• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, January 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Analiza e Preç Zogaj: Arsyet pse Kuvendi i Berishës ishte puç institucional. Të vërtetat e Kuvendit të PD që mblidhet nesër pa dualizmin e lidershpit

by
17/12/2021 15:24
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Preç Zogaj

Nesër mbahet në Tiranë Kuvendi i jashtëzakonshëm Kombëtar i Partisë Demokratike, i thirrur një muaj më parë nga Kryesia e kësaj partie si një reagim pranues ndaj anëtarëve që kishin firmosur thirrjen e një Kuvendi të tillë me kërkesën e Sali Berishës, numri dhe certifikimi i të cilëve nuk u sqarua kurrë në rrugë institucionale. Berisha zgjodhi me vetëdije të ndiqte një rrugë të tijën për verifikimin e këtyre firmave, të ndryshme nga ajo që parashikon Statuti në fuqi i PD-së. Rrjedhimisht, vendimet e Kuvendit-miting të 11 dhjetorit u morën në të njëjtën rrugë informaliteti, thënë ndryshe të një Statuti të pashkruar që gjendej në mendjen e tij. Asnjë palë e dytë apo një palë mbi palët nuk mund ta dijë sa delegatë me të drejtë vote morën pjesë. E vetmja “provë” që ofruan organizatorët ishte “na besoni”. Në ketë mënyrë, Berisha i dha zotit Basha gjithë argumentet për t’i refuzuar e shpallur të paligjshme vendimet që u morën në stadium. Nuk i di arsyet pse i vuri kazmën në ketë mënyrë ligjit themeltar të Partisë Demokratike nga kalon legjitimiteti i çdo vendimi që ka të bëjë me jetën e saj të brendshme. Ndoshta nisur nga ideja se po udhëhiqte një revolucion që i shkruan rregullat nga e para. Ndoshta për të mbajtur hapur planin B të themelimit të një partie të re “sovraniste”, nëse nuk arrin të marrë të rithemeluar Partinë Demokratike. Ndoshta për të ruajtur gjendjen e një ndarjeje të papërfunduar, duke dashur të fitojë kohë, në pritje të zhvillimeve që do ta lejonin të guxonte marrjen e lidershipit të ndonjë subjekti politik, ndërsa ka frikë ta marrë tani sepse do t’u përçonte menjëherë “non grata”-n e tij zëvendësve dhe bashkëpunëtorëve të tij. Rruga që ka ndjekur Berisha është rruga tipike e puçeve institucionale me “mbështetje nga shumica”. E gjithë kjo nën tamtamet “teorive” vendore të momentit, sipas të cilave demokracia nuk është procedurë! Edhe diktaturat dhe diktatorët referojnë shumicën, vijën e masave. Bolshevik do të thotë “shumicë”. Dallimi mes vijës së masave në diktaturë dhe shumicës në demokraci është se e para përdoret e trajtohet nga udhëheqësit si turmë për t’ua vërsulur armiqve e kundërshtarëve apo si sfond në formën e njollës njerëzore ku ata pozojnë fuqinë e tyre; e dyta është një tërësi individësh të lirë, që kur thirren për të marrë një vendim, procedura dhe rregullat nëpërmjet të cilave shprehet secili bëhen esencë e demokracisë. Prandaj kemi një korpus kaq të gjerë ligjesh e rregullash që rregullojnë çështjet e zgjedhjeve. Pikërisht për ta nxjerrë sa më të vërtetë numrin e zgjedhësve, vullnetin e gjithsecilit.

Por ka një ngjarje pozitive që u ka dhënë një drejtim tjetër zhvillimeve në PD. Pala e Berishës i është drejtuar gjykatës. Nga ky moment beteja bëhet ligjore.

Ndërkaq, radhën për të thënë fjalën e vet e ka Kuvendi i nesërm i datës 18. Ky Kuvend i ka të gjitha letrat për të qenë i ligjshëm, sepse është thirrur sipas Statutit nga Kryesia e Partisë Demokratike. Ai i ka mundësitë të jetë një Kuvend gjithëpërfshirjeje dhe bashkimi i atyre që kishin firmosur dhe i atyre që patën refuzuar të firmosin. Mbi të gjitha, ky i nesërmi do të jetë Kuvendi i së vërtetës për një pikë kyçe që mban ndezur debatin brenda dhe jashtë PD-së dhe që ka të bëjë me numrin e delegatëve që do të marrin pjesë. Arritja e numrit minimal të kuorumit, domethënë gjysmës së anëtarëve, është kushti i mbajtjes së këtij Kuvendi. Transparenca në këtë pikë është baras me legjitimitetin e Kuvendit në sytë e publikut. Me përmbushjen e këtij kushti, e gjithë vëmendja e publikut të interesuar do të fokusohet te mënyra e zhvillimit të punimeve, tek analizat që do të bëhen, mesazhet qe do të jepen dhe vendimet që do të merren.

Ky është Kuvendi i parë Kombëtar i Lulzim Bashës pa dualizmin, dublimin dhe hijezimin e lidershipit të tij nga zoti Berisha. Është Kuvendi i parë pas shumë vitesh që e gjen PD-në të rikthyer në marrëdhëniet e bashkëpunimit të ngushtë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Të dyja këto janë premisa të forta për suksesin e PD-së në zgjedhje. Po jo vetë suksesi, jo vetë fitorja. Fitorja kërkon punë, kërkon shumë gjëra. Nëse koha e Bashës si kryetar i çliruar nga gjylet e dualizmit dhe pengesave amerikane ka nisur të shënojë në datën 9 shtator të këtij viti, ai duhet ta demonstrojë në Kuvend këtë risi. Pikësëpari në shndërrimin e Kuvendit në një aulë shembullore të manifestimit të lirisë, arsyes, etikës, tolerancës, respektit, qytetarisë e vlerave të tjera të demokracisë. Së dyti, në demonstrimin e projektit të modernizimit të PD-së, duke integruar propozimet racionale të kundërshtarëve të tij në parti dhe të asaj pjesë të anëtarësisë që konteston lidershipin e tij. Basha duhet të bëjë të vetën në maksimumin e mundshëm për bashkimin e Partisë, për përfaqësimin e të gjitha grupimeve të mëdha shoqërore që plotësojnë mozaikun e qendrës së djathtë në Shqipëri, për hapjen dhe partneritetin dinamik të PD-së me grupet e interesit, me intelektualët e kështu me radhë. Së treti, duke qenë se PD përfaqëson të vetmen alternativë të qeverisë socialiste, Basha dhe Kuvendi i nesërm priten të përforcojnë projektin e daljes nga regjimi shumëvjeçar i korrupsionit dhe pandëshkeshmërisë, duke e integruar atë në projektin e madh të SHBAsë dhe aleancës së vendeve perëndimore kundër korrupsionit dhe minimit të demokracisë. Kuvendi mund të ketë ruajtur të reja të tjera sa i takon së ardhmes, posttranzicionit. E vërteta do të shihet nesër. Piketat e nisjes së re hidhen nesër./ Panorama/

/b.h

Next Post
Hapet loja/ Një tjetër demokrat nxjerr “bllof” Foltoren: S’kam firmosur për Kuvendin e datës 11

Referendumi për shkarkimin e Bashës/ Shehaj, apel demokratëve: Duhet të vendosni për të ardhmen e PD, ja ku do votoni

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Moti i keq, reshjet të dendura të shiut në Gjirokastër/ Del nga shtrati përroi i Ficos dhe liqeni i Viroit, qyteti pa energji… (VIDEO)

Moti i keq, reshjet të dendura të shiut në Gjirokastër/ Del nga shtrati përroi i Ficos dhe liqeni i Viroit, qyteti pa energji… (VIDEO)

January 6, 2026
A u kontaktua nga Avokati i Popullit pas incidentit me policinë? Ja si përgjigjet Adriatik Lapaj

A u kontaktua nga Avokati i Popullit pas incidentit me policinë? Ja si përgjigjet Adriatik Lapaj

January 6, 2026
Sondazhet e fundit: Çfarë mendojnë amerikanët për situatën në Venezuelë

Sondazhet e fundit: Çfarë mendojnë amerikanët për situatën në Venezuelë

January 6, 2026
Shoqërohej nga një shqiptare, plagoset me thikë ushtari amerikan në Itali

Shoqërohej nga një shqiptare, plagoset me thikë ushtari amerikan në Itali

January 6, 2026
Hapet Festivali i 42-të Ndërkombëtar i Akullit dhe Borës në Harbin të Kinës

Hapet Festivali i 42-të Ndërkombëtar i Akullit dhe Borës në Harbin të Kinës

January 6, 2026
Përse duhet ta marrim seriozisht ngritjen e një Komisioni Parlamentar për të Drejtat e Njeriut në Kuvendin e ri

Tre pika të dobëta të SPAK që drejtuesi i ri mund t’i korrigjojë

January 6, 2026
Jorgos Papadhakis – zëri grek që nuk heshti për emigrantët shqiptarë

Jorgos Papadhakis – zëri grek që nuk heshti për emigrantët shqiptarë

January 6, 2026
“Kush ka fëmijë nën 18 vjeç do të tatohet më pak nga shteti”, nis zbatimi i politikës së re…

“Kush ka fëmijë nën 18 vjeç do të tatohet më pak nga shteti”, nis zbatimi i politikës së re…

January 6, 2026
Plagoset me armë zjarri në rrethana të paqarta 37-vjeçari në Berat

Has/ Shpallet në kërkim i mituri, mori pa leje automjetin e babait të tij dhe u largua nga banesa

January 6, 2026
VIDEOJA me Inteligjencë Artificiale bëhet virale/ “Bashkia e Durrësit mundëson xhiro me skaf në rrugët e përmbytura!”

VIDEOJA me Inteligjencë Artificiale bëhet virale/ “Bashkia e Durrësit mundëson xhiro me skaf në rrugët e përmbytura!”

January 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In