• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, February 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Analiza/ Ku ‘avulluan’ votat e minoritetit grek?

by Java News
29/06/2017 16:51
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Që në krye të herës, partitë që përfaqësojnë interesat e minoritetit grek në Shqipëri, ndanë qëndrime të kundërta në raport me zgjedhjet e 25 qershorit. Teksa kreu i PBDNJ, Vangjel Dule, iu bashku linjës së kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, i cili kushtëzoi pjesëmarrjen në zgjedhje me krijimin e një qeverie teknike, MEGA nënvizoi se do të garonte në zgjedhjet e 25 qershorit, për të mbrojtur interesat e të gjithë minoritetit grek në Shqipëri. Nëse bëjmë një rikthim në kujtesë, në muajin prill, kreu i MEGA, Kristaq Kiço, tha se partia që ai drejton nuk mund të përfshihet në lojërat e mëdha të futjes apo të mos futjes në zgjedhje, por do të marrë pjesë në zgjedhje, me platformën dhe alternativën e saj, në mbrojtje të interesave të minoritetit.

PDBNJ nuk ishte e vetmja në betejën për votat e minoritetit grek në qarkun e Vlorës. Një parti tjetër e vogël, Minoriteti Etnik Grek për të Ardhmen (MEGA), u krijua në vitin 2008, kur PBDNJ doli nga koalicioni i djathtë dhe hyri te koalicioni i majtë. MEGA garoi në koalicion me të djathtën në vitin 2013, kur arriti të marrë afro 2,300 vota, ndërsa garoi jashtë koalicioneve më 2015, kur kandidati i saj Leonidha Hristo arriti të fitojë postin e kryetarit të Bashkisë Finiq. Por që nga ajo kohë, MEGA duket se është afruar me të majtën. Ajo garoi si parti më vete me kryetarin e saj Kristo Kiço, i cili është aktualisht edhe zëvendëskryetar i Bashkisë Sarandë.

Me të drejtë që para zgjedhjeve, listat e kandidatëve për deputet të paraqitura në KQZ do të ngjallnin interes, për të parë se kush janë ata që do të përfaqësojnë qytetaret në parlamentin e ardhshëm. Partia MEGA, kandidoi me 15 kandidatë nga familja Buzuka. Ku siç duket në listë, veç babait, Dhimitër Buzukës janë dhe 5 fëmijët e tij, por dhe nipat e tij, të gjithë pjesëtarë të një familje. Rasti i partisë së minoritetit grek në Shqipëri, MEGA është unik në llojin e tij.

Në listën e Vlorës garoi edhe kreu i PBDNJ, Vangjel Dule, i minoritetit grek. Ky i fundit është një ndër kundështarët më të fortë në parlament të çështjes çame. Ai arriti që të siguronte mandatin në Vlorë. Përfaqësuesi i minoritetit grek, Dule renditet i treti në listën e PD-së në Vlorë. Ai ndiqej nga Arben Ristani në vend të 4, dhe përfaqësuesi i çamëve, Dashamir Tahiri në vendin e 5.

Me dy llogaritje të thjeshta shohim një tretje të votave të minoritetit. Ku u zhdukën këto vota dhe a dhanë një kontribut ato të PBDNJ-së ai një aleat i PD-së? Duket se votat e PBDNJ-së kanë avulluar./konica.al/ma.me

Next Post
KOSOVE/ Dokumenti, qeveria akordon 5 milionë euro për zgjedhjet e parakohshme

Kosovë/ KQZ shpall rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve të 11 qershorit, për qeverinë duhen koalicione

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

McAllister nuk e takoi Berishën/ Sondazhi: Sinjali më i fortë i izolimit personal

McAllister nuk e takoi Berishën/ Sondazhi: Sinjali më i fortë i izolimit personal

February 23, 2026
“Molotovi, armë vdekjeprurëse! Të futet në Kodin Penal”, Erjon Braçe reagon për protestën e opozitës

SONDAZHI: 80% e qytetarëve kundër molotovëve në protestat e Sali Berishës!

February 23, 2026
SHBA-të urdhërojnë largimin e stafit nga ambasada në Bejrut mes tensioneve me Iranin

SHBA-të urdhërojnë largimin e stafit nga ambasada në Bejrut mes tensioneve me Iranin

February 23, 2026
Zef Mazi: Çfarë na tha Nënë Tereza, mua dhe Ramiz Alisë kur e pritëm në Rinas!

Zef Mazi: Çfarë na tha Nënë Tereza, mua dhe Ramiz Alisë kur e pritëm në Rinas!

February 23, 2026
“Balluku nuk ka bërë presion”/ Haxhiu: Sokol Balla nuk është i përfshirë, thirrja në SPAK, taktikë e prokurorëve…

“Balluku nuk ka bërë presion”/ Haxhiu: Sokol Balla nuk është i përfshirë, thirrja në SPAK, taktikë e prokurorëve…

February 23, 2026
Asnjë tërheqje bankare dhe zero shpenzime: GdF i sekuestron shqiptarit vilën prej 500 mijë eurosh

Asnjë tërheqje bankare dhe zero shpenzime: GdF i sekuestron shqiptarit vilën prej 500 mijë eurosh

February 23, 2026
Gjin Gjoni elozhe Berishës: Nëse ne deputetët do punonim sa ai, Rama do kishte rënë me kohë!

Gjin Gjoni elozhe Berishës: Nëse ne deputetët do punonim sa ai, Rama do kishte rënë me kohë!

February 23, 2026
Flet ambasadori Mazi: 1997-a u bë për të dobësuar Shqipërinë dhe për t’i ulur kokën Kosovës!

Flet ambasadori Mazi: 1997-a u bë për të dobësuar Shqipërinë dhe për t’i ulur kokën Kosovës!

February 23, 2026
Rreth 18 orë seancë plenare, miratohet paketa e ndryshimeve në Kodin Penal

‘Nuk do të ketë më arreste pa…’, analisti zbulon propozimin e ri të PS: Ligj për të vendosur standardin e Rumanisë

February 23, 2026
“Policia po vjen, mos e rruaj k**in”, gjyqtari përfshihet në përplasje me pronën

“Policia po vjen, mos e rruaj k**in”, gjyqtari përfshihet në përplasje me pronën

February 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In