• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, April 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Analiza/ A po ndodhin në Shkup shkëndijat e konfliktit?

by A R
22/03/2017 18:55
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Analiza e një politikani, i cili ka kaluar shumë kohë në Ballkan në periudhën pas Luftës së Bosnjes. I dërguar special i BE-së në ish Jugosllavi, bashkëkryetar i Konferencës së Paqes të Dajtonit, Përfaqësues i Lartë për Bosnjen dhe Hercegovinën, i dërguar special i Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara për Ballkanin.

BE ka një problem: sfidat e saj janë shumëfishuar vitet e fundit, ashtu sikurse dhe samitet që mbledh për t’u marrë me këto sfida. Por në Ballkan, udhëheqësit europianë kanë një zgjedhje të qartë: ose të merren me problemin, ose të presin që problemi të merret me ta.

Nga Carl Bildt *

VISBY, SUEDI – Udhëheqësit e Bashkimit Europian, janë zgjuar krejt papritur, përballë realiteteve të reja në Ballkan. Në një samit të kohëve të fundit, ata vunë theksin mbi nevojën për një rritje të angazhimit të BE-së, me qëllim ruajtjen e stabilitetit në rajon – dhe për të sprapsur influencën e Rusisë.

Por situata gjeopolitike e vendeve të Ballkanit nuk duhet të na vijë si një befasi. Në fund të fundit, ndarjet post-otomane – që shtrihen nga Bihac në qoshen veriperëndimore të Bosnjes, deri në brigjet e Basras së Irakut në Gjirin e Persik – kanë qenë vazhdimisht burim paqëndrueshmërie rajonale dhe globale, qysh prej shembjes së perandorive të vjetra, një shekull më parë.

Kur Perandoria e Habsburgëve dhe ajo Otomane u shembën në fundin e Luftës së Parë, u bënë përpjekje për krijimin e shteteve moderne në Ballkan, pavarësisht diversitetit kombëtar dhe kulturor të rajonit. Që atëherë, nacionalizmi është përplasur vazhdimisht me mozaikun e jetës civile në rajon, duke ndezur konflikte njëri pas tjetrit.

Jugosllavia, ashtu si shtetet që u krijuan në Levant dhe Mesopotami, u krijua për të kontrolluar këto kontradikta politike; por mizoritë – në Smirna, Srebrenicë, Sinjar dhe gjetkë – mbetën një tipar konstant i jetës post-perandorake.

Jugosllavia u shpërbë në fillim të viteve 1990, duke lënë pas një dekadë me luftëra brutale, nga Kroacia në Kosovë. Lindja e shtatë shteteve të rinj – dhe antagonistë mes tyre – bëri të qartë se stabiliteti rajonal do të varej nga një kuadër i ri: Bashkimi Europian. Për shkak të suksesit në zgjidhjen e konflikteve të tjerë, BE-së iu ngarkua detyra e zbutjes së ndarjeve të vjetra nacionaliste dhe shuarjes së konflikteve etnike.

Gjatë samitit të BE në Selanik në vitin 2003, delegatët u betuan solemnisht që të gjithë vendet e Ballkanit të anëtarësoheshin në bllokun europian. Ai premtim do të ishte po aq i vështirë të realizohej, sa ishte dhe i vështirë të bëhej. Kur problemet emergjente të Ballkanit ishin zbutur, udhëheqësit e BE-së supozuan se kishin sjellë paqe në rajon. Nga ai moment e tutje, qasja “business-as-usual” kundrejt Ballkanit, nënkuptonte ruajtjen e status quo-së.

Pasi Jean-Claude Junckeri u emërua President i Komisionit Europian në vitin 2014, ai konfirmoi status quo-në, duke shpallur se BE nuk do të zgjerohej më tej, gjatë mandatit të tij 5-vjeçar. Deklarata e Junckerit ishte teknikisht korrekte, por politikisht shkatërrimtare. Me dritën që kish udhëhequr reformat dhe integrimin tashmë të shuar, nacionalizmi në rajon nisi të forcohet sërish. Dhe ndërkohë, BE u fiksua pas problemeve të veta financiare, si për shembull borxhet sovrane të shteteve anëtare.

Unë kam kaluar shumë kohë në Ballkan në periudhën pas Luftës së Bosnjes. Kam qenë i dërguar special i BE-së në ish Jugosllavi, bashkëkryetar i Konferencës së Paqes të Dajtonit, Përfaqësues i Lartë për Bosnjen dhe Hercegovinën, i dërguar special i Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara për Ballkanin.

Vitin e kaluar, kur u riktheva në Bosnje në një vizitë jozyrtare, dikush më pyeti nëse lufta po rikthehet në rajon. Në fillim, iu përgjigja: “Në asnjë mënyrë!” Por më pas, të tjerë më përsërisnin të njëjtën pyetje; kur ma bënë për herë të pestë, nisa të shqetësohem.

Sigurisht që kisha të drejtë, kur thoja se luftërat e viteve 1990 nuk do të rikthehen: kushtet sot janë shumë ndryshe nga sa ishin atëherë. Por, siç e kemi parë shumë herë në të kaluarën, disa individë kokënxehtë mund të ndezin zjarre, që pastaj është e vështirë të kontrollohen. Një herë e një kohë në Sarajevë, një njeri i vetëm që quhej Gavrilo Princip, shkaktoi një luftë botërore, kur vrau Dukën Franz Ferdinand të Austrisë. Sot, rajoni po bëhet gradualisht më i tensionuar, dhe një tjetër shkëndijë mund të ndizet, ndoshta këtë herë në Shkup.

Atëherë, çfarë duhet bërë? Për Europën, e vetmja rrugë për të ecur përpara, është që të vërë theksin në forcën e saj të kontrollit, ndërkohë që përshpejton integrimin europian. Për të adresuar risqet në Ballkan, BE duhet të tregojë se ka vullnetin dhe mjetet për të vepruar, duke dërguar Grupe Beteje të BE-së, që të kryejnë stërvitje ushtarake në rajon. Kjo do të dërgonte një mesazh të fuqishëm, se forcat e saj ushtarake nuk janë tigra prej letre, dhe se është në gjendje të ofrojë më shumë se sa thjesht fjalë.

Zgjerimi i mëtejshëm i BE është gjithashtu i detyrueshëm. Ndërkohë që vetëm Sllovenia dhe Kroacia janë futur në BE deri sot, sigurimi i anëtarësimit për vendet e mbetur të Ballkanit, është e qartë se do të kërkojë kohë. Por reformat që nevojiten për t’i bërë këta vende të kualifikueshëm për anëtarësim mund dhe duhet të përshpejtohen.

Për shembull, duhet të përsërisim Partneritetin Lindor të BE, me krijimin e një Partneriteti të Ballkanit, ndërkohë që gjithmonë të lëmë anëtarësimin si opsion në tryezë. Në të njëjtën kohë, BE duhet të rrisë angazhimin e vet politik në rajon. Mund të fillojë duke ndërmjetësuar mosmarrëveshje të vogla kufitare, me qëllim që të mos i lërë të acarohen.

BE ka një problem: sfidat e saj janë shumëfishuar vitet e fundit, ashtu sikurse dhe samitet që mbledh për t’u marrë me këto sfida. Por në Ballkan, udhëheqësit europianë kanë një zgjedhje të qartë: ose të merren me problemin, ose të presin që problemi të merret me ta./Bota.al

Next Post
Publikohet emri i gjyqtarit të Vlorës, i cili mori 47 mijë USD nga familja Balili

Publikohet emri i gjyqtarit të Vlorës, i cili mori 47 mijë USD nga familja Balili

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Nuk kam takuar tjetër shkrimtar veç Kadaresë”, Rama: Jam i dashuruar me gjuhën shqipe

“Nuk kam takuar tjetër shkrimtar veç Kadaresë”, Rama: Jam i dashuruar me gjuhën shqipe

April 5, 2026
Fermerët do blejnë naftë me çmim tregu, e dini sa do rriten çmimet?

Fermerët do blejnë naftë me çmim tregu, e dini sa do rriten çmimet?

April 5, 2026
Tragjedi në Gjermani! Pema rrëzohet nga era e fortë, 3 viktima në festën e Pashkëve

Tragjedi në Gjermani! Pema rrëzohet nga era e fortë, 3 viktima në festën e Pashkëve

April 5, 2026
68-vjeçari i arrestuar për dhunë ndërroi jetë në spital, dikur tentoi të vetëdigjej, flasin fqinjët: Dhunonte motrat

68-vjeçari i arrestuar për dhunë ndërroi jetë në spital, dikur tentoi të vetëdigjej, flasin fqinjët: Dhunonte motrat

April 5, 2026
“Skema në bujqësi, antikombëtare. Fermerët, kthim te parmenda”

“Skema në bujqësi, antikombëtare. Fermerët, kthim te parmenda”

April 5, 2026
“Epsteini” ynë

Korrigjimi i dështuar i një politike të dështuar subvencionesh për fshatin

April 5, 2026
Paralajmërimi i fortë i Trump për Iranin, reagon Rusia: Hiq dorë nga ultimatumi!

Paralajmërimi i fortë i Trump për Iranin, reagon Rusia: Hiq dorë nga ultimatumi!

April 5, 2026
Ministri i Drejtësisë në IEVP për Pashkë: Ringjallja është kujtesë se asnjë histori nuk mbyllet përfundimisht

Ministri i Drejtësisë në IEVP për Pashkë: Ringjallja është kujtesë se asnjë histori nuk mbyllet përfundimisht

April 5, 2026
Nga Tirana në Teheran, Tritan Shehut i “ngec” kilometri i fundit në komente

Nga Tirana në Teheran, Tritan Shehut i “ngec” kilometri i fundit në komente

April 5, 2026
Sapo ishte liruar nga burgu, humb jetën 50-vjeçari shqiptar në një stacion treni në Itali

Sapo ishte liruar nga burgu, humb jetën 50-vjeçari shqiptar në një stacion treni në Itali

April 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In