• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Analiza e NATO-s/ Pse BE nuk caktoi një datë për çeljen e negociatave

by A R
22/09/2017 09:24
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në një analizë të fundit mbi zhvillimet ekonomike dhe politike në Rajonin e Ballkanit, “Tranzicioni Ekonomik në ballkanin Perëndimor-Një Vlerësim”, Asambleja Parlamentare e NATO-s dha disa arsye referuar burimeve të veta se pse Ballkani nuk po integrohet shpejt në Bashkimin Europian.

Aleanca Ushtarake më e fuqishme e botës është shprehur se Komisioni Europian i ka komunikuar Tiranës zyrtare në fund të vitit të kaluar se data e negociatave nuk do të hapej pa plotësuar dy kushte.

Kushti i parë ishte që qeveria shqiptare duhet të rihapte dialogun politik me opozitën parlamentare.
Kushti i dytë është që Shqipëria duhet të realizojë reforma cilësore në fushat e administratës publike, sundimit të ligjit, luftës ndaj korrupsionit, krimit të organizuar dhe të drejtave themelore.

Duke shpjeguar klimën shqiptare për integrimin në BE, NATO referon se opozita shqiptare kishte kërcënuar se do bojkotonte zgjedhjet e qershorit 2017, ndërkohë që kishte bojkotuar Parlamentin përkundër apelimeve të BE ndaj opozitës për t’u kthyer në kuvend për të miratuar reformën në drejtësi. Reforma përfshin verifikimin e 750 gjyqtarëve, për të cilët NATO ka marrë si burim Federica Mogherini, përfaqësuese e BE për politiken e jashtme.
Por që kur këto kushte u vunë nga BE, NATO thotë se Shqipëria ka bërë përparime. Në fund të qershorit kryeministri Edi Rama dhe Lulëzim Basha, lider i opozitës kryesore arritën një marrëveshje për të marrë pjesë në zgjedhjet e përgjithshme që u organizuan dhe mbikëqyren nga një qeveri kujdestare.

Opozita u kthye në parlament për të votuar vetingun. Kryeministri Rama nga ana tjetër pranoi të zëvendësojë Zëvendëskryeministrin Niko Peleshi dhe gjashtë ministra nga e tij me përfaqësues të emëruar nga opozita.
Por verifikimi i gjyqtarëve ka qenë prioriteti kryesor për Komisionin Evropian pasi e sheh këtë reformë se thelbësore për procesin e shumë të nevojshëm të reformës gjyqësore në vend.

Raporti i NATO-s për rajonin arrin në konkluzion se çështjet e korrupsionit dhe sundimit të ligjit në Ballkanin Perëndimor mbeten një shqetësim serioz dhe vazhdojnë të përbëjnë një problem të frikshëm që duhet të kapërcehet në rrugën drejt pranimit në BE.
Aleanca sugjeron se sistemet politike të rajonit duhet të bëhen më transparente dhe të përgjegjshme, por media ka një rol potencialisht të rëndësishëm për të luajtur.
“Por kur media kontrollohet nga grupime politikë dhe ato ekonomike, fuqia potenciale që ajo duhet të ketë është reduktuar ndjeshëm. Kjo është edhe një tjetër arsye se pse reforma në media është thelbësore” shprehet NATO në raportin e saj për zhvillimet politikë dhe ekonomike në Ballkanin Perëndimor.

NATO thotë se ka shqetësime që gjyqtarët shumë shpesh përforcojnë kapjen e shtetit dhe nuk janë garantues të administrimit të drejtësisë dhe zbatimit të kontratave etj. Kjo është shqetësuese jo vetëm për demokracinë, por edhe për investitorët potencialë, të cilat kanë nevojë për besim në sistemet gjyqësore për të menaxhuar rrezikun./monitor/a.m.

 

Next Post
Cipras: Besoj në një avancim pa shantazhe të çështjes së borxhit

ANALIZA/ Tragjedia greke, akti V

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“M’u mohua e drejta e mbrojtjes”, Veliaj kërkesë në GJKKO: Të përjashtohet gjyqtarja Etleva Deda

Nis në GJKKO seanca ndaj Veliajt dhe të pandehurve të tjerë

March 24, 2026
27 vjetori i ndërhyrjes së NATO-s, Osmani: Aleancat që mbrojnë lirinë duhet t’i ruajmë po aq sa vetë lirinë

27 vjetori i ndërhyrjes së NATO-s, Osmani: Aleancat që mbrojnë lirinë duhet t’i ruajmë po aq sa vetë lirinë

March 24, 2026
Mbreti i Panairit

Jam Enver

March 24, 2026
Paqe në Islamabad? JD Vance propozohet si kryenegociator për bisedimet me Iranin

Paqe në Islamabad? JD Vance propozohet si kryenegociator për bisedimet me Iranin

March 24, 2026
Balla pas vizitës në Berlin: Gjermania, mbështetëse kryesore e Shqipërisë drejt BE-së

Balla: Mos na qani hallet për afatet! “Shqipëria 2030” mision i Ramës dhe PS

March 24, 2026
Epoka e artë e Trump/ Çupi: Ardhja e tij ishte domosdoshmëri, bota ndryshoi që kur fitoi zgjedhjet

PD bie sërish në sondazhe, Frrok Çupi: Shqiptarët janë të lodhur nga dhuna!

March 24, 2026
130-vjetori i “Pajtores së Shqipërisë”, Kisha Katolike Shqiptare fton për vizitë Papa Leonin XIV

130-vjetori i “Pajtores së Shqipërisë”, Kisha Katolike Shqiptare fton për vizitë Papa Leonin XIV

March 24, 2026
Si po e çan Irani mbrojtjen e Izraelit me raketa të pamundura për t’u ndalur

Si po e çan Irani mbrojtjen e Izraelit me raketa të pamundura për t’u ndalur

March 24, 2026
Berisha njofton protestën e ardhshme: Rama nuk do të vërë kurrë nën kontroll vullnetin e shqiptarëve

Berisha njofton protestën e ardhshme: Rama nuk do të vërë kurrë nën kontroll vullnetin e shqiptarëve

March 24, 2026
Rrëmbimi dhe vrasja e Jan Prengës, dënohet me burg përjetë Altin Hajri

Rrëmbimi dhe vrasja e Jan Prengës, dënohet me burg përjetë Altin Hajri

March 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In