• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, January 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Analiza e dy humbjeve në zgjedhjet e Kolonjës, PD 700 vota më pak

by Java News
21/11/2016 16:02
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pas zgjedhjeve në Kolonjë, Partia Demokratike heshti. Lulzim Basha ishte paraditen e së hënës me strukturat në Elbasan, por për Kolonjën, të cilës ia dorëzoi një aleati të ri, nuk bëri asnjë deklaratë, asnjë qëndrim. Edhe drejtuesit e tjerë më të lartë shmangën komunikimin me median, pa marrë përsipër të bëjnë një analizë për rezultatin e zgjedhjeve në Kolonjë. Edi Paloka duket se bëri lajm të hënën vetëm me përjashtimin e tij nga Kuvendi pas përplasjes me Ilir Beqajn.

Por çfarë ndodhi realisht në Kolonjë?

Fitorja e një kandidati të mbështetur nga Partia Socialiste nuk ishte surprizë. Surprizë ishte thellimi i fitores së qeverisë në raport me opozitën. Në zgjedhjet e një viti më parë, diferenca mes dy kandidatëve ishte 727 vota. Tani ajo ka shkuar në 2.101 vota, edhe pse numri i pjesëmarrjes në votime është pothuajse i njëjtë.

Mesa duket, teoria e moskandidimit të një demokrati në një zonë që voton tradicionalisht të majtën nuk rezultoi e suskesshme. Kryetari i Partisë Demokratike ia la Kolonjën zonë të lirë Agron Dukës dhe kandidatit të propzuar prej tij, një ish-socialist i zhvendosur në Tiranë.

Por rezultati ishte dramatik dhe negativ për opozitën. Kandidati i Partisë Agrare, i mbështetur nga Partia Demokratike, humbi 673 vota në krahasim me kandidatin e opozitës së një viti më parë.

A kanë dalë demokratët të votojnë, apo ata e kanë çuar votën tek kandidati tjetër?

Kjo analizë nuk mund të bëhet tani. Por fakt është se Partia Demokratike nuk bëri fushatë intensive në Kolonjë. Kryetari Basha shkoi atje vetëm në hapje të fushatës, ndërsa pak drejtues të lartë të opozitës u panë atje vetëm ditën e zgjedhjeve. Braktisja e fushatës nga demokratët mund të merret si sinjal, se edhe kjo betejë e hershme elektorale në Kolonjë nuk solli aromë të mirë për opozitën. TCH

ma.me

Next Post
FOTOT/ Krimi makabër i ISIS, i pritet koka klerikut 100-vjeçar, akuzohej për magji

FOTOT/ Krimi makabër i ISIS, i pritet koka klerikut 100-vjeçar, akuzohej për magji

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

600,000 banorë janë larguar nga Kievi që nga 9 janari, shkak sulmet ruse ndaj infrastrukturës energjetike

600,000 banorë janë larguar nga Kievi që nga 9 janari, shkak sulmet ruse ndaj infrastrukturës energjetike

January 20, 2026
“Bordi i Paqes”, Preç Zogaj: Ftesa për Shqipërinë ishte e natyrshme, SHBA kanë një afinitet të veçantë historik

“Bordi i Paqes”, Preç Zogaj: Ftesa për Shqipërinë ishte e natyrshme, SHBA kanë një afinitet të veçantë historik

January 20, 2026
“Jemi 1 nga 60 vendet e ftuara në Bordin e Paqes”, ish-ministri i Jashtëm Milo: Kujdes me detyrimet ndaj BE-së

“Jemi 1 nga 60 vendet e ftuara në Bordin e Paqes”, ish-ministri i Jashtëm Milo: Kujdes me detyrimet ndaj BE-së

January 20, 2026
Trump: Do ta zbuloni se sa larg do të shkoj me Groenlandën. Macron dhe Starmer janë të ashpër kur unë nuk jam pranë

Trump: Do ta zbuloni se sa larg do të shkoj me Groenlandën. Macron dhe Starmer janë të ashpër kur unë nuk jam pranë

January 20, 2026
Zbardhet dosja e SPAK: 425 tentativa hakerimi ndaj kompjuterit të Altin Dumanit

Zbardhet dosja e SPAK: 425 tentativa hakerimi ndaj kompjuterit të Altin Dumanit

January 20, 2026
Forumi i Davos, Macron: BE duhet të përdorë mjetet e veta kundër tarifave të Trump

Forumi i Davos, Macron: BE duhet të përdorë mjetet e veta kundër tarifave të Trump

January 20, 2026
Firmoset marrëveshja në Uashington, Kosova dhe Ishujt Bahamas heqin vizat mes dy vendeve

Firmoset marrëveshja në Uashington, Kosova dhe Ishujt Bahamas heqin vizat mes dy vendeve

January 20, 2026
Punonjës të padeklaruar, paga jo reale, dhe evazion tatimor/ Tatimet, kontroll në agjencitë më të mëdha imobilare

Punonjës të padeklaruar, paga jo reale, dhe evazion tatimor/ Tatimet, kontroll në agjencitë më të mëdha imobilare

January 20, 2026
“OKB, joefektive në përfundimin e luftërave”, Trump: Bordi i Paqes mund të zëvendësojë Kombet e Bashkuara

“OKB, joefektive në përfundimin e luftërave”, Trump: Bordi i Paqes mund të zëvendësojë Kombet e Bashkuara

January 20, 2026
“Mos ve skedina fituse o bos, të marrim %”/ SMS-të që zbuluan policët që vinin baste, zbardhen bisedat

“Mos ve skedina fituse o bos, të marrim %”/ SMS-të që zbuluan policët që vinin baste, zbardhen bisedat

January 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In