• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, April 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Analiza e amerikanëve: Bojkoti i zgjedhjeve është mënyra ‘ideale’ se si shkatërrohen partitë

by Java News
10/05/2017 19:13
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në 96% të rasteve, partitë që kanë zgjedhur të bojkotojnë zgjedhjet në vendin e tyre janë shpërbërë ose kanë humbur peshën e tyre politike pas zgjedhjeve, tregon një analizë ndërkombëtare e publikuar nga Instituti prestigjioz i “Brookings”, në SHBA.

Për më tepër, në të gjithë rastet kur zgjedhjet janë mbajtur, SHBA-të kanë njohur rezultatin, edhe kur në disa raste pjesëmarrja në zgjedhje ka qenë prej vetëm 10%.

Analiza me titullin “Threaten but Participate, Why Election Boycotts are a Bad Idea” (Kërcëno por merr pjesë, Përse bojkoti i zgjedhjeve është një vendim i gabuar), ka analizuar me detaje 171 bojkotet e ndodhura në të gjithë vendet e botës, në periudhën 1990-2009.

Në faqen e parë të këtij studimi prej 16 faqesh, shkruhet se: “Një studim i hollësishëm i 171 bojkoteve të ndodhura në periudhën 1990-2009, tregon qartësisht se me përjashtim të vetëm disa rasteve, bojkoti i zgjedhjeve ka pasur pasoja katastrofike mbi partinë bojkotuese. Në vetëm pak raste pala bojkotuese ka arritur të marrë mbështetje ndërkombëtare dhe pothuajse gjithmonë, bojkoti ka fuqizuar palën tjetër”.

LEXO analizën e plotë në – https://www.brookings.edu/wp-content/uploads/2016/06/02_election_boycotts_frankel.pdf

Rastet që bëjnë përjashtim, në të cilat opinioni ndërkombëtar ka mbështetur palën bojkotuese, janë regjistruar në vende si Bangladeshi, Tajlanda apo Peruja, ku regjime autoritare realisht e kishin bërë pothuasje të pamundur konkurrimin e opozitës në zgjedhje.

Në të gjithë rastet e tjera, opinioni ndërkombëtar dhe SHBA-të kanë njohur dhe kanë mbështetur qeveritë që kanë dalë nga këto zgjedhje.

“Rreth 10% e zgjedhjeve në të gjithë botën janë bojkotuar nga parti të opozitës, por institucionet ndërkombëtare dhe SHBA-të kanë njohur, e madje edhe kanë përgëzuar zgjedhje në të cilat pjesëmarrja popullore ka qenë vetëm 10%”, shton më tej raporti i “Brookings”.

Në fund të këtij raporti, sqarohet se në 4% të rasteve kur bojkoti si mënyrë ka pasur sukses, ai ka ndodhur në vende ku opozita kishte një mbështetje të gjerë popullore dhe garanci pothuajse të plotë për fitoren në zgjedhje, por bojkoti u zgjodh si metodë elektorale, për të masivizuar lëvizjet opozitare e për të vendosur kushte, që do të garantonin një transparencë më të madhe të zgjedhjeve.

Në Shqipëri, opinioni ndërkombëtar, përfshi OSBE/ODHIR dhe SHBA-të kanë bërë të qartë në më shumë se një rast se do të njohin rezultatin e zgjedhjeve, pavarësisht pjesëmarrjes në to të PD-së ose jo.

Këto statistika të nxjerra nga raste të ngjashme në të gjithë botën, tregojnë se rruga e bojkotit, me përjashtim të disa rasteve unikale për nga karakteristikat, ka qenë një vetvrasje politike për partinë që e ka zgjedhur si rrugë.

ma.me

Next Post
Horoskopi 20 Gusht 2016

Horoskopi, e enjte 11 maj 2017

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Mes SHBA-së, NATO-s dhe BE-së, cilën zgjedhin shqiptarët? Zbardhen rezultatet e sondazhit

Mes SHBA-së, NATO-s dhe BE-së, cilën zgjedhin shqiptarët? Zbardhen rezultatet e sondazhit

April 6, 2026
“Paguhem në Iran, por nuk marr dot rrogën”, Jasir Asani thyen heshtjen: Futbolli i padrejtë

“Paguhem në Iran, por nuk marr dot rrogën”, Jasir Asani thyen heshtjen: Futbolli i padrejtë

April 6, 2026
“Ju shpall zyrtarisht burrë e grua”/ Mateo dhe Brikena shkëmbejnë unazat, banorja: Dua të jem përgjithmonë me ty

“Ju shpall zyrtarisht burrë e grua”/ Mateo dhe Brikena shkëmbejnë unazat, banorja: Dua të jem përgjithmonë me ty

April 6, 2026
“Jemi bërë si Bjellorusia”, Shehi: Opozita nuk prodhon më njerëz, ja si fitohen zgjedhjet

“Jemi bërë si Bjellorusia”, Shehi: Opozita nuk prodhon më njerëz, ja si fitohen zgjedhjet

April 6, 2026
Shqipëria në negociata intensive për t’u integruar në BE, sondazhi: 65.2 % besojnë te Rama, 2030 afat realist

Shqipëria në negociata intensive për t’u integruar në BE, sondazhi: 65.2 % besojnë te Rama, 2030 afat realist

April 6, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

“Autoriteti” politik është Fe

April 6, 2026
Izraeli urdhëron evakuimin masiv të 40 fshatrave në Liban

Izraeli urdhëron evakuimin masiv të 40 fshatrave në Liban

April 6, 2026
Artemis II thyen rekordin e Apollo 13, astronautët arrijnë distancën më të largët nga Toka

Artemis II thyen rekordin e Apollo 13, astronautët arrijnë distancën më të largët nga Toka

April 6, 2026
Zgjedhjet vendore 2027, Muça: Opozita duhet të ketë kandidatin për Tiranën në tavolinë

Zgjedhjet vendore 2027, Muça: Opozita duhet të ketë kandidatin për Tiranën në tavolinë

April 6, 2026
Krizë nafte në disa aeroporte italiane, Berberi: Avionët e linjës Tiranë-Brindisi, duhet të pajisen me karburant edhe për kthim! Nëse ‘Hormuzi’ nuk hapet…

Krizë nafte në disa aeroporte italiane, Berberi: Avionët e linjës Tiranë-Brindisi, duhet të pajisen me karburant edhe për kthim! Nëse ‘Hormuzi’ nuk hapet…

April 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In