• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Protestat në Tiranë janë fituar gjithmonë nga Bashkia dhe Qeveria!

by Afrim Krasniqi
12/11/2018 11:50
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Afrim Krasniqi

Në demokraci protesta civile është e drejtë kushtetuese, por edhe përgjegjësi qytetare. Ka studime që tregojnë se vendet me numrin më të lartë të protestave publike dhe sidomos, vendet me suksesin më të madh të protestuesve civilë ndaj qeverive, janë edhe vendet me tregues të lartë të hapësirës demokratike.

Aty ku mungojnë protestat ka pushtet absolut autoritar, aty ku protestat civile nuk merren në konsideratë ka pushtet abuziv, aty ku protestat dëgjohen e mesazhi respektohet ka demokraci e pushtete përfaqësuese.

Protestat në tërësi vijnë si përgjigje ndaj arrogancës së qeverive, korrupsionit, vendimeve abuzime dhe jo transparente, injorimit të komuniteteve qytetare, mungesës së dialogut dhe të transparencës, kufizimit të lirive e të drejtave dhe në raste si Shqipëria, edhe si përgjigje ndaj imponimit të vendimmarrjes nga oligarkët kontrollues të pushtetit politik.

Shumica e protestave kanë ardhur nga moszbatimi i ligjit, nga mungesa e drejtësisë dhe nga mungesa e institucioneve të treta garantuese të shtetit të së drejtës.

Cili është bilanci ynë me protestën? Ne jemi nga vendet me numrin më të vogël të qytetarëve që protestojnë. Zakonisht protestat i dominojnë partitë, por kur qytetarët marrin nisma për reagime publike, bilanci i aksionit të tyre mbetet shumë i brishtë.

Pothuajse gjithnjë politika ia ka dalë ta përçajë, injorojë apo zhvendosë protestat e grupeve qytetare, duke imponuar projektet e veta. Nëse në vende si Gjermania, Holanda, Belgjika, Franca, Spanja, Çekia, etj, përqindja e protestave të suksesshme qytetare arrin në 60% deri 80%, në raste si Shqipëria suksesi i reagimit civil nuk ka kaluar 5% deri 10% të të gjitha protestave.

Bashkëngjitur janë të dhënat e protestave më të rëndësishme të zhvilluara në Tiranë gjatë këtij mandati qeverisës të Tiranës.

Numerikisht janë shumë protesta dhe meritojnë vlerësim, por bilanci fundor i tyre ka qenë e mbetet simbolik. Një bilanc i tillë nuk e bën krenare dhe as fituese reale / morale qeverisjen në Tiranë, përkundrazi. Kur gjithnjë fiton pushteti, ai bëhet i rrezikshëm – thote Habermas. Një vend ku protestat civile nuk kanë sukses, është një vend në agoni në kulturë politike e demokratike.

Arsyeja e bilancit të brishtë? Qeveritë kanë pasur e kanë potencial të dominojnë protestat civile përmes masave represive, përçarjes, ofertave gjysmake, makinës shtetërore të dhunës. Media nuk ka qenë në mbështetje të qytetarëve por të politikës. Grupet civile nuk kanë arritur të artikulohen me zërin qytetar.

Politika i ka (keq)përdorur protestat për qëllimet e veta afatshkurtra. Vetë komunitetet lokale e qytetare protestuese nuk kanë organizim, burime financiare e njerëzore në dispozicion, përvojë dhe as traditë.

A ia vlen të protestohet? Në fakt, historia e protestës civile dhe demokracisë tregon të kundërtën. Sa më shumë protesta e reagim civil aq më shumë shanse ka një vend të bëhet demokratik. Sa më pak protesta e reagime civile aq më shumë një qeveri bëhet arrogante dhe e korruptuar.

Ndaj protestat ia vlejnë,në çdo rast e në çdo kohë. Ato janë shprehje e demokracisë, janë akte të vullnetit të lirë, janë tregues e besimit tek demokracia, janë jetike për korrektimin e keqqeverisjes dhe janë sinjale qytetërimi dhe ndryshimi kulturor./a.ç

Next Post
Kuriozitet/Ngjyrosja e vezëve të zogjve erdhi nga dinozaurët

Kuriozitet/Ngjyrosja e vezëve të zogjve erdhi nga dinozaurët

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Deklaratat e Berishës për pronësinë e Partizanit, reagon Filip Çakuli: Shpifje! Dordolec, që tremb vetëm demokratët kur e shohin

Deklaratat e Berishës për pronësinë e Partizanit, reagon Filip Çakuli: Shpifje! Dordolec, që tremb vetëm demokratët kur e shohin

March 25, 2026
Pas debatit me Albatros Rexhaj në studio, analisti largohet nga emisioni: Po më tregon përralla

Pas debatit me Albatros Rexhaj në studio, analisti largohet nga emisioni: Po më tregon përralla

March 25, 2026
Frika nga një sulm amerikan: Irani forcon mbrojtjen e ishullit kyç të naftës

Frika nga një sulm amerikan: Irani forcon mbrojtjen e ishullit kyç të naftës

March 25, 2026
Shqipëria e dyta mes vendeve të NATO për gatishmërinë për të luftuar për vendin, 69% e shqiptarëve gati për të mbrojtur atdheun

Shqipëria e dyta mes vendeve të NATO për gatishmërinë për të luftuar për vendin, 69% e shqiptarëve gati për të mbrojtur atdheun

March 25, 2026
Socialistët ‘rikthejnë’ referendumin/ Gjikondi: Rama të ketë kujdes, por Kushtetuta duhet ribërë!

Socialistët ‘rikthejnë’ referendumin/ Gjikondi: Rama të ketë kujdes, por Kushtetuta duhet ribërë!

March 25, 2026
Izraeli përdori fosfor të bardhë për të djegur tokën në jug të Libanit! Nisin akuzat për shkelje të ligjit të luftës

Izraeli përdori fosfor të bardhë për të djegur tokën në jug të Libanit! Nisin akuzat për shkelje të ligjit të luftës

March 25, 2026
Pasardhësi i “Faqedjegurit” i shpëtoi policisë, a u dekonspirua aksioni i SPAK për kapjen e të fortit të Vlorës?

Pasardhësi i “Faqedjegurit” i shpëtoi policisë, a u dekonspirua aksioni i SPAK për kapjen e të fortit të Vlorës?

March 25, 2026
“Flasim përmes ndërmjetësve, jo drejtpërdrejt”, Irani zbulon të vërtetën për negociatat me SHBA-të

“Flasim përmes ndërmjetësve, jo drejtpërdrejt”, Irani zbulon të vërtetën për negociatat me SHBA-të

March 25, 2026
Aksident rrugor te Shkalla e Tujanit/ Makina përfundon në kanal, plagoset drejtuesi i automjetit

Aksident rrugor te Shkalla e Tujanit/ Makina përfundon në kanal, plagoset drejtuesi i automjetit

March 25, 2026
Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

Pse këshilltarët e PD-së duhet të punojnë për PS-në?

March 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In