• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Analiza, kryeministri i ri britanik, pak i interesuar për Ballkanin

by A R
29/07/2019 16:53
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kur liderët e 16 shteteve u mblodhën në Londër korrikun e vitit të kaluar për Samitin e Ballkanit perëndimor, takimi i pestë i këtij lloji në kuadrin e të ashtëquajturit procesi Berlinit, i lëshuan pe Britanisë për vendin e mbajtjes së eventit duke qenë se donin të tregonin se ajo po largohej nga blloku europian, por jo nga Europa.

Megjithatë, mesazhi që u dërgua ishte saktësisht i kundërti, mendon editorialisti Marcus Tanner; kjo për faktin se ai që ishte asokohe sekretari i jashtëm britanik, Boris Johnson, nuk u duke fare në samit.

Ai e kishte një justifikim; ditën e çeljes së takimit 2 ditor dha dorëheqjen nga posti i shefit të diplomacisë britanike, edhe pse siç thotë Tanner nuk kishte përse zgjidhte pikërisht atë moment për ta bërë një lëvizje të tillë, e cila u interpretua menjëherë si një lloj indiference e treguar ndaj rajonit ku Britania ka qenë dikur lojtarë me shumë influencë.

Sot si kryeministër, ai i ka vënë disa prej liderëve ballkanas në mendim, vazhdon analisti; ata pyesin veten nëse Britania nën drejtimin e Boris Johnsonit e ka në plan apo jo të angazhohet në çështjet e rajonit.

Ndryshe nga Theresa May, fillimisht një mbështetëse e moderuar e kampit për qëndrim, dhe pastaj përkrahëse e moderuar e atij për largim, Johnsoni ka këmbëngulur prej vitesh që BE-ja është në thelb një organizatë e keqe, me një instikt të qartë për shpërdorime, dominim dhe vendimmarrje jodemokratike.

I fiksuar pas zbulimit të skandaleve të shpërdorimit në zemër të projekteve të BE-se në Bruksel, çështjet e Ballkanit, Johnsonin e shqetësojnë shumë pak.

Sot që ka në dorë frerët e qeverisë, Ballkani është i fundit i prioriteteve të tij, shkruan Tanner; të gjitha energjitë Johnsoni do t’i shpenzojë në ruajtjen e mazhorancës së brishtë në parlament dhe nxjerrjen e Britanisë nga BE-ja deri në afatin e fundit të 31 tetorit, me marrëveshje, ose jo.

Next Post
Lefter Çipa i Himarës

Lefter Çipa i Himarës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Analizë: Nisma e GJL për standardin e paraburgimit dhe paradoksi i PD në sjelljen ndaj ligjeve

Analizë: Nisma e GJL për standardin e paraburgimit dhe paradoksi i PD në sjelljen ndaj ligjeve

March 11, 2026
GJK kthen për rishqyrtim çështjen ndaj Gentjan Manajt

‘Kushtetuesja’ shqyrton më 20 maj kërkesën e Veliajt për rrëzimin e vendimeve të GJKKO

March 11, 2026
Nga lufta e Kosovës në Serinë A, Ylber Ramadani rrëfen rrugëtimin e vështirë

Nga lufta e Kosovës në Serinë A, Ylber Ramadani rrëfen rrugëtimin e vështirë

March 11, 2026

Zbatohet vendimi i GJKKO-së, Veliajt i dërgohet në burg dosja me 28 mijë faqe

March 11, 2026
Ndërhynë amerikanët? Anulohet tenderi për Portin e ri në Porto Romano

Ndërhynë amerikanët? Anulohet tenderi për Portin e ri në Porto Romano

March 11, 2026
Moska, gatshme për një qeverisje në Ukrainë nën mbikëqyrjen e OKB-së

Tensionet në Lindjen e Mesme, Putin përfiton për rritjen e ekonomisë së Rusisë

March 11, 2026
Volkswagen përjeton rënie të madhe të fitimeve, paralajmëron 50 mijë shkarkime

Volkswagen përjeton rënie të madhe të fitimeve, paralajmëron 50 mijë shkarkime

March 11, 2026
Meloni: Transferimi i emigrantëve drejt Shqipërisë, në përputhje me ligjin europian

Meloni: Transferimi i emigrantëve drejt Shqipërisë, në përputhje me ligjin europian

March 11, 2026
Tirana qendër festimesh për Ditën e Verës, Veliaj zbulon aktivitetet që mbahen sot

Dita e Verës në Tiranë, devijohet trafiku për 2 ditë! Si do të bëhet lëvizja e mjeteve më 14 mars

March 11, 2026
I shumëkërkuari u arratis/ Shoferi: E mora rastësisht në rrugë, s’ia kam idenë se kush është

I shumëkërkuari u arratis/ Shoferi: E mora rastësisht në rrugë, s’ia kam idenë se kush është

March 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In