• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, February 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

ANALIZA/ “Kryeprokurori i ri zgjidhet edhe me 36 vota por në situatën aktuale…”

by A R
06/12/2017 15:39
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Lorenc Vangjeli

Mandati i Kryeprokurorit është kthyer në kryeçështjen e politikës ditët e fundit. Mazhoranca ka shprehur qëndrimin për zëvendësimin e Adriatik Llallës me kryeprokuror të përkohshëm, deri në ngritjen e KLP-së, organit që ka kompetencën për zgjedhjen e kryeprokurorit sipas ndryshimeve kushtetuese.

Ndërkohë, edhe ndërkombëtarët kanë dalë hapur në mbështetje të këtij varianti. Ndërkohë, opozita e ka kundërshtuar ashpër propozimin e mazhorancës, duke e akuzuar se po synon të kapë institucionin e Prokurorisë.

Por, cili është interpretimi që i bëjnë juristët kësaj çështjeje. Hemion Braho, Doktor në Shkencat Juridike, ka bërë një analizë për JavaNews.al ku ai thekson se mandati i kryeprokurorit quhet i mbaruar juridikisht. Ai thotë se çdo debat që bëhet është politik.

A mbaron mandati i i Kryeprokurorit në datë 7 dhjetor?

Mandati i Adriatik Lllallës ka filluar në datën 7 dhjetor 2012 dhe sipas Kushtetutës së “vjetër”, kur është edhe emëruar kryeprokurori aktual, detyra e tij zgjat 5 vjet. Sipas një llogaritje të thjeshtë, në datën 7 dhjetor 2017 përmbushen 5 vitet dhe ky mandat, sipas dispozitave ligjore që rregullonin këtë marrëdhënie, duhet të konsiderohet i përfunduar. Nuk mund të merren absolutisht në konsideratë dispozitat e reja të Kushtetutës aktuale, as pika 1 e nenit 148/a “Prokurori i Përgjithshëm zgjidhet (…) për një mandat 7-vjeçar dhe pa të drejtë riemërimi”, as pika 2 e nenit 148/c “Mbarimi i mandatit deklarohet me vendim të Këshillit të Lartë të Prokurorisë”, sepse këto dispozita kushtetuese i referohen Kryeprokurorit të ardhshëm dhe ligji nuk rregullon marrëdhëniet që kanë lindur në të shkuarën, por vetëm ato që do të lindin në të ardhmen. Natyrisht mund të ketë përjashtime nga ky rregull, por këto përjashtime duhet të ishin parashikuar shprehimisht në dispozitat kalimtare të Kushtetutës, siç ka ndodhur në rastin e Presidentit të Republikës ku në pikën 12 të nenit 179 parashikohet që “Presidenti i Republikës vazhdon të qëndrojë Kryetar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë deri në krijimin e Këshillit të Lartë Gjyqësor”; ky parashikim nuk ekziston në rastin e Prokurorit të Përgjithshëm dhe për këto arsye nuk mund të ketë dyshime që ky mandat duhet konsideruar i përfunduar. Çdo lloj debati mbi këtë argument nuk ka natyrë juridike, por politike.

Si zgjidhet kryeprokurori i ri dhe me cilën shumicë?

Në mendimin tim boshllëku i vërtetë juridik qëndron në këtë pikë. Sipas pikës 6 të nenit 179 të Kushtetutës “Këshilli i Lartë i Prokurorisë krijohet brenda tetë muajve nga hyrja në fuqi e këtij ligji” dhe duke qenë se kushtetuta është miratuar dhe ka hyrë në fuqi që në korrik 2016, duhet të kishim patur tashmë organin më të lartë të Prokurorisë. Pikërisht vonesat në zbatimin e Reformës në Drejtësi kanë sjellë edhe këtë situatë të paqartë. Megjithatë përsa i përket rastit në fjalë na vjen në ndihmë ligji 97 i vitit 2016 “për orgainzimin dhe funksionimin e prokurorisë”, ku në nenin 109 të dispozitave kalimtare parashikohet se “Në rast se mandati i Prokurorit të Përgjithshëm përfundon përpara kohe, përpara krijimit të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, funksionet e Prokurorit të Përgjithshëm, me vendim të Kuvendit, caktohet t’i kryejë përkohësisht një nga prokurorët me më shumë eksperiencë nga radhët e prokurorëve dhe që përmbush kushtet dhe kriteret e kreut IV, seksioni I, të këtij ligji”. Pavarësisht se mandati kryeprokurorit nuk ka mbaruar përpara kohe, por në kohë, jemi në rrethanat e këtij neni sepse KLP-ja nuk është krijuar ende, dhe me vendim të Kuvendit duhet zgjedhur një prokuror me eksperiencë. Problemi më i madh në këtë rast qëndron pikërisht në shumicën me të cilën Kuvendi duhet të zgjedhë këtë Kryeprokuror të përkohshëm, deri sa të krijohet KLP-ja. Shprehja “vendim të Kuvendit”, pa u cilësuar shumica, nënkupton faktin që ky Kryeprokuror mund të zgjidhet me shumicë të thjeshtë (shumica e votuesve), pra teorikisht është e mjaftueshme që në momentin e votimit të jenë në Kuvend 71 deputetë mbi 140 dhe, nga këta, 36 deputetë mund të zgjedhin kryeprokurorin. Megjithatë, në një situatë të paqartë politike ku janë shkelur të gjitha afatet kushtetuese për formimin e organeve të reja të drejtësisë, kjo zgjedhje bëhet e vështirë sepse nuk dimë sa do të qëndorojë në detyrë kryeprokurori i përkohshëm. Nga ana tjetër kjo dispozitë mund të bjerë në kundërshtim me frymën e Kushtetuës, ku në nenin 148/a parashikohet zgjedhja e Prokurorit të Përgjithshëm me tre të pestat e anëtarëve të Kuvendit, kurse në nenin 179 të dispozitave kalimtare të Kushtetuës parashikohet se “zgjedhja e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë dhe e Prokurorit të Përgjithshëm do të bëhet me dy të tretat e anëtarëve të Kuvendit”. Besoj se mbi këtë pikë të fundit, pra shumica përzgjedhëse e Kryeprokurorit të përkohshëm, do të jetë e nevojshme të shprehet Gjykata Kushtetuese./JavaNews.al

Next Post
“Time” shpall personazhe të vitit “Silence Breakers”, denoncueset e abuzimeve seksuale

“Time” shpall personazhe të vitit "Silence Breakers", denoncueset e abuzimeve seksuale

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Çlirimi i hapësirave publike pranë shkollave garaton sigurinë e nxënësve/ Rama publikon pamje nga ndërhyrjet në Shkodër

Çlirimi i hapësirave publike pranë shkollave garaton sigurinë e nxënësve/ Rama publikon pamje nga ndërhyrjet në Shkodër

February 21, 2026
“Çështjet e nxehta”/ Ylli Manjani: Gjyqtarët po shantazhohen me materialet e SPAK, ky është krim i organizuar

“Çështjet e nxehta”/ Ylli Manjani: Gjyqtarët po shantazhohen me materialet e SPAK, ky është krim i organizuar

February 21, 2026
Mbyllet beteja ligjore, Kylian Mbappe fiton ndaj Paris Saint-Germain! Sa do të arkëtojë sulmuesi

Mbyllet beteja ligjore, Kylian Mbappe fiton ndaj Paris Saint-Germain! Sa do të arkëtojë sulmuesi

February 21, 2026
Bllokimi i rrugës shkakton irritim te qytetarët, marrin udhën në këmbë nga Librazhdi në Prrenjas

Bllokimi i rrugës shkakton irritim te qytetarët, marrin udhën në këmbë nga Librazhdi në Prrenjas

February 21, 2026
Goditet për vdekje me thikë 47-vjeçari në Kavajë, dyshimet e para të policisë

Goditet për vdekje me thikë 47-vjeçari në Kavajë, dyshimet e para të policisë

February 21, 2026
Del foto e autorit teksa ikën pas vrasjes së 31-vjeçarit! Dëshmia e gruas: Viktima më ngacmonte

Del foto e autorit teksa ikën pas vrasjes së 31-vjeçarit! Dëshmia e gruas: Viktima më ngacmonte

February 21, 2026
Një ditë pas arrestimit të vëllait për trafik droge, deputetja e PD Elda Hoti kërkon rrëzimin e qeverisë

Një ditë pas arrestimit të vëllait për trafik droge, deputetja e PD Elda Hoti kërkon rrëzimin e qeverisë

February 21, 2026
“Time Out”: Vizitoni Shqipërinë për një përvojë të pasur turistike me kosto të ulët

“Time Out”: Vizitoni Shqipërinë për një përvojë të pasur turistike me kosto të ulët

February 21, 2026
“Sulme në selitë e PS”/ Balla i përgjigjet Berishës: Thirrja për dhunë është vepër penale! Tropoja edhe sot i vuan porositë e tua

“Sulme në selitë e PS”/ Balla i përgjigjet Berishës: Thirrja për dhunë është vepër penale! Tropoja edhe sot i vuan porositë e tua

February 21, 2026
Konstitucionalisti Klodian Rado: Paraburgimi po përdoret si normë! Problem edhe rritja e stokut të dosjeve

Konstitucionalisti Klodian Rado: Paraburgimi po përdoret si normë! Problem edhe rritja e stokut të dosjeve

February 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In