• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Analiza/ Si pritet të ndryshojë politika e jashtme italiane, pas fitores së Giorgia Melonit

by
28/09/2022 22:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Italia u zgjua shumë ndryshe këtë herë. Fytyra e saj politike është transformuar brenda pak orësh dhe si asnjëherë më parë gjatë dekadave të fundit. Ende nuk dihet nëse ka ndryshuar edhe fati i saj si komb në Evropë. Por kjo është pyetja e parë, që shumë të tjerë e kanë në mendje.

Në realitet, fati i të gjithë protagonistëve dhe aktorëve mbështetës të këtij transformimi historik ndryshon nga ky moment, ku për herë të parë një parti që nuk e njihte veten, mbi 70 vjet më parë, në paktin që i dha jetë Republikës aktuale, arrin të fitojë shumicën relative të votave dhe vendeve në parlament.

Rrjedhimisht, tashmë jemi përballë një faqeje boshe, e cila do të duhet që të plotësohet shpejt, pasi recesioni ekonomik po afron dhe kriza ndërkombëtare na kërcënon nga shumë afër. Por në radhë të parë është me vend të pyesim se çfarë do të ndodhë me ardhjen në krye të vendit të Xhorxhia Melonit, fitueses së vërtetë të zgjedhjeve.

Pasi fitoi ajo dhe jo një koalicion që doli i dërrmuar nga këto zgjedhje dhe ku humbësit quhen Silvio Berluskoni dhe Mateo Salvini. Tani udhëheqësja e re e një të djathte radikale dhe të opozitës së vetme ndaj qeverisë Dragi – kishte edhe të tjerë të nënkuptuar, për të mos thënë hipokritë – përballet me një test pjekurie për të cilin ajo duhet të jetë shumë e ndërgjegjshme. Me fjalë të tjera: nëse ashpërsia e disa pozicioneve (votimi në favor të Orban, qasja kritike ndaj BE-së etj), ishte një lloj dinakërie elektorale për të forcuar konsensusin midis LEGA-s dhe mbështetësve të Italexit, ne kemi arsye të ndihemi vërtet të qetë.

Por nëse, nga ana tjetër, ato ishin paranteza e një programi hiper-populist, atëherë ka shumë arsye për t’u shqetësuar. Për më tepër, ne e dimë që pikënisja e Melonit në politikë është një atlanticizëm i dukshëm, që sot përkthehet në linjën pro-ukrainase dhe anti-Putin.

Kësaj iu shtua edhe mbrojtja e Tajvanit nga synimet kineze, me argumente që me siguri do t’i pëlqejnë edhe Departamentit Amerikan të Shtetit. Ashtu si Polonia, edhe Italia e partisë së Melonit paraqitet si shumë miqësore me Amerikën, dhe në të njëjtën kohë shumë e ftohtë ndaj Bashkimit Evropian.

Por Italia nuk është Polonia. Ajo është një vend themelues i Evropës politike. Po ashtu nuk ka arsye të kujtohet se sa e ndryshme është historia, pesha, forca ekonomike e secilës. Është krejtësisht logjike të thuhet që ky atlantizëm, i dobishëm për të përfituar të paktën mos-armiqësinë e Uashingtonit, është një kusht i domosdoshëm, por jo i mjaftueshëm për qeverisjen e vendit.

Është e vërtetë që në një artikull të orëve të fundit “Wall Street Journal” e cilëson drejtuesen e Fratelli D’Italia si një politikane konservatore që nuk ndryshon nga të tjerët që janë shfaqur më herët në skenën evropiane, duke e mbyllur me fjalinë: “Tek e fundit, ajo nuk është Marinë Lë Pen”.

Në fakt duhet shtuar se ajo nuk është si Margaret Theçër. Pikërisht për këtë arsye, ana tjetër e medaljes, pra marrëdhënia e saj me BE-në, por mbi të gjitha me Parisin dhe Berlinin, meriton një lloj sqarimi. Në lidhje me Ukrainën dhe Rusinë, Xhorxhia Meloni shfaqet në harmoni me Mario Dragin, kryeministrit në ikje, të cilit ia ka mohuar gjithmonë votat në parlament, edhe pse ka ruajtur një marrëdhënie korrekte institucionale.

Por fakti është se ajo ka një distancë të dukshme në Bashkimin Evropian. Aq sa kryeministri në largim donte të kujtonte ditë më parë se marrëdhëniet tona më të rëndësishme nuk janë me Orban, por me Makron dhe Sholc. A është në gjendje kryeministrja aspirante, gruaja e parë në historinë italiane, që ta hedhë këtë hap pa humbur trashëgiminë e Dragit?

A është ajo e aftë të pranojë këshillat e këtij të fundit, që i njeh prestigjin, duke pranuar se është në interesin e qeverisë së re italiane të përdorë besueshmërinë e saj në avantazhin të një klase sunduese që ka ende gjithçka për të provuar? Kjo qasje supozon që shumica e krahut të djathtë, në të cilën Meloni është dominante, ndërsa Salvini dhe Berluskoni janë reduktuar në aktorë mbështetës, është e aftë që të largohet nga porti pa u përplasur me kalatën.

Tek e fundit, gjithçka mbetet të provohet. Paqartësitë e së djathtës në lidhje me politikën e jashtme janë të pamohueshme. Dhe për një Meloni pro-perëndimore sfidë mbeten bluzat me fytyrën e Putinit të veshura nga Salvini, por edhe miqësia e rrezikshme të Berluskonit me presidentin rus.

Në letër, kandidatja për kryeministre i ka votat dhe vendet në parlament, dhe me to do t’i paraqitet presidentit Matarela. Por rruga për të është e gjatë dhe gjarpëruese. Ajo do të duhet të ruajë meritat që i ka dhënë Italisë Mario Dragi muajt e fundit. Dhe për ta bërë këtë nuk do të mjaftojnë sloganet elektorale. / “La Repubblica” – Bota.al

/e.d

Next Post
“E la pa ndjenja”/ E shkuara e errët e truprojës së princit Harry dhe Meghan Markel, tentoi të mbyste gruan e tij

"E la pa ndjenja"/ E shkuara e errët e truprojës së princit Harry dhe Meghan Markel, tentoi të mbyste gruan e tij

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Çmimet e ushqimeve janë rritur deri në 50%”, Xhixho: Qeveria i shmanget përgjegjësisë, nafta shkoi 218 lekë/litër

“Çmimet e ushqimeve janë rritur deri në 50%”, Xhixho: Qeveria i shmanget përgjegjësisë, nafta shkoi 218 lekë/litër

March 29, 2026
“Po luani me jetën”, Lamallari paralajmëron shoferët: Nuk ka tolerancë ndaj përdorimit të celularit në timon!

“Po luani me jetën”, Lamallari paralajmëron shoferët: Nuk ka tolerancë ndaj përdorimit të celularit në timon!

March 29, 2026
Zgjedhjet në PD Elbasan, akademikja Doris Madhi denoncon: Po më përjashtojnë në mënyrë arbitrare

Zgjedhjet në PD Elbasan, akademikja Doris Madhi denoncon: Po më përjashtojnë në mënyrë arbitrare

March 29, 2026
Bukë, mish e perime. Shqiptarët 40% të të ardhurave i shpenzojnë për ushqime

VIDEO / Kriza e rritjes së çmimeve, pensionistët nuk kanë mundësi as për një kafe

March 29, 2026
Peleshi nga Korça: Nuk ka përçarje në PS, ka vetëm mendime të ndryshme

Peleshi nga Korça: Nuk ka përçarje në PS, ka vetëm mendime të ndryshme

March 29, 2026
Ambasada e SHBA: Regjistrohuni në programin STEP për udhëtimet jashtë vendit

Ambasada e SHBA: Regjistrohuni në programin STEP për udhëtimet jashtë vendit

March 29, 2026
Zhvendosen nga Porto Romano në fshatin Vrinë, 102 kontejnerët me mbetjet toksike

Zhvendosen nga Porto Romano në fshatin Vrinë, 102 kontejnerët me mbetjet toksike

March 29, 2026
Arabia Saudite rrëzon 10 dronë, rriten tensionet në rajonin e Gjirit

Arabia Saudite rrëzon 10 dronë, rriten tensionet në rajonin e Gjirit

March 29, 2026
Plagosën pronarin e servisit se nuk i pëlqeu ngjyra e makinës, arrestohen autorët

Plagosën pronarin e servisit se nuk i pëlqeu ngjyra e makinës, arrestohen autorët

March 29, 2026
Horoskopi javor 9-15 shtator 2024, nga shenjat nga më pak fatlume tek ‘mbreti i javës’

Horoskopi ditor për nesër, e Hënë 30 Mars 2026

March 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In