• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Analiza/ “Konçesioni që PD kërkon nga PS-ja për të ndrequr punët që i bëri lëmsh”

by A R
15/08/2017 10:13
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Dje, televizioni “Abc News” solli në vëmendje një koment të deputetit demokrat, Edmond Spaho, njeri i Lulzim Bashës, sipas të cilit pjesë e reformës kushtetuese është edhe sanksionimi i votimit si detyrim. Në lajmin e publikuar në faqen e televizionit në thelb thuhet se detyrimi për të votuar sipas Spahos rregullon marzhin e shitblerjes së votës dhe rëndësisë që fiton vota e blerë nëse një pjesë e madhe nuk shkon në votime. Pra nëse pjesëmarrja rritet, pavarësisht sesi votohet, blerja e votës humbet kuptimin pasi pesha specifike në totalin e votave bie apo neutralizohet.

http://www.abcnews.al/lajme/politike/1/88166

Të njëjtin propozim bëri edhe krushku i Sali Berishës, Luan Malltezi, që përmes një opinioni pak javë më parë, dilte në cilësinë e ekspertit zgjedhor dhe të njeriut të brendshëm, duke dhënë garanci se kjo do të ndodhë.

http://www.respublica.al/2017/07/05/luan-malltezi-jep-garanci-q%C3%AB-nu…

Kjo lëvizje, sugjeron dy aspekte: së pari se PD-ja nuk është e angazhuar edhe aq për ndryshimin e sistemit zgjedhor. Në thelb 200 mijë votat që i fluturuan Lulzim Bashës e të cilat shpresonte t’i merrte, nëse detyrohen të kthehen para kutisë së votimit, nuk prodhojnë shumicë për PD-në, por fakt është se rrisin peshën e saj. PD-ja po kërkon të menaxhojë më mirë “huqet” e këtij sistemi që sërish penalizon partitë e tjera. Në këtë pikë, PD-së i duhet ky konçesion nga PS-ja vetëm për të ndrequr punët e veta që i bëri lëmsh më 25 qershor.

Së dyti, kjo provon se sa e aftë është partia e Lulzim Bashës për të qenë serioze. Pas zgjedhjeve të 25 qershorit, Basha, por edhe Berisha, e pas tyre edhe berihai i deputetëve të PD-së, nisën të flasin për bojkot të 2.7 milionë shqiptarëve ndaj Edi Ramës. Berisha madje foli për 2.7 milionë shuplaka, duke harruar se bojkoti i prek të dy njësoj. Edhe atë që do rilindte Shqipërinë, edhe ata që dolën me këpucë të kuqe më 25 qershor. Mund të pyetet nëse shqiptarët i dhanë 2.7 milionë shuplaka Edi Ramës, pse duhet që PD-ja të kërkojë detyrimin me ligj për të votuar?

Kalimi drejt votimit si detyrim është një masë që kjo pakicë shqiptarësh po bën për të legjitimuar veten. Frika e bojkotit nuk është imagjinare. Nëse bojkoti përsëritet në shifra të tjera sërish, legjitimiteti i insitucioneve vihet seriozisht në pikëpyetje. Nga ana tjetër në kushtet kur reformimi i sistemit politik me parti politike si reparte ushtarake është gjëja e fundit që përmendet, të kërkosh votën me detyrim, është antidemokratike. Dhe cinike. Pa folur për paaftësinë për ta realizuar një gjë të tillë. Nuk është çudi që në këtë përpjekje të qëndrojë edhe PS-ja, e cila sot përdor të ashtuquajturën opozitë. Përpjekja disa mujore për të përputhur vendbanimin me gjendjen civile, me thirrje për gjoba e të tjera hata nga ky farë shteti, përveç se detyrim ligjor, vjen edhe në kontesktin e kësaj nisme për të cilën duket se ka dakordësi. Në vend se të kërkojë falje dhe të shohë problemin te vetja për atë që ndodhi, “opozita” shqiptare, shtojcë e administratës së qeverisë, sugjeron sanksione për ata të cilët kanë pështirosje dhe bojkotojnë fytyrat e hajdutëve – siç e quajnë edhe vetë njëri – tjetrin – që popullojnë PD-në dhe PS-në.

Dhe ndodh kjo vetëm në kuadër të një shqetësimi të partive, ndërkohë që për referendume për çështje të caktuara, bllokimi i të drejtës është automatik nga të dyja partitë. Argumentet se këtë e kamë shumë vende nuk vlejnë pasi çdo vend ka specifikat e veta. P.sh ky deputeti Spaho mund ta dijë p.sh, sepse ja ka marrë dorën deklaratave për shtyp, se nuk ka vend tjetër në Europë ku çdo votë ka rrezik të shkojë për një rrënjë hashash, se deputeti apo kandidatët të jenë gjithfarë sorollopësh me precedentë penalë. Ku listat i bën Luli dhe Edi pa pyetur kënd. Se nuk ka vend tjetër me kaq ikorrupsion shtetëror dhe që përbuzet kaq shumë ngado. Pra rregullohet oferta njëherë e cila mund të sjellë vetë njerëzit në votime, diçka që  mesa duket është e pamundur për bujarët e rinj të integrimit./Respublica

Next Post
Enver Hoxha, a ka vuajtur nga kanceri? Dokumenti më i ri i CIA-s

"Frika e fqinjëve dhe minoriteti grek", analiza e CIA-s për Shqipërinë 1962-it

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Irani, prodhuesi i nëntë global i naftës”, Toçi: Nëse SHBA dhe BE do shoqërojnë cisternat, çmimi do rritet ndjeshëm

“Irani, prodhuesi i nëntë global i naftës”, Toçi: Nëse SHBA dhe BE do shoqërojnë cisternat, çmimi do rritet ndjeshëm

March 11, 2026
Debate të forta në Kryesinë e PD, Salianji përplaset me Nokën: Ke shkatërruar partinë! Jep dorëheqjen, Flamur!

Ish-prefekti: Opozita shqiptare e ka humbur vlerën e saj!

March 11, 2026
“S’dua të më lëndojnë më”, letra e fundit që la pas e reja që i dha fund jetës pas dhunës nga bashkëshorti

Karanxha: Ish-bashkëshorti i Xhoana Nikollit rrezikon dënim të rëndë

March 11, 2026
Komisionerja Kos pas takimit me ministrin Ferit Hoxha: Shqipëria, një nga vendet në krye të procesit të anëtarësimit në BE

Komisionerja Kos pas takimit me ministrin Ferit Hoxha: Shqipëria, një nga vendet në krye të procesit të anëtarësimit në BE

March 11, 2026
FBI pralajmëron për sulme të mundshme iraniane ndaj SHBA

FBI pralajmëron për sulme të mundshme iraniane ndaj SHBA

March 11, 2026
Protesta e opozitës bllokon lëvizjen para Kuvendit, Balla-deputetëve të PS: Kemi marrë masa, ja nga do të bëhet hyrja

Protesta e opozitës bllokon lëvizjen para Kuvendit, Balla-deputetëve të PS: Kemi marrë masa, ja nga do të bëhet hyrja

March 11, 2026
Shqipëria ngjitet në vendin e 15-të në botë për sigurinë kibernetike në 2025, Balluku: Rritje rekord prej 39 vendesh..

Nesër Kuvendi vendos fatin e Ballukut, PS mbledh grupin parlamentar para seancës

March 11, 2026
Protesta e opozitës, ish-ministri i Rendit-thirrje Policisë: Kini kujdes, evitoni raste si 21 Janari

Protesta e opozitës, ish-ministri i Rendit-thirrje Policisë: Kini kujdes, evitoni raste si 21 Janari

March 11, 2026
“Dyshohet se ish-bashkëshorti i saj fshihet në Tiranë”, gazetari: Xhuana Nikolli edhe para dy javësh shkoi e dhunuar në spital

“Dyshohet se ish-bashkëshorti i saj fshihet në Tiranë”, gazetari: Xhuana Nikolli edhe para dy javësh shkoi e dhunuar në spital

March 11, 2026
Kriza e naftës/ Ministrja Ibrahimaj: Po hartojmë planin për ngritjen e një kompanie shtetërore për tregtimin e karburanteve dhe ligjin për një rezervë shtetërore

Kriza e naftës/ Ministrja Ibrahimaj: Po hartojmë planin për ngritjen e një kompanie shtetërore për tregtimin e karburanteve dhe ligjin për një rezervë shtetërore

March 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In