Jehona në media lidhur me çështjen e Parashqevi Simakut ka ngjallur reagime për mënyrën sesi u trajtua imazhi dhe historia e saj.
Dasara Karaiskaj u shpreh se ‘fenomeni Parashqevi’ nxori në pah problemet e shoqërisë sonë. Sipas saj, shumë personazhe nuk ishte nevoja të dilnin dhe të flisnin për të, ndërsa shprehet se qëndrimi i popullit të thjeshtë është për t’u duartrokitur.
“Pothuajse asnjë analizë publike që i është bërë kësaj çështje, jo vetëm që nuk ka qenë brenda logjikës, por ka qenë çnjerëzore. ‘Fenomeni Parashqevi’ nxori në pah problemet serioze të shoqërisë që aspektet morale, njerëzore, etike nuk i kemi fare.
Jemi një popull pa etikë, pa moral, pa norma që ekzistojmë për të dalë në TV, për paraqitje, për të bërë të mençurin sepse kanë dalë shumë persona që s’ishte e nevojshme të dilnin sepse s’kishin pse. Unë nuk do kisha dalë në emision, nëse s’do kisha takuar vajzën e saj të tezes. Kanë qenë shumë fenomene që e katandisën Parashqevinë në ato kushte. Atë që ka bërë populli i thjeshtë është për t’u duartrokitur.” – përmendi Karaiskaj gjatë intervistës.
Anxhela Faber shprehet se Parashqevia mund ta mbajë mend Shqipërinë si përpara 35 viteve. Sipas saj, vetëm njerëzit mendjengushtë mund t’i drejtojnë asaj gishtin.
“Ata që kanë ikur nga Shqipëria përpara 35 vitesh e mbajnë mend Shqipërinë dhe mentalitetin dhe atëherë e kanë vuajtur shumë. Kam përshtypjen që Parashqevia kur e ka kujtuar Shqipërinë e ka kujtuar si atëherë. I ndodh kryesisht emigrantëve, që ngrin ora. Por nga ana e medias, unë mendoj që çdo nënë, çdo grua përtej atyre që mund të lexoj dhe janë të tepërta, nuk mendoj që arrin ti vëri gishtin Parashqevisë. Vetëm njerëzit mendjengushtë mendojnë kështu në një situatë delikate.” – u shpreh Faber.