• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, January 17, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

ANALIZA/ “Një muaj pas zgjedhjeve Trumpi mbetet Trump”

by A R
07/12/2016 20:58
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Katër javë pas zgjedhjes së tij në krye të fuqisë së parë botërore, presidenti i zgjedhur Donald Trump nuk i ka ndryshuar sjelljet e tij në komunikim dhe as mënyrën e përzierjes së pistave politike duke ruajtur kështu modelin e negociatorit po aq të paparashikueshëm sa kandidati Trump.

Nga maja e “Trump Tower” në Nju Jork, presidenti i sapozgjedhur Donald J. Trump ka shkruar në “Twitter” 116 herë, disa mesazhe që tashmë ishin bërë të vjetra si “Fidel Castro ka vdekur!”.

Më 26 nëntor ka shkruar dhjetëra mesazhe ku kritikonte njëanshmërinë e supozuar të gazetës “New York Times” apo duke  u shfaqur hapur mosbesues ndaj politikave monetare të Pekinit dhe ambiciet ushtarake kineze.

Duke treguar një lloj habie edhe vetë, që kishte marrë me qera në mbrëmjen e shpalljes së fituesit vetëm një sallë të vogël në Nju Jork, ditët e para pas zgjedhjeve u shënuan nga disa lëvizje të zbehta dhe një lloj improvizimi për të rregulluar marrëdhëniet.

Por, Donald Trump shumë shpejt gjeti ritmin e tij dhe sot ai është shumë më përpara sesa paraardhësit e tij në formimin e qeverisë, që do të marrë drjetimin e Amerikës më 20 janar, pas ceremonisë zyrtare në Kapitol, në Uashington.

Megjithatë, ish-kandidati populist nuk e harron se fitoren e nuk e ka falë klasës politike, por nga populli i djathtë.

Për këtë ai ka filluar një tur të pazakontë në të gjitha shtetet që fitoi më 8 nëntor.

Pasi shijoi këtë rikthim në burim, mes përkrahësve të tij në Ohajo të enjten e kaluar, ai do të shkojë edhe në Fayetteville, në Karolinën e Veriut, në një sallë hokej mbi akull që mban 10 880 persona, që gjatë fushatësh ka qenë një vend i tubimeve elektorale shumë të zjarrta.

Antisistemi në provë

“Ai meriton një vlerësim që ka caktuar më shumë anëtarë të kabinetit të tij sesa mesatarja në këtë pikë të tranzicionit”, analizon Larry Sabato i Universitetit të Virxhinias.

“Pasi caktoi personalitete të diskutuar, mes të cilëve këshilltarin Steve Bannon, shumë i kritikuar nga e majta për shkak të popullaritetit të tij në mes të ekstremit të djathtë amerikan, Donald Trump nuk është rehatuar me një të djathtë reaksionare”, thekson eksperti.

Çdo ditë, personalitete që vijnë nga drejtime të ndryshme parakalojnë në “Trump Tower” në Nju Jork.

Republikanë konservatorë dhe të moderuar, besnikë dhe ish-armiq, miliarderë dhe drejtorë kompanish, madje edhe të zgjedhur demokratë.

Por,  ai është detyruar që të gërmojë edhe në hambarin e “Wall Street”, shumë të përgojuar dhe të kritikuar gjatë fushatës, edhe lobistë.

“Vetëm njerëz të tillë ka aty”, u justifikua Trump.

Ai vazhdon të injorojë qortimet e korrespondentëve të Shtëpisë së Bardhë, të cilët e kritikojnë se ende nuk ka bërë një konferencë për shtyp dhe se nuk pranon gazetarë në bordin e avionit të tij.

Por, ai është edhe i lëkundur mbi çështjet si rekrutimit të mundshëm si këshilltar të dhëndrit të tij 35-vjeçar, Jared Kushner apo të konflikteve të mundshme të interesit mes perandorisë së tij imobiliare ndërkombëtare dhe funksionit të presidentit.

Ndërkohë që familja Trump do të publikojë më 15 dhjetor një plan të riorganizimit të kompanisë familjare.

Pragmatik apo i turbullt?

Në thelb, Donald Trump qëndron besnik në metodën e tij, përveç deklaratave tronditëse, ai kultivon ambiguitet dhe nuk i tregon asnjëherë letrat e tij para negociatave.

Mjafton të shohësh reagimet e të zgjedhurve në Kongres, si republikanë dhe demokratë, ndaj deklaratave të tij mbi Kubën.

Askush nuk mund të parashikojë nëse presidenti i ri do të vazhdojë nën kushte afrimin e filluar nga Barack Obama apo nëse do të kthehet mbrapa.

“Nuk e di se çfarë do të bëj Trump dhe besoj se edhe ai vetë nuk e di”, tha senatori i moshuar demokrat, Patrick Leahy.

A do të anulojë krejtësisht ai reformën mbi sistemin e shëndetësisë të Barack Obama?

“Trump përdor fraza që nuk na qartësojnë”, konstaton gjithashtu demokratja Ben Cardin.

E njëjta gjë edhe mbi marrëveshjen bërthamore me Iranin, marrëveshjen e Parisit mbi klimën apo marrëdhëniet me Pekinin që Donald Trump i sfidoi duke biseduar me kryetaren tajvaneze në telefon duke thyer kështu një protokoll prej një çerek shekulli.

Megjithatë mbështetesit e tij e përgëzojnë për javët e para, që tregojnë sipas tyre se populisti nuk ka humbur asgjë nga karizma e tij.

Zhgënjimi i vetëm, për Collin Miller, 19 vjeç, që kishte vajtur javën e kaluar në Cincinnati për të parë republikanin është se “ai ka hequr dorë nga burgosja e Hillary Clinton”./(Nga Ivan Couronne)/ATA/a.m.

Next Post
Champions, Porto e Kopenhaga në epërsi prej dy golash

Champions, Porto e Kopenhaga në epërsi prej dy golash

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Pas kritikave të mediave greke, reagimi i Mitsotakis për deklaratën e Ramës: E njoh prej vitesh, ka mënyrë të veçantë të shprehuri

Pas kritikave të mediave greke, reagimi i Mitsotakis për deklaratën e Ramës: E njoh prej vitesh, ka mënyrë të veçantë të shprehuri

January 17, 2026
Sot ishte afati i fundit, mbyllen aplikimet për kreun e ri të RTSH-së. Në garë janë 13 kandidatë

Kryeministrat dhe Televizioni Publik

January 17, 2026
Publikohet Akti Normativ kundër ndërtimeve pa leje/ Konfiskim objekti, përjashtim nga lejet për 5 vite e deri gjobë 35 mijë lekë për..

Tatimet, aksion në terren, kontrolle për nëndeklarimin e pagave në sektorin e ndërtimit/ Në ‘lupë’ kontratat e shitjes së apartamenteve dhe..

January 17, 2026
“U ekzekutua nga profesionistë të urdhëruar nga Dubai”, mediat belge shkrim për vrasjen e Ardit Spahiut 

“U ekzekutua nga profesionistë të urdhëruar nga Dubai”, mediat belge shkrim për vrasjen e Ardit Spahiut 

January 17, 2026
“Më parë shkarko qeverinë që është bërë shumë pis”, Mevlan Shanaj i përgjigjet Ramës pas deklaratës për mbylljen e RTSH-së: Europa do iu mbyllë dyert!

“Më parë shkarko qeverinë që është bërë shumë pis”, Mevlan Shanaj i përgjigjet Ramës pas deklaratës për mbylljen e RTSH-së: Europa do iu mbyllë dyert!

January 17, 2026
Hetimet/ Vijojnë kontrollet për Call Centera-t nga SPAK dhe BKH! 10 të arrestuar, në kërkim… Për të humbur gjurmët ndërronin zyrat

Hetimet/ Vijojnë kontrollet për Call Centera-t nga SPAK dhe BKH! 10 të arrestuar, në kërkim… Për të humbur gjurmët ndërronin zyrat

January 17, 2026
Arratisja e Altin Ndocit, zyrtarët e arrestuar dalin sot para gjykatës për masat e sigurisë

Arratisja e Altin Ndocit, zyrtarët e arrestuar dalin sot para gjykatës për masat e sigurisë

January 17, 2026
Beqiri: Dumani u shfaq i dobët. Dosjet që po i zënë pluhur, s’ia ka fajin Policia e Shtetit

Kontrata 6 milionëshe e lobimit në SHBA/ Beqiri: Sali Berisha ka përdorur paratë e shqiptarëve, SPAK për “21 janarin” po…

January 17, 2026
Zbuloni çfarë thotë studimi: “Rrezik për cunami në Santorini”/ Çfarë do të ndodhë nëse aktivizohet vullkani Kolumbo në Greqi

Zbuloni çfarë thotë studimi: “Rrezik për cunami në Santorini”/ Çfarë do të ndodhë nëse aktivizohet vullkani Kolumbo në Greqi

January 17, 2026
Futbolli italian në zi, ndërron jetë presidenti i Fiorentinës

Futbolli italian në zi, ndërron jetë presidenti i Fiorentinës

January 17, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In