Dhoma Amerikane ka dorëzuar komentet e saj për paketën fiskalë në Ministrinë e Financave, bënë të ditura burime nga kjo e fundit. Dy janë vërejtjet kryesore të Dhomës: Së pari po i lihet hapësirë të madhe Këshillit të Ministrave përmes VKM-ve, sidomos për uljen e kufirit të TVSH-së dhe taksën e pronës dhe së dyti paketa nuk ka nxitës realë për biznesin. Dhoma mendon edhe se kalimi i taksës së pasurisë mbi bazën e vlerës së tregut është i parakohshëm.
Ajo tërheq vëmendjen edhe për mosperfshirjen e uljes se tatimit mbi dividentin dhe tatimit mbi te ardhurat personale, pavarësisht premtimit të qeverisë.
I lihet shumë kapësira KM, kufiri TVSH-së të përcaktohet me ligj
Nga leximi i projektligjeve te propozuara si pjese e Paketes Fiskale 2018, anetaret e Dhomes jane te mendimit qe keto projektligje percaktojne vetem disa parashikime te pergjithshme dhe lene nje hapesire te madhe per plotesim nga ana e Keshillit te Ministrave.
Sipas nenit 155 te Kushtetutes se Shqiperise “Taksat, tatimet dhe detyrimet financiare kombëtare e vendore, lehtësimi ose përjashtimi prej tyre i kategorive të caktuara të paguesve, si dhe mënyra e mbledhjes së tyre caktohen me ligj”.
Me tej, sipas nenit 118 te Kushtetutes, “Aktet nënligjore nxirren në bazë dhe për zbatim të ligjeve nga organet e parashikuara në Kushtetutë. Ligji duhet të autorizojë nxjerrjen e akteve nënligjore, të përcaktojë organin kompetent, çështjet që duhen rregulluar, si dhe parimet në bazë të të cilave nxirren këto akte”.
Si ne rastin e dispozitave te projekt-ligjit per ndryshime ne ligjin per TVSH, tek projektligji per ndryshime ne ligjin per tatimin mbi te ardhurat si dhe tek projektligji per ndryshime ne ligjin per taksat vendore, autorizohet Keshilli i Ministrave qe te percaktoje“kushtet, kriteret dhe procedurat për zbatimin” e dispozites ligjore. Por asnje nga projekt-ligjet nuk parashikon parimet mbi bazen e te cilave do te nxirret akti nenligjor nga Keshilli i Ministrave. Kjo gje sjell si pasoje lenien e nje fushe veprimi te gjere per Keshillin e Ministrave per te percaktuar çfaredolloj kushti apo kriteri per tatimpaguesit qe te detyrohen te paguajne nje tatim apo te perfitojne lehtesira tatimore.
Ne opinionin e anetareve të Dhomës, ligji duhet te percaktoje qarte detyrimin tatimor duke percaktuar qarte dhe pa ekuivoke si bazen e tatueshme ashtu edhe normen tatimore. Aktet nenligjore do te duhet me tej te specifikojne detaje apo japin sqarime, por jo te vendosin elemente teperllogaritjes se detyrimit tatimor.
Shembulli tipik eshte autorizimi i Keshillit te Ministrave per te vendosur kufirin e regjistrimit ne TVSH. Dhoma mendon se kufiri i regjistrimit duhet te caktohet ne ligj (qofte ne nje shume te percaktuar apo nje segment ku parashikohet nje shume minimale dhe maksimale, brenda te cilit mund te vendose Keshilli i Ministrave). Per me teper, ligji duhet te percaktoje ne menyre specifike cilat jane rastet e përjashtimit nga detyrimi per regjistrimin ne TVSH apo cilat jane kategorite e veçanta ku kufiri minimal i regjistrimit mund te jete i ndryshem.
Shembull tjeter eshte autorizimi i Keshillit te Ministrave qe te përcaktoje me vendim “aktivitetet që përfshihen në fushën e prodhimit të software-ve si dhe procedurat për zbatimin e nenit qe lidhet me normen e reduktuar te tatimit mbi fitimin”.
Ashtu siç eshte formuluar kjo dispozite, eshte e paqarte se ku do te bazohet Keshilli i Ministrave per te pergatitur listen e aktiviteteve qe perfitojne nga perjashtimi dhe çfare procedurash do te rregulloje. Ligji duhej te sanksiononte listen e aktiviteve sipas Nomenklatures se Aktiviteteve Ekonomike te cilat do te perfshiheshin ne kete incentiv.
Se fundmi, ne projektligjin per taksat vendore lihet e hapur per t’u percaktuar nga Keshilli i Ministrave miratimi i “metodologjisë për përcaktimin e vlerës së tatueshme të pasurisë së paluajtshme – ndërtesa”, por ne kundershtim me dispozitat kushtetuese te siperpermendura nuk parashikohet asnje parim ku do te bazohet Keshilli i Ministrave per miratimin e metodologjise.
Ulja e kufirit te regjistrimit ne TVSH
Ulja e kufirit te regjistrimit ne TVSH, sipas Dhomës, duhet te kete parasysh parimet e meposhtme:
(a) lehtesimi i procedurave te deklarimit te TVSH nga bizneset e vogla me deklarime tre-mujore, heqje gjobash per vonese ne deklarim etj. si dhe
(b) mos futja ne TVSH e bizneseve shume te vogla.
Shqetesim per anetaret tane perben kapaciteti i administrates tatimore (dhe sistemit e-tax) per manaxhimin e nje numri te madh subjektesh ne TVSH. Kostoja e administrates per menaxhimin dhe kontrollin e ketyre subjekteve duhet te justifikohet me te ardhurat qe ata do te sjellin ne buxhet. Shqetesimi tjeter ka lidhje me faktin se fokusi i administrates tatimore nuk duhet te zhvendoset tek tatimpaguesit e vegjel pasi demi me i madh ne buxhet shumicen e rasteve behet nga te medhenjte.
Nga ana tjeter, iniciativa ne uljen e kufirit te TVSh duhet te shoqerohet me masa te tjera ne kuadrin e tatimit te thjeshtuar mbi fitimin apo tatimin mbi fitimin. Per shkak te ndryshimeve thelbesore ne procedura dhe barre tatimore ndermjet ketyre dy lloj tatimeve qe ndahen tek xhiro vjetore 8 milion Leke, ka nje shtytje te kuptueshme te subjekteve qe te qendrojne nen kufirin prej 8 milione Leke (perfshire ketu hapjen dhe mbylljen e Nipteve per te njejtin aktivitet).
Sugjerimi yne eshte qe ministria te propozoje ndryshimin e ligjit per tatimin mbi te ardhurat dhe ate per taksat vendore qe te vendose nje menyre dhe mase tatimi qe iu lejon ketyre bizneseve te vogla formalizimin e tyre pa barre fiskale te ekzagjeruar. Ne kete kendvshtrim, duhet te trajtohen vecmas aktivitetet e shitjes se mallrave dhe ato te sherbimeve per arsye se tek ofrimi i sherbimeve, xhiro prej 8 milione eshte me prane fitimit neto te subjektit ndersa ne rastin e shitjes se mallrave, pjesen me te madhe te xhiros e ze vlera e shitjes se mallrave (dhe jo marxhi i fitimit).
Pra, duke i mbetur filozofise se kush fiton (jo qarkullon) me shume paguan me shume, klasifikimi i biznesit te behet ne baze te fitimit. Kjo e shoqeruar me lehtesim te raportimit/ dokumentimit per bizneset me xhiro te vogel. Duke u tatuar fitimi dhe jo xhiro do te kete efekt edhe ne kerkesen me te madhe per te dokumentuar levizjet e mallrave dhe uljen e presionit per te fshehur te ardhurat/qarkullimin.
Njohja e shpenzimeve te zbritshme per individet
Perfshirja ne shpenzime te zbritshme per qellime te te ardhurave personale (vjetore) te me shume shpenzimeve, pergjithesisht ato lloj shpenzimesh per te cilat te ardhurat zakonisht shkojne te patatueshme nga ofruesit e ketyre sherbimeve (psh. sherbimet dentare dhe shendetesore, riparimet e automjeteve, kurset trajnuese ose kurseve jashteshkollore, qirase se shtepive etj) . Rimbursimi i tatimit per keto lloj shpenzimesh do te zevendesohej ne buxhet nga tatimi qe do u merrej furnizuesve.
Futja e takses se pasurise se paluajtshme mbi bazen e vleres se tregut
Taksimi i pasurive te paluajtshme mbi baze vlere tregu te pasurise dhe jo mbi baze fikse eshte i parakohshem. Niveli dhe standarti i jeteses eshte shume i ulet krahasuar me vendet e tjera te rajonit ku aplikohet takse si perqindje mbi vleren. Do te rendonte shume buxhetin familjar te nje familjeje shqiptare duke ulur nivelin e konsumit dhe do te kete impakt negativ ne ekonomi.
Perpara se te ndermerren hapa te tille duhet te analizohet nje here standarti i jeteses dhe mundesia per ta perballuar nga nje qytetar shqiptar. Ne anen tjeter vendi yne vijon te kete probleme te theksuara me pronen ku shume prona jane te paregjistruara, pa-legalizuara, jane te zaptuara etj. Duhet te zgjidhen njehere ngercet e krijuara nga ligji i prones dhe pastaj te kalohet tek taksimi i saj.
Sugjerojme qe taksimi i pasurive te paluajtshme te vijoje te jete mbi baze fikse i cili serish eshte i drejte sepse bazohet ne siperfaqen qe çdo pronar zoteron. Shteti duhet t’i krijoje mundesi rezidenteve permes punesimit, zgjidhjes se problemeve me pronen dhe rritjes se standartit te jeteses perpara sesa te kerkoje te vjele prej tyre.
Mosperfshirja e uljes se tatimit mbi dividentin dhe tatimit mbi te ardhurat personale
Pavaresisht premtimit te qeverise shohim se Paketa Fiskale 2018 nuk permban ndonje dispozite per uljen e tatimit mbi dividendin si dhe uljen e tatimit mbi te ardhurat personale. Eshte tashme e pranuar nga te gjithe qe ulja e ketyre dy normave do te jepte nje efekt pozitiv ne rritjen e investimeve dhe trajtim me te favorshem te punemarresve.
NE VIJIM KOMENTET TEKNIKE
Komente specifike per dispozita te veçanta
Projektligji per taksat vendore
- Procedura e apelimit kunder taksave vendore
Ne projektligj parashikohet ndryshimi i procedures se apelimit kunder taksave vendore nga Kryetari i Bashkise tek nje strukture apelimi ne bashki.
- Duke patur parasysh se ne bashkite e vogla mund te mos kete vend per struktura apelimi te mirefillta, duhet qe ligji te parashikoje nje standard minimal per menyren e strukturimit dhe funksionimit te struktures se apelimit duke mos e lene kete ne dore te çdo keshilli bashkiak.
- Nga ana tjeter, ligjit per taksat vendore i mungon nje dispozite e shprehur qarte ku te percaktohet se struktura e apelimit duhet te ktheje pergjigje brenda 30 ditesh nga marrja e ankimit dhe qe tatimpaguesi mund te ankimohet ne gjykate brenda 30 ditesh nga vendimi i struktures se apelimit. Kjo gje edhe mund te konkludohet per analogji me Drejtorine e Apelimit Tatimor sipas ligjit per procedurat tatimore, por sugjerojme qe te percaktohet shprehimisht ne menyre qe te shmanget çdo paqartesi. E njejta gje edhe per detyrimin per parapagimin e principalit dhe kamatevonesave perpara paraqitjes se apelimit tatimor perpara struktures se apelimit ne bashki.
- Rivleresimi tatimor i takses mbi ndertesen kundrejt personit jo-pronar
Ne nenin 6 te projektligjit me te cilin shtohet neni 22/1 parashikohet se: “Taksapagues është individi, personi fizik ose juridik pronar i ndërtesës, personi që ka aplikuar për legalizim të ndërtesës sipas ligjit “Për legalizimin, urbanizimin dhe integrimin e ndërtimeve pa leje” ose ai që e shfrytëzon ose përdor ndërtesën, nëse pronari nuk mund të përcaktohet ose nuk gjendet”.
Nuk eshte i qarte nocioni i “pronari nuk mund te percaktohet ose nuk gjendet”, duke lene vend qe vleresimi tatimor te behet direkt per qiramarresin, nderkohe qe ky i fundit mund te kete dokumenta qe tregojne cili eshte pronari por jo ku gjendet pronari.
- Nen-kategorizimi i takses mbi ndertesen sipas qellimit te perdorimit
Ne nenin 6, shtohet neni 22/2 sipas te cilit:
“Shkalla e taksës mbi ndërtesat e cila aplikohet si përqindje e bazës së taksës, është si më poshtë:
0.05% për ndërtesën ku taksapaguesi ka banimin e përhershëm ose zakonisht banon.
0.15% për ndërtesën që përdoret, shfrytëzohet për veprimtari ekonomike”.
Sugjerojme qe ne vend te termit “ku taksapaguesi ka banimin e përhershëm ose zakonisht banon” te perdoret “ndertese qe perdoret per banim”.
Çfare ndodh me ndertesat qe nuk perdoren as per banim por as per veprimtari ekonomike si ne rastin e garazheve? Ligji nuk permban nje parashikim te tille. Per me teper, sugjerojme qe ligji te permbaje me shume nen-kategori te ndertesave qe perdoren per tregti, duke patur parasysh qe trajtimi per secilen kategori te jete proporcional me natyren e aktivitetit.
- Ndarja e kompetencave te pushtetit vendor me pushtetin qendror tek taksa e pasurise se paluajtshme
Neni 22/4 eshte kontradiktor me nenin 22/5.
Sipas nenit 22/4, njësia e ngarkuar me administrimin e taksës mbi pronën në nivel qëndror përcakton nivelin e vlerësuar të taksës së pasurisë së paluajtshme për ndërtesat si dhe detyrimin e taksës së pronës me metoda alternative të vlerësimit. Nderkohe, sipas nenit 22/5, njesia e qeverisjes vendore eshte pergjegjese per shqyrtimin e ankimit administrativ të taksapaguesve. Pra, do te rezultonte qe detyrimin e vendos njesia qendrore ndersa ankimi behet para njesise vendore. Kjo do te thote qe njesia vendore nuk do te kete asnje vendimmarrje pasi do ta lere te gjithe pergjegjesine me njesine qendrore.
Ne sugjerojme qe njesia qendrore te kete sa me pak kompetenca, vetem ne lidhje me krijimin dhe mirefunksionimin e kadastres fiskale por vleresimi tatimor te jete funksion i vetem dhe i mirefillte i qeverisjes vendore.
- Dhenia e autorizimit personave private per mbledhjen e takses
Paragrafi 2 i nenit 22/5 i cili autorizon Keshillin e Ministrave te jape me koncesion mbledhjen e takses mbi pasurine eshte ne kundershtim me parimet e tregut pasi kalimi i te drejtes per mbledhjen e takses nje entiteti privat duhet te behet me procedure konkurruese, perfshire ketu edhe konkurrimin per komisionin e agjentit qe do te perfitoje njeri apo tjetri agjent.
- Trajtimi me fokus te veçante i biznesit te vogel
Ne kete pakete fokusohet sektori i turizmit ne lidhje me TVSH dhe teknologjia ne lidhje me tatim fitimin, te cilat si sektore japin me shume incentiva per te ardhmen. Nderkohe qe Shqiperia si vend i vogel qe eshte mendojme se duhet t’i kushtoje me teper rendesi bizneseve te cilat japin ndikim ne afatshkurter siç jane profesionet e lira.
Bizneset e vogla me kete ligj qe pritet te zbatohet vitin tjeter, do te kalojne si subjekte me TVSH dhe do te duhet te paguajne çdo muaj perveç sigurimeve shendetesore dhe shoqerore, tatimit ne burim edhe TVSH. Nga kjo nenkuptohet qe keto biznese do te duhet te nxjerrin me shume leke nga xhepi i tyre. Mire do ishte qe te mendohej dhe per kete fakt, pasi si biznese te vogla, me tere keto shpenzime per nje muaj, dihet fundi i tyre. Kjo nenkupton qe duhet t’u kushtohej rendesi edhe ketyre lloj subjekteve qe te mos perfundojne ciklin e jetes se tyre pa nisur akoma.
- Ndryshimet ne taksen e tabeles.
Industria e reklamimit ne LED ka target reklamimin dhe shikimin nga distancë prej qindra metrash ose kilometrash, duke bërë ngritjen e nivelit të reklamimit në standarte botërore. Gjithashtu, ekranet “LED” kanë përmasa të mëdha për vete qëllimin që përmbushin: shfaqjen e informacionit/reklamimit për t’u lexuar dhe identifikuar në distanca relativisht të mëdha (rasti i ekraneve “LED” në ndërtesat në rrethrrotullimin e sheshit “Pavarsia” / “Zogu I Zi” mbikalimi i Kamzës, nënkalimi tek City Park etj). Kjo bën që llogaritja e taksës së tabelës jo me sipërfaqe fikse prej 18 m2, por ne baze të përmasave të këtyre lloj ekraneve, të prodhojë nivele taksimi të jashtëzakoshme për një ekran “LED” të cilat nxjerrin me humbje këtë industri.
Kjo industri, synon krijimin e fitimit, pra është Industri që synon të jëtë fitimprurëse, bazuar në plane biznesi të bëra që më parë e të menduara mirë (pra më parë se ekranet të montohen në këta hapesira).
Kjo është dhe arsyeja që bizneset nuk e marrin përsipër këtë risk pa marrë më parë lejen e ndërtimit të saj, sipas të gjitha kërkesave ligjore që kërkon një leje ndërtimi, duke bërë partner në nje mënyre dhe Bashkinë e Tiranës, në konceptin e fitimit nga të dyja palët.
Llogaritë e planeve tona të biznesit janë bërë me afate shumë vjecare, duke u bazuar në nivelin e taksave ekzistuese, për shkak të vlerës shumë të madhe te investimit fillestar. Llogaritjet tona kanë konsistuar në:
- Amortizimet që vijnë si rezultati vlerës së ekranit “LED”, i cili varion në vlerë nga 40 000-100 000 euro/vit.
- Kostot e marrjes me qera të objektit ku do montohet ekrani.
- Kostot e ndërtimit të konstruksionit mbajtës dhe përforcimeve të objektit.
- Kostot e instalimeve të reja të lidhjes së energjisë për shkak të fuqisë së madhe të instalimit (janë të fuqive deri në 100 Kë).
- Kostot e shpenzimeve mujore të energjisë.
- Të gjithë llojet e taksave që rrjedhin si pasoje e këtij investimi.
- TVSH-së, e cila nuk është e përjashtuar si në rastin e raklamave televizive.
- Si dhe shpenzimeve të tjera (interesa bankare, mirëmbajtje, specialist etj.)
Niveli i ri i taksimit të kësaj industrie sipas tarifave te propozuara projekt ligjin e Taksave Vendore sipas kesaj pakete, e kthen atë në nje Industri me humbje dhe të paleverdisshme, për shkak se cmimi i shërbimeve të ofruara të tretëve nuk mbulon dot kostot, shpenzimet dhe taksimin. Niveli i shpërpjestuar i taksimit të ekraneve “LED” në bazë të kategorizimit si tabela elektronike, që përcaktohet nga përmasat në m2 të tabelës, i detyron të gjithë subjektet e kësaj Industrie të mbyllin këtë aktivitet për shkak të humbjeve, duke transferuar këtë humbje shumë të mëdha në bilancet fiskale. Gjithashtu do të duhet të na njihen dhe të kthehen edhe kostot e investimeve te parashikueshme, në lejet e ndërtimit, të aprovuara mga Bashkia e Tiranës, gjë e cila do të ulte të ardhurat e buxhetit të Bashkisë, në vitet në vijim.
Në gjykimin tonë, klasifikimi i ekraneve LED si tabela elektronika dhe rrjedhimisht aplikimi i çmimit/ m2 përkatës, nuk mund të shërbejë si bazë për taksimin e kësaj Industrie dhe për adresimin e drejtë të taksimit të ekraneve “LED” ose të teknologjisë së ngjashme. Për këtë duhen ndërmarre hapat e nevojshme për përshtatjen e kuadrit ligjor nga organet kompetente, në nivel qëndror dhe vendor.
Projekt-ligji per tatimin mbi te ardhurat
- Incentivimi i eksperteve te IT dhe i eksperteve te tjere
Nese shteti shqiptar synon te mbaje pjesen intelektuale ne vend nuk zgjidhet kjo vetem me uljen e tatim fitimit per kompanite, sepse impaktin final e ka ne biznes dhe jo ne te ardhurat e individit. Nese do incentivohen intelektualet te rrine ne Shqiperi kjo behet duke ulur tatimin mbi te ardhurat personale,i cili eshte shume i larte ne vendin tone. Mund te vijoje te jete nje taksim progresiv por niveli i trete ku futen dhe pjesa intelektuale eshte shume i larte 23%, mund te sugjerohet dicka me e moderuar qe ruan perseri progresivitetin. Kjo do ishte nje incentive per te ruajtur njerezit intelektuale ne vend.
Gjithashtu nje menyre per te incentivuar kompanite qe operojne ne fushen e teknologjise do ishte qe pajisjet informatike te kene nje metode amortizimi lineare per keto lloj pajisjesh te cilat jo vetem qe amortizohen shpejt por teknologjia avancon dhe i zevendeson shume shpejt. Propozojme amortizim linear me norme 25%.
- Nevojiten sqarime ne ligj ne lidhje me tatim-fitimin e shoqerive qe prodhojne softëare.
Ndryshimet e fundit te propozuara ne draftin e Ligjit “Per tatimin mbi te ardhura” shprehen qe kompanite qe prodhojne softëare do te kene nje tatim – fitimi ne masen 5%. Ne fakt tregu njeh kompani te cilat nuk kane aktivitet te vetem vetem prodhimin e softëare por edhe aktivitete te tjera tregtare, si shitje hardëare, distribucion etj.
Si do te funksionoje ne praktike zbatimi i kesaj mase tatimi? Pra do te ndahet tatimi ne varesi te objektit te veprimtarise apo do te zbatohet vetem nje tatim?
SEKSIONI 3. Propozime per ndryshime te tjera te paperfshira ne Paketen Fiskale 2018
Ligji per tatimin mbi te ardhurat
- Zgjatja e periudhës së mbartjes për humbjet tatimore
Një nga synimet kryesore të Qeverisë Shqiptare është të tërheqë gatishmërinë e investimeve të huaja direkte (IHD) për të kryer investime Greenfield (në fushën e gjelbër). Duke pasur parasysh natyrën dhe përmasën e këtyre investimeve Greenfield, zakonisht nevojiten 3-5 vjet përpara se këto investime të fillojnë të nxjerrin fitime. Në disa raste, për shkak të kushteve të tregut, kjo periudhë mund të jetë edhe më e gjatë. Në rrethana të tilla, këto shoqëri mbledhin humbjet të cilat duhet të shfrytëzohen ndaj fitimeve në të ardhmen.
Legjislacioni shqiptar, sipas Ligjit për “Tatimin mbi të Ardhurat” nr. 8438 datë 28.12.1998, i ndryshuar, parashikon që humbjet tatimore mund të barten dhe shfrytëzohen për një periudhë jo më shumë se 3 vjet.
Në referim të argumentit të lartpërmendur, kur këto Shoqëri fillojnë të nxjerrin fitime dhe duke marrë parasysh kushtet aktuale ekonomike të pandryshuara, është e qartë se dispozita përkatëse e legjislacionit shqiptar nuk i shërben qëllimit të krijimit të një ambienti tërheqës për investimet Greenfield. Përkundrazi, vendet fqinje si Greqia, Bullgaria, Serbia, Turqia u japin Shoqërive një periudhë minimale prej 5 vjetësh për të shfrytëzuar humbjet tatimore.
Rekomandime
Duhet pasur parasysh fakti se vendet e BE-së, si p.sh Italia, u japin shoqërive një periudhë të pacaktuar kohore për shfrytëzimin e humbjeve tatimore të krijuara gjatë 3 viteve të para të investimit. Në këtë drejtim, si dhe me qëllim krijimin e një mjedisi tërheqës për investimet e huaja direkte që kryejnë investime Greenfield, rekomandohet së tepërmi që periudha 3 vjeçare e përcaktuar në ligjin “Për Tatimin mbi të Ardhurat”, të zgjatet minimalisht 10 vjet.
Ligji per TVSH
- Vonesat ne rimbursimin e TVSH
Per te shmangur shtimin e shumave te TVSH te parimbursuara nga administrata tatimore, sugjerojme si me poshte:
- te percaktohet shprehimisht ne ligj qe ne rast te kredive tatimore qofte per TVSH apo tjeter tatim, pavaresisht se mund te jene te pakontrolluara, te mund te perdoren per te kompensuar detyrime te tjera tatimore. Kjo gje do te shfryje efektin nga vonesat ne kontroll dhe rimbursim te TVSH;
- te lejohet kompensimi me detyrime doganore (tarife doganore, TVSH apo taksa kombetare te pagueshme ne dogane);
- interesi per rimbursim me vonese te TVSH te perllogaritet automatikisht nga sistemi e-tax.
- Njohja e borxhit te keq
Ne ligjin e TVSH-se te ndryshohet pika 1 e Nenit 84 “Borxhi i Keq” si me poshte:
“Kur një pagesë nuk është marrë plotësisht apo pjesërisht për një furnizim të tatueshëm prej furnizuesit dhe është njohur si detyrim me vendim gjyqësor të formës së presë, si dhe ka qenë i pamundur ekzekutimi për një periudhë 6 mujore, lejohet zbritja e TVSH-së përkatëse, e cila është TVSH e zbatuar në përputhje me këtë ligj për shumën e pa arkëtuar të borxhit të keq”.
Borxhi i keq duhet te njihet ne momentin kur provohet pamundesia e ketij arketimi. Kjo pamundesi provohet nga shoqerite permbaruese, te cilave ligji iu ka dhene atributin e mbledhjes se borxhit, ose te shpalljes se tij si te pambledhshem ne kushte te caktuara.
Ligji per taksat vendore
- Taksat e Përkohshme
Ligji për Taksat Vendore (Neni 33) parashikon që Këshilli Bashkiak, kur gjykon të domosdoshme, vendos taksa me karakter të përkohshëm, në interes të përgjithshëm të komunitetit, në territorin brenda juridiksionit të tij. Sidoqoftë, nuk jepet asnjë specifikim tjetër në ligj lidhur me kufizimet e këtij autoriteti, arsyetimin e domosdoshëm që duhet të mbështesë vendimin për vendosjen e këtyre taksave, si dhe qartësimin se çfarë do të ishte e domosdoshme për komunitetin, për qëllimet e vendosjes së këtyre taksave. Kjo e lë Këshillin Bashkiak një autoritet që tejkalon vetë ligjin dhe krijon pasiguri për të ardhmen.
Rekomandime
Me qëllim garantimin e zbatimit të parimeve kushtetuese në vendosjen e Taksave, por gjithashtu për të shmangur ekspozimin e paparashikueshëm dhe të pajustifikuar financiar të operatorëve të biznesit, Ligji duhet të përcaktojë qartësisht dhe Këshillat Bashkiakë duhet të përcaktojnë dhe parashikojnë qartësisht në vendimet e tyre, gjatë vendosjes së taksave të tilla të përkohshme, me arsyetimin e mjaftueshëm mbi:
- nevojat përkatëse të komuniteteve për përfitimin e të cilëve aplikohen këto taksa;
- kushtet dhe kriteret për llogaritjen dhe implementimin e këtyre taksave.
Gjithashtu, këto taksa nuk duhet:
- të aplikohen më shumë se 2 vjet rresht dhe të mos përsëriten brenda periudhës 5 vjeçare duke filluar nga viti i fundit i zbatimit të këtyre taksave;
- të tejkalojnë në vit 50% të taksave të përgjithshme lokale vjetore ne buxhetin e bashkise.
Ligji per taksat kombetare dhe ligji per akcizen
- Taksa e akcizes dhe taksa e karbonit per lendet djegese
Për shkak të ndryshimeve gjatë vitit 2012 në ligjin “Për akcizën” dhe “Për taksat kombëtare”, Shqipëria aktualisht aplikon taksat indirekte për lëndët djegëse të ngurta, në shumën 5 lekë / kg (d.m.th 2 lekë / kg për akcizën dhe 3 lekë / kg për taksën e karbonit). Këto taksa rrisin çmimin e importit të karburantit me 45% – 50%.
Kjo rritje në industrinë e çimentos përkthehet një barrë e konsiderueshme në strukturën e saj të kostos, që ka një efekt prej ~ 2.5 – 3 euro kosto shtesë për ton të produktit përfundimtar, në varësi të llojit të çimentos së prodhuar. Në tregjet ndërkombëtare tregtare kjo pengesë në kosto është e rëndësishme dhe nëse nuk hiqet do të dëmtojë shumë shpejt kapacitetin e Shqipërisë për të eksportuar çimento.
AsBE- jadhe asvendetfqinje(me përjashtim tënjë taksetë vogël nëKosovë)nuk aplikojnëtaksaindirekte mbilëndët djegësetë cilat përdoren në industri. Produktet eenergjisëdheenergjia elektrikenë vendet eBE-sëtatohen vetëm kuratopërdoren si lëndë djegëse për motorëapo përngrohjedhejo kurpërdorensi lëndë e parë/ lëndë djegësenëprocesin eprodhimit, apo përqëllimetë reduktimitkimikose në procese elektrolitikedhemetalurgjike.(Direktiva e BE-së2003/96/KE,e datës 27 tetor 2003, e cila ristrukturonkuadrin ligjortë Komunitetitpërtatimin eprodukteve të energjisë dheenergjinë elektrike).
Sa më sipër, Taksa e Akcizës, si dhe Taksa e Karbonit, duke qenë se janë taksa indirekte, zakonisht aplikohen për produktin përfundimtar dhe si të tilla mbulohen nga konsumatori përfundimtar. Duke pasur parasysh mënyrën se si këto taksa indirekte aplikohen aktualisht në Shqipëri ato rendojnë produktin ndërmjetësues, duke prekur në këtë mënyrë prodhuesin.
Përveç sa më sipër dhe në lidhje me Taksën e Akcizës, edhe mekanizmi i rimbursimit i parashikuar nga LIGJI për Akcizën nuk siguron çlirimin e nevojshëm të ofruar nga kuadri ligjor i BE-së, pasi legjislacioni evropian aplikon përjashtimin e akcizës dhe JO rimbursimin për produktet e energjisë kur ato përdoren si lëndë e parë / lëndë djegëse në procesin e prodhimit apo për qëllime të reduktimit kimik apo në proceset elektrolitike dhe metalurgjike;
Rekomandime
Heqja e Taksës së Akcizës dhe Karbonit, duke zbatuar në këtë mënyrë standardin e aplikuar në BE, pritet të rivendosë kushte të barabarta në tregun e çimentos së Shqipërisë dhe në këtë mënyrë të përmirësojë konkurrencën e industrisë vendase e cila është prekur në mënyrë disproporcionale nga krizat ekonomike. Duhet të theksohet se industria vendase e çimentos i shton produktit përfundimtar vlera lokale të konsiderueshme, kontribuon në të ardhurat tregtare të Shqipërisë me ~ 48 milionë EURO në vit dhe siguron punësim për mbi 800 punonjës të drejtpërdrejtë.
Megjithatë, duke pasur parasysh ndikimin e konsiderueshëm të këtyre taksave në buxhetin e shtetit, një zgjidhje alternative është (i) zëvendësimi i tyre me një rritje ekuivalente në TVSH ose vendosjen e një TAKSE tjetër në vend të saj, për tu aplikuar për produktin përfundimtar (çimento) OSE ii) heqjen e taksës së karbonit dhe akcizës në masën e zbatueshme për eksportet që kryhen dhe vendosjen e taksave doganore ekuivalente për produktet e çimentos të importuara OSE (iii) të paktën aplikimin e një skeme rimbursimi për Taksën e Karbonit në formën që aplikohet gjithashtu për Taksën e Akcizës.
- Propozojme futjen e nje takse doganore ne forme akcize ndoshta per pajisjet IT te perdorura qe importohen ne Shqiperi.
Ne BE, keto produkte ne fund te ciklit te perdorimit duhet te paguajne nje fee riciklimi e cila ne varesi te peshes mund te shkoje 30-50 eur per cope. Mendojme qe kjo vlere duhet te futet si takse peer keto produkte.
Se pari : Deshirojme te nenvizojme faktin se krahasuar me vendet e rajonit (Maqedoni, Mal i Zi) te cilat nuk lejojne hyrjen e elektroshtepiakeve te perdorura ne tregun perkates te tyre, Shqiperia lejon hyrjen e ketyre produkteve te perdorura ne tregun e saj. Si rrjedhoje, shteti Shqiptar, nese do te ndiqte praktiken e ketyre vendeve te rajonit, do te perfitonte te ardhura shtese ne forme te tatimit mbi vleren e shtuar, perafersisht ne vleren e mesiperme, vlere e cila ne keto momente konsiderohet si humbje per buxhetin e shtetit
Se dyti :ruajtja dhe mbrojtja e ambjentit. Shqiperia eshte nje nder ato vende qe ka probleme te shumta lidhur me masat e marra per te garantuar kete mbrojtje.
Importimi i produkteve te perdorura ne tregun Shqiptar shoqerohet me rreziqe te cilat nuk mund te identifikohen lehtesisht nga konsumatoret apo nga institucionet shteterore perkatese. Keto rreziqe lidhen me substancat toksike te keyre produkteve, te cilat jane te demshme per mjedisin dhe te paperthithshme nga ambjenti
Se treti: shume i rendesishem per ne, eshte pikerisht mbrojtja e konsumatoreve. Nje pjese e madhe e konsumatoreve nuk jane te informuar siç duhet per problemet teknike dhe financiare qe mund te rrjedhin nga blerja dhe perdorimi i produkteve te perdorura.
Kodi Doganor
- Heqja e procedurave doganore per pjeset e kembimit deri ne 100 euro.
Ka tatimpagues qe kryejne procedura doganore import-export te pjeseve te kembimit te cilat i perdorin per riparimin e produkteve ne garanci. Furnitoret na suportojne me pjese kembimi pa pagese nese permbushen kushtet e garancise per produktin.
Nderkohe qe ne dogane ne duhet te paguajme TVSH, Takse doganore dhe Takse skanimi ne import- dhe export kur vlera e produktit eshte shume e vogel dhe madje kjo vlere eshte vetem per qellime doganore dhe jo komerciale.
Propozojme qe per pjeset e kembimit me vlere deri ne 100 EURO te mos kryhen procedurat doganore import-eksport.
Kjo do te lehtesonte qe institucionet doganore te kene me pak kosto ne burime njerezore, ne infrastrukture si dhe ne kancelari.
- Heqjadhe ulja e tarifave doganore per disa produkte
Ne e vleresojme faktin qe Ministria e Finances dhe e Ekonomise ka propozuar ndryshime te tarifave dhe taksave doganore ne lidhje me produktet IT dhe kancelarike. Me qellim qe kompanite IT ne Republiken e Shqiperise te jene te konkurueshme ne rajon do te sugjeronim uljen tarifore edhe per
42029219 42029298- Cante per lap top.- Taksa doganore 15%
Keto produkte kane vlere te vogel ne blerje dhe nderkohe ne vendet e BE e kane taksen doganore 2.7%
Kjo do te ndihmonte ne nje unifikim te taksave dhe tarifave doganore.
Ligji per procedurat tatimore
- Vendimet teknike – interpretimet e DPT
Referuar Ligjit te Procedurave Tatimore, organi qe nxjerr vendime teknike apo jep interpretime per zbatimin e legjislacionit tatimor eshste Drejtoria e Pergjithshme e Tatimeve. Ne fakt kjo drejtori priret te mos ktheje nje interpretim konkret, te plote dhe teknik por shprehen per dispozita ligjore dhe komente te pergjithshme. Ne kete rast prape tatimpaguesi nuk merr nje instruksion ne lidhje me ndjekjen e nje ceshtje apo mbetet konfuz. Do te kerkonim qe me nderhyrjen e Ministrise te kete nje trajtim ndryshe te ketyre interpretimeve, duke i instruktuar tatimpaguesit. (monitor)
ma.me