• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, January 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

ANALIZA/ Të ndahet Shkupi nga Tirana, si po lobon Hungaria për integrimin e Shqipërisë në BE

by
14/05/2021 17:38
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Deklarata e Komisionerit të Zgjerimit Oliver Varheiy për nisjen e negociatave me Shqipërinë, ndërkohë që Maqedonia e Veriut punon për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve me Bullgarinë ka shqetësuar Bashkimin Europian.
Ky propozim do t’i mundësonte Shqipërisë mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare me BE-në qershor, duke nisur kështu hapjen e kapitujve, por u hodh poshtë nga një sërë vendesh anëtare, përfshirë edhe Gjermaninë dhe Austrinë.

Të dyja këto vende këmbëngulën që Maqedonia e Veriut nuk duhet të presë për bisedimet e anëtarësimit, ndërsa Shqipëria të ecë përpara. Berlini dhe Viena nuk kanë tregues se si mund të ecin Tirana dhe Shkupi së bashku,
nëse Bullgaria nuk heq veton ndaj Maqedonisë së veriut. Komisioni Europian bëri të njëjtën gjë, duke thënë se nuk kishte propozuar kurrë ndarjen e dy vendeve. Nëse nuk erdhi nga BE-ja, atëherë nga erdhi kjo kërkese?

Burimet diplomatike thonë për Gazetën Si së ajo që po mundohet të përshpejtojë procesin e anëtarësimit të
Shqipërisë, duke hedhur idenë e shkëputjes nga Maqedonia e Veriut, është Hungaria. Vendi i Europës Lindore po
punon prej vitesh për përparimin e procesit të anëtarësim të Ballkanit Perëndimor, duke theksuar vazhdimisht se
Hungaria ka interesa të mëdha politike dhe ekonomike në rajon dhe se destabiliteti i tij prek në mënyrë të
drejtpërdrejtë Budapestin zyrtar.

Hungaria ka qene shteti më i zëshëm kur bëhet fjalë për zgjerimin e BE-së. Ajo është i vetmi vend i katërshes së
Vishegradit që kuzon Ballkanin. Qeveria e kryeministrit hungarez Viktor Orban ka këmbëngulur se do të kryesojë
kauzën e zgjerimit të BE-së dhe hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut dhe u përfshi në një luftë diplomatike më Bashkimin Europian për të marrë portofolin e zgjerimit, i cili iu caktua pas një sërë përplasjesh zotit Varheliy.

Komisioneri mori detyrën duke premtuar përshpejtimin e agjendës së zgjerimit, duke deklaruar mes të tjerash se nën udhëheqjen e tij, deri në vitin 2025 vendet e para nga Ballkani Perëndimor do të bëheshin pjesë e unionit.
Komisioneri mund të ketë kuptuar se ky premtim mund të jetë i vështirë për t’u realizuar, pasi shumë vende kërkojnë vazhdimisht shtyrjen e të gjitha vendimeve që lidhen me këtë proces, por deri më tani ka bërë thirrje të vazhdueshme për nisjen e bisedimeve me vendin tonë. Diplomati hungarez njihet për marrëdhëniet e ngushta me kryeministrin Viktor Orban, i cili e propozoi atë në këtë post.

Varheliyi ishte zgjedhja e dytë e Orban për postin e komisionerit të zgjerimit pasi Komiteti i Çështjeve Ligjore i
Parlamentit Europian refuzoi ish-ministrin e drejtësisë Laszlo Trocsanyi për shkak të lidhjeve të tij të dukshme me
partinë në pushtet të Orban Fidesz dhe koniktet e saj politike me Brukselin.
Nga ana tjetër, Varheliyi, nuk ishte anëtar i partisë së kryeministrit hungarez dhe nuk kishte shërbyer në kabinetin e Orban, por disa eurodeputetë vunë në dyshim pavarësinë e tij para se parlamenti ta miratonte për postin.
Diplomati i lartë duket se ishte një zgjedhje e mirë menduar nga ana e Orban pasi ai ka kaluar 25 vite duke u marrë me politikën e BE-së në Komisionin Europian dhe në ministri të ndryshme. Ai gjithashtu ka punuar për pranimin e Hungarisë në BE, eksperiencë e cila duket se po e ndihmon për anëtarësimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Ministri i Jashtëm hungarez Peter Szijjarto, i cili vizitoi Shkupin javën e kaluar shmangu dhënien e komenteve mbi
deklaratat e Varheliyi. I pyetur në një konferencë shtypi nëse deklaratat e tij të fundit korrespondojnë me qëndrimin e qeverisë hungareze, Szijjarto shkurtimisht tha se të dyja palët, si Varheliyi ashtu edhe kabineti hungarez “janë mbështetës të përkushtuar të integrimit euro-Atlantik të rajonit.

“Kryeministri bullgar Bojko Borissov i rezistoi presionit nga senatorët amerikanë dhe personalisht nga kancelarja
Gjermane Merkel, për heqjen e vetos dhe nuk u dorëzua,” thotë Szent-Ivayi. “Në rrethana të tilla, e vetmja mënyrë
logjike përpara do të ishte të konsiderohej hapja e bisedimeve të paktën me Shqipërinë. Në fund të fundit, ky vendim duhet të merret nga Komisioni Europian në fund të majit. Nëse Shqipëria vlerësohet e përgatitur, do të ishte e padrejtë ndaj Tiranës të presë për shkak të një mosmarrëveshjeje dypalëshe midis Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut.”

Hungaria, mbështetëse e Shqipërinë në rrugën e integrimit Budapesti, por edhe vendet e tjera të Europës Qendrore dhe Juglindore kanë këmbëngulur se hapja e negociatave me
Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut është një domosdoshmëri për të ruajtur besueshmërinë e BE-së në rajon.
Hungaria ka qenë shumë e vendosur për mbajtjen e Ballkanit Perëndimor në krye të agjendës, duke u mbështetur në dy argumente kryesore, së pari solidariteti dhe së dyti siguria e Europës Juglindore. Ministri i Jashtëm i Hungarisë ka vizituar disa javë më parë Shqipërinë dhe ishte shumë i drejtpërdrejtë me mendimin e
tij:

“Bashkimi Evropian duhet të llojë bisedimet e pranimit me Shqipërinë sa më shpejt të jetë e mundur”, tha Péter
Szijjártó pas bisedimeve me Olta Xhaçkën në Tiranë. “Shqipëria luan një rol të rëndësishëm në garantimin e sigurisë në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Është në sigurinë kombëtare dhe interesin ekonomik të Hungarisë që gjërat duhet të shkojnë mirë në Ballkanin Perëndimor dhe për këtë arsye ne jemi të përkushtuar ndaj integrimit europian”, shtoi ai.

Ministri do të deklaronte gjatë konferencës me Ministren Xhaçka se Hungaria po u kërkon vendeve “më pak të
ndjeshme ndaj zgjerimit dhe kauzës së Ballkanit Perëndimor” si dhe Brukselit të bëjmë përparime në integrimin e
vendeve të rajonit duke përmendur edhe investimet e fundit hungareze në Shqipëri.

Në vitin 2019, ministri i Jashtëm hungarez ishte po ashtu inicuesi i një letre nga katër vendet e Vishengradit ku Bashkimit Europian i kërkohej nisja e negociatave me vendin tonë dhe Maqedoninë e Veriut.

“Duke i mundësuar Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut të bëjnë hapin tjetër në procesin e integrimit, BE do të riarmojë angazhimin e saj për stabilitetin, sigurinë, demokracinë dhe prosperitetin e rajonit. Dhe do të pranojë faktin se vetëm përmes integrimit të Ballkani perëndimor BE do të jetë e plotë dhe interesat e saj afatgjata të mbrohen siç duhet”, thanë ministrat në një deklaratë.

Pas një sërë përpjekjesh për të përshpejtuar këtë proces, qeveria e kryeminstrit Orban ka fajësuar madje në të kaluarën Komisionin Europian se po përpiqet të parandalojë zgjerimin e Bashkimit Europian në Ballkanin Perëndimor.

“Komisioni Europian ka penguar procesin e zgjerimit të Bashkimit Europian, duke ndikuar jashtëzakonisht shumë në sigurinë dhe të ardhmen e Eropës”, do të deklaronte Ministri Szijjártó në margjinat e një takimi me homologët e tij të BE-së në vitin 2019. Szijjártó këmbënguli se “Hungaria dhe BE-ja kanë interesa ekonomike, strategjike dhe politike” për integrimin e Ballkanit Perëndimor, por se unioni po bllokonte qëllimisht këtë perspektivë.

Për më tepër, edhe gjatë kohës që Hungaria kishte udhëheqjen e presidencës së Këshillit të BE, ruajti si përparësi integrimin e Ballkanit Perëndimor. Por, kur Brukseli hartoi strategjinë për perspektivën e zgjerimit në llim të vitit 2018, Orban ishte ndër liderët më këmbëngulës në këtë drejtim, duke sugjeruar që Shqipëria, Bosnja
dhe Hercegovina, Mali i Zi, Kosova, Maqedonia e veriut dhe Serbia të merrnin pjesë në proceset e politikbërjes përpara pranimit në BE.

Next Post
Haradinaj kundër rritjes së çmimit të naftës, kritika kompanive

Rritet çmimi i karburanteve në vend, ekspertët: Ndikim nga tregjet e huaja!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nuk ka paqe pa Donbasin! Rezultatet e takimit Rusi-Ukrainë në Abu-Dhabi

Nuk ka paqe pa Donbasin! Rezultatet e takimit Rusi-Ukrainë në Abu-Dhabi

January 23, 2026
“Bordi i Paqes njohje ‘de facto’ për Kosovën, lajm i mirë për shqiptarët”

“Bordi i Paqes njohje ‘de facto’ për Kosovën, lajm i mirë për shqiptarët”

January 23, 2026
Gonxhja takohet me kryetarin e Bashkisë së Madridit, dialog ndërkombëtar për turizmin

Gonxhja takohet me kryetarin e Bashkisë së Madridit, dialog ndërkombëtar për turizmin

January 23, 2026
Shtëpia e Bardhë shqyrton bllokadën detare ndaj Kubës për naftën, Rubio mbështet masën ekstreme

Shtëpia e Bardhë shqyrton bllokadën detare ndaj Kubës për naftën, Rubio mbështet masën ekstreme

January 23, 2026
Tragjedia e Crans-Montana, lirohet me garanci pronari i “Constellation”, shpërthen zemërimi në Itali, Meloni: Fyerje për kujtimin e viktimava

Tragjedia e Crans-Montana, lirohet me garanci pronari i “Constellation”, shpërthen zemërimi në Itali, Meloni: Fyerje për kujtimin e viktimava

January 23, 2026
Trump i shpall luftë Nigerisë/ Presidenti i SHBA-ve kërkon përgatitjen për veprime ushtarake

Trump e ka braktisur botën

January 23, 2026
Bordi i Paqes për Gazën, Rama publikon ftesën e Trump: Nder për mua të më bashkoheni në një përpjekje historike

“Rama ka lëvizur leva të lobimit të nivelit të lartë ! Nëse firmos në Shtëpinë e Bardhë është triumf i tij”

January 23, 2026
Makinat përplasen “kokë më kokë” në Berat, plagoset çifti i bashkëshortëve

Makinat përplasen “kokë më kokë” në Berat, plagoset çifti i bashkëshortëve

January 23, 2026
Tryeza e opozitës/ Hasimja ia thotë në sy Berishës: S’keni besueshmëri, bashkëpunoni me PS-në në kurriz të partive të vogla

Nesër protesta e PD, Hasimja: Sfida kryesore e opozitës, të jetë bindëse dhe mobilizuese

January 23, 2026
Moti i keq në SHBA, autoritetet paralajmërojnë: Ditët më të këqija të 40 viteve të fundit, nuk është shaka

Moti i keq në SHBA, autoritetet paralajmërojnë: Ditët më të këqija të 40 viteve të fundit, nuk është shaka

January 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In