Por nga ana tjetër Rusia ka këmbëngulur se arsyeja e fundosjes ishte për shkak të shpërthimeve si pasojë e zjarrit që përfshiu anijen.
Ndërsa Shtetet e Bashkuara nëpërmjet një komunikimi mbështetën deklaratën e autoriteteve urkainase se dy anije luftarake ukrainase kishin goditur anijen luftarake ruse në Detin e Zi.
Megjithatë, ajo që është e sigurt është fakti se kjo është humbja më e madhe e një anijeje detare gjatë kohës së luftës në 40 vjet.
Anija u mbyt në brigjet e Ukrainës në Detin e Zi të enjten. Ukraina thotë se goditi me raketa lundrimi kundër anijeve dhe se këto ndezën zjarrin që shpërtheu municionin.
Rusia ka nxjerrë versionin e saj të ngjarjeve: Ministria e Mbrojtjes e Rusisë thotë se një zjarr shpërtheu municionin e depozituar të anijes duke shkaktuar edhe fundosjen e saj.
Sipas raportit të agjencisë shtetërore ruse të lajmeve TASS, e cila citoi një burim të paidentifikuar, ekuipazhi i anijes u dërgua në portin e Sevastopolit në Krime. TASS nuk dha asnjë detaj shtesë në lidhje me numrin e anëtarëve të ekuipazhit të shpëtuar nga anija.
“Moskva” ishte e armatosur me një sërë raketash kundërajrore, armët detare dhe sistemet e mbrojtjes raketore, pra kishte në bord sasi të mëdha eksplozivësh.
“Zyrtarët e inteligjencës amerikane u treguan mosbesues duke u shprehur se dyshonin që anija mbante armë bërthamore në kohën e fundosjes së saj”, thanë për CNN dy zyrtarë të lartë amerikanë me njohuri për vlerësimin e fundit të inteligjencës amerikane.
Kur ishte hera e fundit që një anije e kësaj madhësie humbi në luftë?
Kryqëzori argjentinas General Belgrano u fundos nga nëndetësja britanike me energji bërthamore HMS Conqueror më 2 maj 1982, gjatë luftës në Ishujt Falkland.
General Belgrano dhe Moskva ishin të përmasave të ngjashme — secila rreth 600 këmbë (182 metra) e gjatë dhe duke zhvendosur 12,000 tonë — megjithëse ekuipazhi prej rreth 1,100 në bordin e General Belgrano ishte më shumë se dyfishi i ekuipazhit të Moskva prej rreth 500 .
Rusia nuk ka bërë të ditur numrin e viktimave të ndodhura gjatë zjarrit të anijes dhe fundosjes së saj.
Çfarë do të thotë humbja e anijes për përpjekjet e luftës ruse?
Efekti më i madh mund të jetë në moralin rus, pasi flamuri i flotës ruse të Detit të Zi, Moskva ishte një nga asetet e saj më të mëdha në luftën në Ukrainë.
Humbja e saj do të ngrejë dyshime për aftësitë luftarake të Rusisë.
Në Uashington, zëdhënësi i Pentagonit John Kirby tha se misioni kryesor i Moskës ishte mbrojtja ajrore për forcat ruse në Detin e Zi.
“Do të ketë një ndikim në atë aftësi, sigurisht në një afat të afërt,” u tha Kirby gazetarëve.
Një mësim për Kinën?
Analistët thonë se fundosja do të studiohet me kujdes në Azinë Lindore, veçanërisht nëse konfirmohet se raketat ukrainase goditën anijen luftarake.
Pekini nuk e ka përjashtuar përdorimin e forcës për të marrë kontrollin e Tajvanit dhe kjo ka shkaktuar tensione me SHBA-në, e cila është e angazhuar të sigurojë ishullin me armë mbrojtëse.
Timothy Heath, studiues i lartë ndërkombëtar i mbrojtjes në institutin e ekspertëve RAND Corp., tha se sulmi në Moskë do të nënvizonte si për Kinën ashtu edhe për SHBA “vulnerabilitetin e anijeve sipërfaqësore” në çdo përplasje të mundshme ushtarake.
Heath tha se në një skenar të tillë marina amerikane do të dëshironte t’i mbante anijet e saj sipërfaqësore jashtë rrezes së raketave kundër anijeve që Pekini ka grumbulluar në kontinentin kinez.
Kina, nga ana tjetër, do të ishte e vetëdijshme se Tajvani kishte blerë raketa të lira kundër anijeve të ngjashme me ato që pretendon Ukraina goditën Moskën, thanë Heath dhe të tjerë. Marrë nga BW.