë të marrë më shumë vota se sa më 2013 për të fituar një mandat shtesë në këtë qark apo nëse Partia Demokratike do të arrijë të ruajë rezultatet e viteve 2009 dhe 2013.

Pushteti vendor aktualisht në këtë qark ndahet në tre bashki, Lezhë, Kurbin dhe Mirditë, nga të cilat, Lezha, ku gjenden më shumë se gjysma e votave të qarkut, kontrollohet nga Partia Demokratike ndërsa Mirdita dhe Kurbini kontrollohen nga Partia Socialiste.

Pozicionimi i kandidatëve në fushëbetejën e vitit 2017 nga partitë kryesore në vendet kyçe ku luftohet për mandate sugjeron se Lezha kësaj herë ka gjasa të ketë një fushatë më të qetë se sa zgjedhjet e kaluara.

Lista e kandidatëve të Partisë Socialiste është e mbushur me ish-ministren e Arsimit Lindita Nikolla dhe deputetin aktual Pjerin Ndreu, i cili është i arsimuar në Shkollën e Lartë të Ministrisë së Punëve të Brendshme si dhe në Fakultetin e Drejtësisë në Tiranë, ndërsa pjesa tjetër mbart emra zyrtarësh shteti apo drejtorësh që kanë marrë postet e drejtorëve pas ardhjes së socialistëve në pushtet.

Mandati i tretë i socialistëve, i cili herën e kaluar i shkoi Monika Kryemadhit të LSI, kësaj here mund të fitohet nga Gjetan Gjetani, aktualisht përgjegjës sektori në hipotekën e Kurbinit ndërsa nëse për socialistët do të ketë një mandat të katërt, ai do të fitohet nga Adriana Jaku, aktualisht drejtoreshë e shërbimit social shtetëror të qarkut Lezhë.

Pjesa tjetër e kandidatëve në listën e Lezhës ka eksperienca të ngjashme të punësimit në shtet, kryesisht në poste drejtuese pas vitit 2013.

Lista e Partisë Demokratike kryesohet nga Aldo Bumçi ndërsa mandati i katërt i diskutueshëm, nëse fitohet nga demokratët, do t’i kalojë publicistit Preç Zogaj.

Për LSI për Lezhën konkurron Viktor Tushaj, ish-kryetar i bashkisë Lezhë, aktualisht drejtor i Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore.

Partia Libra e Ben Blushit konkurron në Lezhë me mjeken Elida Hafizi, e cila në CV-në e saj shkruan se punon si mjeke në Itali që nga viti 2004.

BIRN

Next Post
FOTOT/Ja kush janë 3 militantët e PD-së që dhunuan mbështetësin e PS-së në Kavajë

FOTOT/Ja kush janë 3 militantët e PD-së që dhunuan mbështetësin e PS-së në Kavajë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Hiqni emrin e Ramës, vini emrin e Bajram Begajt”, zbardhen amendimet e PD për Shqipërinë në Bordin e Paqes

“Hiqni emrin e Ramës, vini emrin e Bajram Begajt”, zbardhen amendimet e PD për Shqipërinë në Bordin e Paqes

January 22, 2026
Mosmarrëveshje SHBA-Danimarkë për Groenlandën, Trump: Është jetike për sigurinë tonë, NATO të na udhëheqë ta arrijmë

The Guardian: Merr fund kriza për Groenlandën! Trump “e shiti” si fitore marrëveshjen e kufizuar…

January 22, 2026
Kryeministrja Frederiksen: Danimarka kërkon respekt për integritetin e saj territorial

Kryeministrja Frederiksen: Danimarka kërkon respekt për integritetin e saj territorial

January 22, 2026
“Balluku”, Këshilli i Ministrave: Pezullimi i ministrit s’mund të bëhet nga GJKKO, na u bllokua veprimtaria

“Balluku”, Këshilli i Ministrave: Pezullimi i ministrit s’mund të bëhet nga GJKKO, na u bllokua veprimtaria

January 22, 2026
“Peleshi hyri në histori”, Bardhi: U zgjodh me 85 vota, u mbajt në detyrë me 79

Bardhi: Jemi pro anëtarësimit të Shqipërisë në ‘Bordin e Paqes’, por PS po shkel Kushtetutën

January 22, 2026
Balluku/ Seanca në Kushtetuese, Qeveria: Pezullimi antikushtetues. Vendimi i njëanshëm

Balluku/ Seanca në Kushtetuese, Qeveria: Pezullimi antikushtetues. Vendimi i njëanshëm

January 22, 2026
Trump ftoi Ramën për Bordin e Paqes, Balla: Kryeministri partner i besueshëm për SHBA! Ultimatumi për opozitën: Keni kohë deri javës tjetër për..

Bordi i Paqes, Balla: Ftesë historike nga Trump, Shqipëria kontribut të rëndësishëm në çështjet globale

January 22, 2026
FOTOLAJM / Ivanka Trump viziton sërish Manastirin e Zvërnecit

FOTOLAJM / Ivanka Trump viziton sërish Manastirin e Zvërnecit

January 22, 2026
Manjani: Për majmunët që duan t’i dënojnë shqiptarët për tradhti ndaj atdheut

Manjani ironi me opozitën: Tani që ra dakort që Rama të jetë te Bordi i Paqes, le t’i paguajmë edhe…

January 22, 2026
Sot seanca e fundit e sesionit parlamentar/ Betohet Avokati i Popullit, çështjet e tjera në rend dite

Miratohet me 80 vota PRO shqyrtimi i pjesëmarrjes në Bordin e Paqes, PD 22 vota kundër: Po shkelet procedura

January 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In