• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Analiza e Europol: Mafia shqiptare, italiane e evropiano-lindore, kërcënim kryesor për sigurinë evropiane

by Java News
17/04/2019 09:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Grupet më të dhunshme të krimit të organizuar përbëjnë kërcënimin më të madh për sigurinë evropiane, duke tejkaluar terrorizmin dhe migrimin, tha Europol. Grupet mafioze italiane, shqiptarët e evropianët lindorë si dhe bandat motorike “të jashtëligjshme” janë “lojtarët” kryesorë të krimit në kontinent, thanë zyrtarët në një konferencë të udhëhequr nga agjencia anti-mafia e Italisë dhe agjencia e policisë e BE-së, Europol.

Por grupet aziatike, afrikane dhe amerikano-jugore ishin gjithashtu duke u futur në biznesin e krimit të organizuar prej 110 miliardë euro në vit, ku shumë njerëz punojnë duke bashkëpunuar me njëri-tjetrin. “Aktualisht krimi i organizuar përbën rrezikun më të lartë për sigurinë e brendshme të BE”, tha Jari Liukku, kreu i Qendrës Evropiane të Krimit të Organizuar dhe të Krimit të Europollit, në një konferencë shtypi.

Zyrtarët thanë se krimi i organizuar ishte “në hije” vitet e fundit kur Europa u përball me një valë sulmesh terroriste dhe një krizë të madhe migracioni. “Për të parandaluar krimin e organizuar ne duhet të veprojmë ndërkombëtarisht, sepse grupet e krimit të organizuar tashmë po e bëjnë këtë (bashkëpunimin ndër-kontinental)” shtoi Liukku, shkruan “France 24”.

Giuseppe Governale, kreu i Drejtorisë së Hetimeve Anti-Mafia të Italisë, tha se Cosa Nostra siciliane, “Ndrangheta” e Kalabrisë dhe Kamorra Napolitane janë ende “kampionë” të mafies, por shtoi se problemi është bërë më i përhapur. “Ky është një problem evropian,” tha ai.

Autoritetet evropiane po shikojnë që të godasin pastrimin e parave. “Pesha e pastrimit të parave ka një ndikim të madh në shoqëri, të gjithë sektorët janë destabilizuar dhe mund të rrezikojnë ekonominë dhe sigurinë kombëtare”, shtoi ai. Një shenjë dalluese e grupeve të reja të krimit të organizuar ishte një nivel në rritje i dhunës, thanë zyrtarët në konferencë.

Suedia në veçanti kishte parë një rritje të pashembullt të dhunës, e ngjashme me një “forcë të ulët lufte”, tha zyrtari i lartë i policisë suedeze Jale Poljarevius. Të shtënat fatale ishin rritur nga 15 në vit në 2011 në mbi 40 në vitin 2018, ndërsa në tre muajt e parë të vitit 2019 ka pasur 12 vdekje me armë në 67 shkëmbime – si dhe një të vdekur në 47 shpërthime me granata.

“Suedia kurrë nuk ka parë këto lloj numrash,” tha Poljarevius. Në dhjetor autoritetet e BE njoftuan arrestimin e rreth 90 të dyshuarve mafioz të grupit Ndrangheta në gjashtë vende në Evropë dhe në Amerikën e Jugut.

/a.meta

Next Post
Rama: Shpërndarja e Kartave të Studentit fillon brenda muajit Maj

Rama: Shpërndarja e Kartave të Studentit fillon brenda muajit Maj

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Netanyahu i jep fund aludimeve për sulmin ndaj tij, kryeministri izraelit: Po vdes vetëm për kafe

Netanyahu i jep fund aludimeve për sulmin ndaj tij, kryeministri izraelit: Po vdes vetëm për kafe

March 15, 2026
Princ Leka II martohet me Blerta Celibashin, detaje nga ceremonia private (FOTO)

Princ Leka II martohet me Blerta Celibashin, detaje nga ceremonia private (FOTO)

March 15, 2026
Bie me 35% numri i lindjeve brenda një dekade në Shqipëri, shkak emigracioni i të rinjve dhe kostot e jetesës

Bie me 35% numri i lindjeve brenda një dekade në Shqipëri, shkak emigracioni i të rinjve dhe kostot e jetesës

March 15, 2026
Navigimi dhe kërkimi i vendeve/ Google Maps bëhet më inteligjent me funksionet e reja të IA Gemini

Navigimi dhe kërkimi i vendeve/ Google Maps bëhet më inteligjent me funksionet e reja të IA Gemini

March 15, 2026
Dita Botërore e Konsumatorit, ministri i Bujqësisë: Buxheti për sigurinë ushqimore rritet me 12.1%

Dita Botërore e Konsumatorit, ministri i Bujqësisë: Buxheti për sigurinë ushqimore rritet me 12.1%

March 15, 2026
Kush është Marta Kos, zyrtarja evropiane që po akuzohet se ishte bashkëpunëtore e UDBA-së

Kush është Marta Kos, zyrtarja evropiane që po akuzohet se ishte bashkëpunëtore e UDBA-së

March 15, 2026

A do ta bashkojë PS-në me PD-në drejtësia e re?

March 15, 2026
“Na ka mundur 9 herë në dy javë”, kryeparlamentari iranian ironizon presidentin Trump: Sa qesharak!

“Na ka mundur 9 herë në dy javë”, kryeparlamentari iranian ironizon presidentin Trump: Sa qesharak!

March 15, 2026
Sezoni veror 2026/ Ministri Gonxhja: Sot është afati i fundit për aplikimet e stacioneve të plazhit

Sezoni veror 2026/ Ministri Gonxhja: Sot është afati i fundit për aplikimet e stacioneve të plazhit

March 15, 2026
Lufta në Lindjen e Mesme, Papa Leo bën hirrje për armëpushim: Le të rihapen shtigjet e dialogut!

Lufta në Lindjen e Mesme, Papa Leo bën hirrje për armëpushim: Le të rihapen shtigjet e dialogut!

March 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In