• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Analiza e BB: Paga reale në Shqipëri u ul në dy vitet e fundit

by A R
26/03/2018 12:02
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ekonomia e Shqipërisë dy vitet e fundit është rritur me ritme me të shpejta se Rajoni, por kjo nuk është përkthyer në një jetesë më të mirë për shqiptarët.

Banka Botërore duke analizuar zhvillimet në sektorin e pagave përgjatë viteve 2016-2017 në Rajon e Ballkanit Perëndimor ka gjetur se teksa vendet e tjera kanë bërë hapa para duke rritur pagën reale në ekonomi, Shqipëria ka bërë hapa pas.

Krahasimi është bërë me paritetin e fuqisë blerëse (PPP) ku njësia krahasuese është marrë Austria.

Banka Botërore vëren se, nivelet e pagave ndryshojnë në vendet e Ballkanit Perëndimor. Mali i Zi dhe Bosnja raportuan nivelet më të larta të pagave, ndërsa Shqipëria më të ultat. Dallimet në nivelet e pagave në krahasim me Austrinë janë ulur me kalimin e kohës në Shqipëri dhe Kosovë në Ballkanin Perëndimor.

Të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor (përveç Shqipërisë) kanë raportuar nivele pagash më të larta sesa Bullgaria. Pagat në Mal të Zi gjithashtu tejkaluan nivelin e Hungarisë.

Në të gjitha vendet niveli i pagave ishte dukshëm më i ulët se në Austri.

Në Shqipëri paga mesatare e matur në Paritetin e Fuqisë Blerëse ishte rreth 25 për qind e nivelit austriak, teksa niveli i pagave në Mal të Zi ishte sa 54 për qind e nivelit te Austrisë.

Shifrat gjithashtu tregojnë ndryshimet në nivelet e pagave në krahasim me Austrinë, ku është shënuar vetëm në Shqipëri dhe Kosovë.

Shumica e vendeve të Ballkanit Perëndimor shënuan rritje të lartë të pagave përpara krizës së 2007/2008.

Rritja e pagave reale ishte, në disa raste, dyfishi i asaj që u aplikua në vendet e BE-së. Ashtu si në vendet e në tranzicion rritja u ngadalësua ndjeshëm në vendet e Ballkanit Perëndimor.

Pas krizës, rritja u përshpejtua në vendet partnere, por kjo nuk u reflektua për shumicën e vendeve të Ballkanit Perëndimor. Ashtu si në vendet e Bashkimit Evropian (përveç Austrisë), vendosja e pagave në shumicën e vendeve të Ballkanit Perëndimor ishte e centralizuar vetëm në disa industri. /Monitor/a.m.

Next Post
A do të bjerë qeveria Rama?

17 këshilla antike kineze për Edi Ramën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Kam ardhur të rilidhem me rrënjët”, nipi i Aleksandër Moisiut: Shqipëria, vend interesant

“Kam ardhur të rilidhem me rrënjët”, nipi i Aleksandër Moisiut: Shqipëria, vend interesant

March 26, 2026
Merr fund ëndrra e Botërorit për Shqipërinë. Polonia fiton me përmbysje në Varshavë

Merr fund ëndrra e Botërorit për Shqipërinë. Polonia fiton me përmbysje në Varshavë

March 26, 2026
Kosova shkruan historinë. Fitore spektakolare në Bratislavë dhe tani është vetëm 90 minuta larg Botërorit

Kosova shkruan historinë. Fitore spektakolare në Bratislavë dhe tani është vetëm 90 minuta larg Botërorit

March 26, 2026
Kristi flet për largimet nga muri i Big Brother: Çfarë e detyronte banorin të ikte

Kristi flet për largimet nga muri i Big Brother: Çfarë e detyronte banorin të ikte

March 26, 2026
BBC: Rritet çmimi i karburanteve nga frika e luftës në Izrael

Pasojat ekonomike të luftës- Vendet marrin masa për të ulur ndikimin e konfliktit në Lindjen e Mesme

March 26, 2026
Botërori 2026 vjen me risi, FIFA miraton 5 rregulla të reja

Botërori 2026 vjen me risi, FIFA miraton 5 rregulla të reja

March 26, 2026
Kosova e papërmbajtur! “Dardanët” shënojnë golin e katërt ndaj Sllovakisë

Kosova e papërmbajtur! “Dardanët” shënojnë golin e katërt ndaj Sllovakisë

March 26, 2026
Qeveria e Orban akuzohet për presion të votuesve përpara zgjedhjeve në Hungari

Qeveria e Orban akuzohet për presion të votuesve përpara zgjedhjeve në Hungari

March 26, 2026
“Në mungesë të shikimit kam…”/ Stenaldo flet pas eliminimit nga BBV: Kam fituar zemrat e njerëzve

“Në mungesë të shikimit kam…”/ Stenaldo flet pas eliminimit nga BBV: Kam fituar zemrat e njerëzve

March 26, 2026
“Aferat e Gërdecit”, Geri Kokalari: Trebicka? Ina Rama bëri lojën e Berishës

“Aferat e Gërdecit”, Geri Kokalari: Trebicka? Ina Rama bëri lojën e Berishës

March 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In