• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Analiza/Ish-drejtuesi i policisë: Ja përse u eliminua Admiri nga kolegët e tij

by Java News
08/05/2019 22:46
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kush e vrau supërgrabitësin më të rrezikshëm në vend?

Analizimi i provave në bllok të çon vetëm në një konkluzion për ish-drejtuesin e policisë Havari. Sipas tij, ballafaqimi i fakteve në vendngjarje tregon se Admir Murataj është eliminuar nga shokët e tij.

“Versioni i dytë i bie që të jetë te grabitësit, është një lloj akt human që shteti policia apo strukturat kur u janë vrarë shokët i kanë marrë me vete, edhe grabitësit kanë atë unitetin me njëri tjetrin nuk mund ta linin të braktisur këtu koka e këmbët andej, për mua është shumë e qartë”, tregon Mitat Havari.

“Sigurisht nuk duhet dalë se kush ka qëlluar nëse do ishte nga policia por predha nuk ka dalë nga armët e policisë. Nëse nuk ka dalë nga policia dyshimi bie mbi anëtarët e tjerë. A është goditur gabimisht në shkëmbim zjarri apo qëllimisht kjo duhet provuar nga hetiomet”, tha Artan Hoxha.

Në analizën që bën për ngjarjen, ish-drejtori i policisë Arben Hajdarmataj, tregohet disi më i rezervuar për të arritur në konkluzion. Ai, i lë të hapura të gjithë variantet.

“Nuk përjashtohet asnjë lloj variant, asnjë lloj mundësie se ka shumë variante që edhe mund të jetë vrarë nga shokët, mund të jetë vrarë nga shkëmbimi dhe shokët e kanë lënë…”, tha Arben Hajdarmataj.

Ai thotë se më parë duhet sqaruar nëse ka pasur shkëmbim zjarri, apo të shtënat kanë qenë thjesht parandaluese, pra në ajër.

“Në momentin që ka shkëmbim zjarri mes policisë dhe autorëve më e shumta mundësi është që të jetë vrarë nga policia”, tha Arben Hajdarmataj.

Hajdarmataj thotë se zgjidhja e këtij misteri mund të vijë nga eksperimenti që mund të bëjë grupi hetimor në terren. Deri më sot, policia nuk është shprehur me një variant zyrtar për vrasjen e Admir Muratajt, nëse e eleminuan ata apo shokët e tij grabitës.

“Prokurori bën një eksperimentim hetimor i cili nëse nga ku ndalu furgoni policisë, dhe në vendin që është gjet viktima, ka fushëpamje, ka mundësi të ndodhë qitja, pra ka shumë elemntë që duhen sqaruar, këndi plumbit, a ka kodra, gjethe, drunj…”, tha Arben Hajdarmataj.(Top Story)

 

Next Post
Ish-kryetari i KQZ: Zgjedhjet janë të ligjshme kështu, dhe pa opozitën

Ish-kryetari i KQZ: Zgjedhjet janë të ligjshme kështu, dhe pa opozitën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tajlanda arrin marrëveshje me Iranin për kalimin e naftës në Ngushticën e Hormuzit

Tajlanda arrin marrëveshje me Iranin për kalimin e naftës në Ngushticën e Hormuzit

March 28, 2026
Ndërron jetë 48-vjeçari grek në Sarandë (Emri)

Ndërron jetë 48-vjeçari grek në Sarandë (Emri)

March 28, 2026
Përshkallëzim në Lindjen e Mesme, Houthis sulmojnë Izraelin me raketa

Përshkallëzim në Lindjen e Mesme, Houthis sulmojnë Izraelin me raketa

March 28, 2026
“Kjo nuk është lufta jonë”/ Konflikti në Iran përplas Donald Trump dhe kancelarin Merz

“Kjo nuk është lufta jonë”/ Konflikti në Iran përplas Donald Trump dhe kancelarin Merz

March 28, 2026
Rama ndan raportin e BTI: Shqipëria e para në Europën Juglindore për transformimin politik dhe qeverisjen

Rama ndan raportin e BTI: Shqipëria e para në Europën Juglindore për transformimin politik dhe qeverisjen

March 28, 2026
Kodet sekrete dhe pagesat në juan, si funksionon “kasa” iraniane në Hormuz

Kodet sekrete dhe pagesat në juan, si funksionon “kasa” iraniane në Hormuz

March 28, 2026
E hëna me mot të paqëndrueshëm me vranësira dhe reshje shiu gjatë gjithë ditës

Parashikimi i motit për sot, çfarë do të ndodhë me temperaturat

March 28, 2026
“Ulje 20% e akcizës mbi 220 lekë, entitet shtetëror për tregun”, Rama: Dy komponentë të rinj kundër evazionit dhe…

Rama mbledh sot qeverinë dhe grupin e PS, çfarë pritet të diskutohet mes socialistëve

March 28, 2026
13-vjeçari në Shkodër terrorizon lagjen, dhunon bashkëmoshatarët dhe grabit të moshuarit

13-vjeçari në Shkodër terrorizon lagjen, dhunon bashkëmoshatarët dhe grabit të moshuarit

March 27, 2026
Detajet, çfarë pritet të ndodhë nesër në mbledhjen e Ramës me kabinetin dhe grupin e PS? 

Detajet, çfarë pritet të ndodhë nesër në mbledhjen e Ramës me kabinetin dhe grupin e PS? 

March 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In