• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Analiza e eliminatoreve/ Vendi i tretë, vazhdimësia, probleme në mesfushë dhe sulm

by Java News
11/10/2017 22:25
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Eliminatoret përfunduan dhe është koha për të bërë bilancin. Shumë gjëra janë pozitive, shumë të tjera negative, mbi të cilat trajneri Kristian Panuçi duhet të punojë akoma më shumë për t’i përmirësuar. Ky nuk është një krahasim mes De Biazit dhe Panuçit, por një analizë se çfarë bëmë mirë dhe çfarë bëmë keq në këto eliminatore.

ÇFARË SHKON

Vendi i tretë– Të renditesh i treti në një grup kur kundërshtar ke Spanjën dhe Italinë nuk është fundi i botës. Kombëtarja këtë herë arriti objektivin dhe, mbi të gjitha, tregoi vazhdimësi të paktën në arritjen e rezultatit përfundimtar. Pas Europianit, vendi i tretë në eliminatore Botërori nuk është keq. Për më tepër, kur është rezultati më i mirë i arritur ndonjëherë. Me skuadra si me Izraelin u ndamë në barazim total, ndërsa duelet me Maqedoninë, që dikur hasnim vështirësi, arritëm të triumfonim (1 fitore dhe 1 barazim).

Të rinjtë– Gjatë këtyre eliminatoreve në Kombëtaren shqiptare u ftuan dhe u grumbulluan lojtarë të rinj, të cilët mund të japin kontribut të madh në të ardhmen. Debutuan futbollistë si Strakosha, Balliu, Memolla, Ahmedi, Grezda dhe Latifi. U grumbullua Ndoji, që duhet të presë për të luajtur.

Mbrojtja– Në përfundimin e eliminatoreve, Shqipëria ka mbrojtjen e tretë më të mirë të grupit, pas Spanjës dhe Italisë. Sërish një rezultat pozitiv. Kuqezinjtë arritën të shmangnin goleadat e mundshme ndaj këtyre ekipeve të forta. Por, sigurisht që diçka më e mirë mund të bëhet edhe në këtë repart.

Trajneri– Në momentin që ekipi doli jashtë objektivit dhe mundësisë për të bërë realitet ndonjë ëndërr, De Biazi u largua dhe sigurisht që kjo mund të quhet diçka e mirë. Panuçit iu dhanë 4 ndeshje që të kuptonte dhe të njihte sa më mirë grupin kuqezi.

“Paqe”– Pas nisjes me dorë të hekurt, Kristian Panuçi riktheu lojtarët “rebelë” si Xhaka, Kaçe dhe Cikalleshi. Tani nuk ka më çështje disiplinore në skuadër

shqiperia

ÇFARË NUK SHKON

Mesfusha– Në eliminatoret e mëparshme, pika më e fortë e Kombëtares ka qenë reparti i mesfushës, ku De Biazi preferonte shumë pak eksperimente dhe u besonte thuajse të gjithëve. Në këto eliminatore nuk ndodhi e njëjta gjë dhe ky repart nuk ishte në lartësinë e duhur. Ndryshimet e shumta, dëmtimet, pezullimet patën rëndësinë e tyre, por tani duhet punuar fort për ta rikthyer mesfushën në armën e Shqipërisë.

Si sulmojmë– Problemi më i madh i Shqipërisë vazhdon të jetë reparti i sulmit. Pavarësisht prezencës së lojtarëve si Sadiku, Balaj dhe Cikalleshi, skuadra e ka të vështirë të gjejë portën kundërshtare. Tre lojtarët e mësipërm kanë karakteristika të ndryshme dhe kjo jep besim që mund të rregullohet diçka. Sadiku po fiton eksperiencë dhe është një futbollist që mund të shënojë dhe këtë e konfirmoi me Izraelin dhe Maqedoninë, ndërsa të tjerët janë gjithmonë aty për të dhënë kontributin e tyre.

Nuk shënojmë– Edhe shifrat konfirmojnë anën e errët në këtë pikë. Shqipëria ka shënuar vetëm 10 gola, po aq sa Izraeli dhe ndan me të vendin e parafundit në grup. Maqedonia ka shënuar më shumë sesa Shqipëria. Me Spanjën dhe me Italinë patëm raste, por nuk i shfrytëzuam siç duhet.

Më pak pikë– Vendin e tretë e arritëm dhe kjo është diçka e mirë, por Shqipëria në këto eliminatore grumbulloi më pak pikë sesa në eliminatoret e Europianit me De Biazin. Atëherë kishim një ndeshje më pak për të luajtur, por gjithsesi ia dolëm të merrnim 14 pikë, 1 më shumë sesa këtë herë. /panorama

Next Post
Referendumi i përgjakur, 42% e Katalonjës voton pro ndarjes nga Spanja

Bashkimi Europian sfidon Katalonjën, i del në krah Spanjës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Bast i humbur”, The Guardian: Si Netanyahu doli humbësi kryesor i luftës…

“Bast i humbur”, The Guardian: Si Netanyahu doli humbësi kryesor i luftës…

April 9, 2026
Braçe ngre shqetësimet e prodhuesve të qumështit, Salla: Produktet kontrollohen nga ferma deri në tryezë

Braçe ngre shqetësimet e prodhuesve të qumështit, Salla: Produktet kontrollohen nga ferma deri në tryezë

April 9, 2026
Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Premte 10 Prill 2026

April 9, 2026
E pazakontë në Tiranë! Gjenden 11 qen të ngordhur në kazanët e mbeturinave, nis hetimi

E pazakontë në Tiranë! Gjenden 11 qen të ngordhur në kazanët e mbeturinave, nis hetimi

April 9, 2026
Balla i drejtohet opozitës: Mos u mërzisni që nismat ligjore i votojmë kundër

Balla i drejtohet opozitës: Mos u mërzisni që nismat ligjore i votojmë kundër

April 9, 2026
77 vota kundër, rrëzohet kërkesa e PD për pr.ligjin mbi naftën. Revoltohen Bardhi e Bozdo

77 vota kundër, rrëzohet kërkesa e PD për pr.ligjin mbi naftën. Revoltohen Bardhi e Bozdo

April 9, 2026
Fundi i perandorisë amerikane

Fundi i perandorisë amerikane

April 9, 2026
“Nuk kam fyer asnjë ambasador”, Berisha: Të më tregojë Gonzato direktivën e BE për ligjin e barazisë gjinore

“E ka kthyer Parlamentin në leckë”, Berisha sulmon Ramën: Debatet nuk shtyhen kanë afate kushtetuese

April 9, 2026
Animacione “Lego”, boom online, forma e re e satirës digjitale shënjestron Trump

Animacione “Lego”, boom online, forma e re e satirës digjitale shënjestron Trump

April 9, 2026
Armëpushimi “i brishtë” me Iranin, rriten sërish çmimet e naftës

Armëpushimi “i brishtë” me Iranin, rriten sërish çmimet e naftës

April 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In