Ministri i Brendshëm Sajmir Tahiri tha në konferencën për analizën vjetore të policisë së shtetit për vitin që lamë pas, se kushdo efektiv policie, qoftë punonjës i thjeshtë apo drejtues në polici, nëse nuk kalon testet fizike, të parashikuara në rregullore, do të përjashtohet nga policia.
“Parashikohen teste fizike, duke përfshirë përveç efektivëve edhe drejtuesit e policisë, dhe ai që nuk i kalon, nuk është më në punë.
Nuk ka më policë, që po t’i shohësh në rrugë, nuk të ngjallin pikën e besimit. Një polic që nuk kujdeset për veten smund të kujdeset për qytetarët. Kush nuk kap testin, që është i parashikuar edhe në rregullore, nuk ka punë me policinë.
Edhe kodi etikës, nuk është diçka që policët duhet ta mbajnë në xhep, kodi etik është kushtetuta e efektivëve dhe punonjësve të policisë. Kjo nuk duhet të jetë jashtë vëendjes së dretuesve të strukturës së policisë. Madje duhet të jetë çështje prioritare.”- tha Tahiri.
Sakaq, kryeprokurori Adriatik Llalla theksoi se shqetësim mbetet se nuk ka referime për korrupsion të zyrtarëvetë niveleve të larta.
“Lufta kundër korrupsionit është një sfidë e gjithë shoqërisë shqiptare…jo në të gjitha rastet prokurorët delegohen për kryerjen e hetimeve çka bëhet shkak për shtyrjen e hetimeve. Kur materialet kallëzuese referohen nga oficerët e policisë gjyqësore, delegimet u kalojnë përsëri atyre ..dhe ne po i hetojmë këto raste dhe do marrim masa…”,- tha Llalla.
Ministri Tahiri nga ana tij shtoi se për vitin që lamë pas, ka patur një rritje prej 15 % më shumë të efektivëve në terren. Sipas Tahirit, nevoja e qytetarëve është pikërisht atje ku ndodhin konfliktet.
“Në ktë kuadër i është përgjigjur dhe strukturave e policisë së shtetit, e cila ka rritur me 15 % numrin e personave në terren. Sepse punonjësi i policisë duhet të jetë aty ku prodhohet konflikti, aty ku ka më shumë nevojë për aksion, asistencë dhe parandalim.
Janë gati 200 mijë qytetarë që brenda këtij viti kanë telefonuar policinë e shtetit. Rritja e numrit të telefonatave tregon se besimi tek policia e shtetit është shtuar.
Zyrat e shërbimit kanë shërbyer për mbi 208 mijë qytetarë për këtë vit. Për të patur shërbimin në kohë, për të evituar mundësinë që qytetari të sorollatet derë më derë për një shërbim. Punonjës policie kapadai nuk ka nevojë të ketë Shqipëria. Punonjës që a thua e bëjnë detyrën sikur qytetarët t;ja kenë për borxh, të tillë nuk ka më. Ka përfunduar koha kur policët sillen në mënyrë jo etike.
Ky është një ndryshim rrënjësor i filizofisë së punës.”- shtoi Tahiri.