• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, January 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Dossier

Analiza bankare/ Nën hijen e financave, ndoshta drama ka nisur

by Java News
25/01/2020 10:34
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Financimi me kredi i bizneseve nga institucionet që ndodhen jashtë kufirit të vendit ku kryejnë aktivitetin po bëhet një trend dhe bankat e rregullta po mbeten jashtë sistemit, ndërsa ato që punojnë nën hije, janë bërë ustallare. Po pikërisht njohuritë tona të kufizuara rreth asaj se çfarë mund të ndodhe nëse si gjithnjë në një ekonomi ciklike fillon rënia e  këtij modeli, janë një arsye e fuqishme për t’u shqetësuar.

Sipas të dhënave të Bankës për Zgjidhjet Ndërkombëtare të publikuara këtë javë, institucionet financiare jobankare po udhëheqin rritjen e kreditimit ndërkufitar. Në tremujorin e tretë  të viti të kalur rritja ishte 17% krahasuar me një vit më parë. Kjo është rritja më e shpejtë në të paktën gjashtë vjet, që kur filluan të mbaheshin të dhënat.

Kërkesat dhe detyrimet ndaj financuesve jobankare janë rritur me afro 8 miliarde dollarë që nga fundi i vitit 2013, ndërsa ekspozimi i tyre ndërkufitar ndaj bankave të tjera në të vërtetë ka rënë pak, për shkak të trysnisë së rregullave të reja më të rrepta që kanë ndërmarrë autoritetet.

Bankat në hije, të cilat përfshijnë ndërmjetësit, fondet e besimit dhe investimet, kompanitë e leasingut etj, kanë një emër që nuk u jep shumë fat. Por megjithatë përpjekjet për t’i futur ato nën ombrellën e “ndërmjetësuesve financiarë jobankë” nuk patën fund të lumtur.

Nuk ka asgjë të gabur pse këto lloj institucionesh, (banka në hije) janë bërë kaq të rëndësishme. Por ama pyetja se si do të sillen ato kur aktiviteti të ngadalësohet apo të ketë një krizë financiare, është mjaft shqetësuese.

Rritja e bankingut në hije që nga kriza e vitit 2008 është një mësim për të qenë të kujdesshëm. Hulumtimi vitin e kaluar nga Shkolla e Ekonomisë në Barcelonë sugjeroi që rritja e kërkesave për kapital bankar nxiti aktivitetin nga huadhënësit jobankarë – në mënyrë befasuese. Kjo kërkesë përcaktoi gjithashtu se përkeqësim i krizës erdhi edhe për shkak të rënies së këtyre huadhënësve jobankarë sepse nuk kishin burime të qëndrueshme të financimit.

Gjatë gjashtë viteve të fundit, ndërmjetësuesit financiarë jobankarë janë bërë një pjesë gjithnjë e më e rëndësishme e huamarrjes ndërkombëtare dhe borxhit.

Por këta lloj financuesish gjithashtu kanë tendencë të jenë më pak të mbrojtur ndaj rreziqeve ndërkombëtare sesa bankat, thuhet një një studim të fundit të Fondit Monetar Ndërkombëtar të botuar vitin e kaluar. “Kjo kontribuon në paqëndrueshmëri më të lartë në flukset e kapitalit ndërkohë orekset e rrezikut të këtyre  fondeve, fryhen dhe tkurren.”

Kjo nuk është e gjithë historia, natyrisht pasi financimi jobankar është bërë më i sigurt vitet e fundit. Reformat kanë bërë që fondet e tregut të parave të jenë më të qëndrueshëm dhe strukturat e tyre dikur mjaft komplekse, të jenë më të qarta.

Por në fund ditës, investitorët nuk duan t’ia dinë se çfarë efekti ka pasur rritja e sektorit por a do të ketë rënie? Ndaj, prania e madhe e këtij sektori që ndihmon kredinë ndërkufitare mund të rezultojë që të jetë një faktor i rëndësishëm dhe i nënvlerësuar – për mënyrën se si shpaloset drama.

Next Post
Ambasadori ynë në Pekin, Belorataja: Mos hajdeni tani, shtyni vizitat për në Kinë!

Ambasadori ynë në Pekin, Belorataja: Mos hajdeni tani, shtyni vizitat për në Kinë!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Komentuesit u tallën me martesën e tij të tretë, Blero s’e kursen përgjigjen! (FOTO)

Komentuesit u tallën me martesën e tij të tretë, Blero s’e kursen përgjigjen! (FOTO)

January 16, 2026
Zhvillohet sot provimi i parë i Maturës Shtetërore, risia e këtij viti

Ndryshime në Maturën Shtetërore, zv.ministrja: Nxënësit që ngelin në 3 lëndë, përsërisin vitin shkollor

January 16, 2026
Keni aplikuar për vizë jo-emigruese në SHBA? Ambasada ka një njoftim me rëndësi

“Nga bashkimet familjare te…”, ekspertja sqaron cilat viza preken nga pezullimi i DASH-it për shqiptarët dhe cilat jo

January 16, 2026
VIDEO / Masakra e Reçakut, prezantuesja në Kosovë shpërthen në lot teksa jep lajmet

VIDEO / Masakra e Reçakut, prezantuesja në Kosovë shpërthen në lot teksa jep lajmet

January 16, 2026
BE në krah të Kopenhagenit për mbrojtjen e Groenlandës. Von der Leyen: Strategji e re sigurie evropiane

BE në krah të Kopenhagenit për mbrojtjen e Groenlandës. Von der Leyen: Strategji e re sigurie evropiane

January 16, 2026
Begaj nderon Ismail Qemalin: Aspirata e etërve themelues, e vetmja strategji kombëtare

Begaj nderon Ismail Qemalin: Aspirata e etërve themelues, e vetmja strategji kombëtare

January 16, 2026
Analiza/ Çfarë do ta rrëzonte regjimin në Iran?

Analiza/ Çfarë do ta rrëzonte regjimin në Iran?

January 16, 2026
Kthesë në marrëdhëniet Kinë-Kanada, kryeministri Carney takohet sot me Xi Jinping

Kthesë në marrëdhëniet Kinë-Kanada, kryeministri Carney takohet sot me Xi Jinping

January 16, 2026
SHBA-të mund ta blejnë Groenlandën? S’është çudi. Tradita amerikane në blerjen e territoreve

SHBA-të mund ta blejnë Groenlandën? S’është çudi. Tradita amerikane në blerjen e territoreve

January 16, 2026
Preç Zogaj: Katër mesazhet që na vijnë nga takimet e Salianjit dhe Alimehmetit

Vendimi i Trump për vizat, Zogaj: Duket sikur hanë qyl, por shqiptarët drobiten me 3 punë në Amerikë

January 16, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In