• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Analiza e Artur Zhejit: Basha dhe Meta janë më pjellorë sesa Rama!

by A R
24/03/2019 17:35
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Artur Zheji ka bërë një shkrim ku në fokus ka pasur organet gjenitale të liderëve politikë shhqiptarë dhe gazetarëve të njohur.

Zheji shprehet se kryedemokrati Lulzim Basha dhe presidenti Ilir Meta janë në gjendje normale ku nënvizon se kanë dhënë prova.

Ndër të tjera analisti shkruan:

“Për sa i përket “hallateve”, kryeministri hyn dhe krejt gabim në këtë sfidë seksuale dhe riprodhuese të kundërshtarëve të tij politikë, sepse Basha ka dy fëmijë, Ilir Meta ka tre dhe madje edhe shumica e gazetarëve, na kanë qëlluar pjellorë, madje nganjëherë të përfolur, edhe si shumë të dhënë pas seksit, sepse kanë qëlluar mesdhetarë të mirëfilltë dhe hiperaktivë…

Por nejse, mund të më thuhet se “hallatet” janë përdorur në kuptim figurativ, domethënë si njerëz mendërisht jopjellorë.

Kryeministri le të mbajë në këtë fushë, peshoren e tij subjektive, si edhe gazetarët kanë edhe ata, peshoren e tyre, në të cilën kryeministri, u rezulton gjithmonë e më i lehtë dhe më i papeshë”, nënvizon Zheji.

Shkrimi i plotë 

Në fjalimin e tij zgjedhor, mbasi na rrëfeu shëndetin e tij të mirë fizik, kryeministri shpalosi gjithë agresivitetin e tij shpirtëror, mendor dhe zemërak.

Renditi të vërteta, gjysëm të vërteta dhe si gjithmonë një sallatë frutash bajate me shumë gënjeshtra, kësaj rradhe më të përmbajtura se herët e tjera.

Vërtet Tirana sot, në disa pamje është mjaft më e jetueshme, porse jeta bëhet më interesante, kur del jashtë saj dhe të mendosh që ushtria e kullave shumëkatëshe, të porositura drejtëpërdrejtë nga ay, duhet akoma të na pushtojë.
Kjo është e ardhshmja e frikshme, që Veliaj, me Ramën kryeministër, do ta ketë të pamundur ta kundërshtojë dhe të drejtojë vrullin e investimeve në hekur dhe beton, drejt Paskuqanit, te Bulevardi i ri, për të krijuar aty, Tiranën e Re2.
Përtej kësaj, zemërata dhe zulma e vrerit ishte pjesa dërmuese e fjalës kryeministrore, ngjizur me helm të trashur gjarpri, të etur për revansh dhe hakmarrje, sepse punët e tij, nuk janë fare mirë. Dhe kjo është e dukshme dhe nuk mbulohet dot me mjegullën e fjalëve të tij, që ngjanin me një klithëm të papërmbajtur tërbimi, më shumë se sa me një arsyetim kryeministror.

Por pjesa më e ndjerë dhe më e përsosur në metafora, ngjyresa, kthesa, karambole, emfaza, gëlbaza, drithërima, hakërrime, paralajmërime, kërcënime, shpërfytyrime, erdhi te pjesa e spërkatjes me llum të Opozitës dhe të gazetarëve.

Lulëzim Basha, ishte sipas mllefit të tij, që e ka burimin nga ditët e këqia dhe të paralajmëruara që po kalon, një “lider pa hallate”, ndërsa gazetarët dhe analistët, thjesht ca “derra të shtrirë” nëpër studio televizive.
Që pyll pa derra nuk ka, kjo dihet, por kësaj rradhe nga kazanxhinj, gazetarët u shndrruan në fjalorin kryeministror edhe në derra, kjo tingëllon e re dhe e dëshpëruar.

Për sa i përket “hallateve”, kryeministri hyn dhe krejt gabim në këtë sfidë seksuale dhe riprodhuese të kundërshtarëve të tij politikë, sepse Basha ka dy fëmijë, Ilir Meta ka tre dhe madje edhe shumica e gazetarëve, na kanë qëlluar pjellorë, madje nganjëherë të përfolur, edhe si shumë të dhënë pas seksit, sepse kanë qëlluar mesdhetarë të mirëfilltë dhe hiperaktivë…

Por nejse, mund të më thuhet se “hallatet” janë përdorur në kuptim figurativ, domethënë si njerëz mendërisht jopjellorë. Kryeministri le të mbajë në këtë fushë, peshoren e tij subjektive, si edhe gazetarët kanë edhe ata, peshoren e tyre, në të cilën kryeministri, u rezulton gjithmonë e më i lehtë dhe më i papeshë.

Por kjo nuk i zgjidh hallet e tij… (a mos fjala “hallate” buron nga fjala “halle”? E që domethënë se kush ka halle, këto halle, ndikojnë te mbarëvajtja e hallateve?)

Ndoshta po dhe ndoshta jo. Gjykuar nga jeta e sotme e kryeministrit plot halle, e vështirë ta kesh zili, raportin e tij intim me vetminë dhe seksualitetin e vet, kur shkruan dhe merr mijëra mesazhe telefonike në ditë dhe kur ruhet me më shumë roje se presidenti i Rusisë.

Por kjo është një çështje tjetër…

Next Post
VIDEO/ Avionët e NATO-s, spektakël mbi Tiranë

Ish-deputeti i PD kujton 24 Marsin: Dita që i solli lirinë rajonit tonë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Nuk kam takuar tjetër shkrimtar veç Kadaresë”, Rama: Jam i dashuruar me gjuhën shqipe

“Nuk kam takuar tjetër shkrimtar veç Kadaresë”, Rama: Jam i dashuruar me gjuhën shqipe

April 5, 2026
Fermerët do blejnë naftë me çmim tregu, e dini sa do rriten çmimet?

Fermerët do blejnë naftë me çmim tregu, e dini sa do rriten çmimet?

April 5, 2026
Tragjedi në Gjermani! Pema rrëzohet nga era e fortë, 3 viktima në festën e Pashkëve

Tragjedi në Gjermani! Pema rrëzohet nga era e fortë, 3 viktima në festën e Pashkëve

April 5, 2026
68-vjeçari i arrestuar për dhunë ndërroi jetë në spital, dikur tentoi të vetëdigjej, flasin fqinjët: Dhunonte motrat

68-vjeçari i arrestuar për dhunë ndërroi jetë në spital, dikur tentoi të vetëdigjej, flasin fqinjët: Dhunonte motrat

April 5, 2026
“Skema në bujqësi, antikombëtare. Fermerët, kthim te parmenda”

“Skema në bujqësi, antikombëtare. Fermerët, kthim te parmenda”

April 5, 2026
“Epsteini” ynë

Korrigjimi i dështuar i një politike të dështuar subvencionesh për fshatin

April 5, 2026
Paralajmërimi i fortë i Trump për Iranin, reagon Rusia: Hiq dorë nga ultimatumi!

Paralajmërimi i fortë i Trump për Iranin, reagon Rusia: Hiq dorë nga ultimatumi!

April 5, 2026
Ministri i Drejtësisë në IEVP për Pashkë: Ringjallja është kujtesë se asnjë histori nuk mbyllet përfundimisht

Ministri i Drejtësisë në IEVP për Pashkë: Ringjallja është kujtesë se asnjë histori nuk mbyllet përfundimisht

April 5, 2026
Nga Tirana në Teheran, Tritan Shehut i “ngec” kilometri i fundit në komente

Nga Tirana në Teheran, Tritan Shehut i “ngec” kilometri i fundit në komente

April 5, 2026
Sapo ishte liruar nga burgu, humb jetën 50-vjeçari shqiptar në një stacion treni në Itali

Sapo ishte liruar nga burgu, humb jetën 50-vjeçari shqiptar në një stacion treni në Itali

April 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In