• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, January 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Analiza/ 5 arsyet që kushtëzojnë Amerikën në luftën kundër ISIS

by Lorenc Vangjeli
27/11/2015 13:42
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Robert Bernard Reich

Duket se jemi duke shkuar gjithnjë e më afër një lufte botërore kundër Shtetit Islamik. Asnjë person i arsyeshëm nuk e mirëpret luftën. Megjithatë, në qoftë se do të shkojmë të luftojmë kundër ISIS, duhet të mbajmë një sy vigjilent mbi 5 gjëra:

1. Barra e luftës duhet të ndahet gjerësisht mes amerikanëve.

Ushtria aktuale e Amerikës është e përbërë kryesisht nga gra dhe burra me të ardhura të ulëta për të cilët pagesa e ushtrisë është alternativa më e mirë. “Ne jemi duke ndezur historinë e dhimbshme të të rinjve me më pak opsione që mbajnë barrën më të madhe,” tha Greg Speeter, drejtor ekzekutiv i Projektit të Prioriteteve Kombëtare në “Washington Post”. Një studim i NPP­së gjeti se familjet me të ardhura të ulëta dhe të mesme ofrojnë shumë më tepër rekrutë të ushtrisë se familjet me të ardhura më të mëdha se 60.000 $ në vit. Kjo nuk eshte e drejtë. Për më tepër, kur shumica e amerikanëve varet nga një numër i vogël njerëzish për të shkuar në luftë për ne. Nga Lufta e Dytë Botërore deri në ditët e fundit të Luftës së Vietnamit, në janar 1973, gati çdo i ri në Amerikë u përball me mundësinë e të shkuarit në ushtri. Sigurisht, shumë fëmijë të njerëzve të pasur kanë gjetur mjetet për të qëndruar jashtë ushtrisë. Rekrutimi shpërndan të paktën përgjegjësi and rriti ndjeshmërinë e publikut ndaj pasojave të luftës. Nëse ndërmarrim një luftë tokësore (me ushtri) kundër ISIS ne duhet të konsiderojmë rivendosjen e rekrutimit (ushtarak).

2. Ne nuk duhet të sakrifikojmë liritë tona civile.

Agjencitë amerikane të spiunazhit nuk kanë më autoritetin që kanë pasur për të mbledhur telefonatat e amerikanëve dhe të dhënat e tjera. NSA tani duhet të fitojë miratimin e gjykatës për një akses të tillë. Por pas sulmeve në Paris, drejtori i FBI­së dhe zyrtarë të tjerë kryesorë të zbatimit të ligjit thonë se tani kanë nevojë për akses në informata të koduara në telefonat e zgjuar (smartphones), të dhënat personale dhe të biznesit të terroristëve të dyshuar. Donald Trump thotë se ai do të kërkojë që myslimanët amerikanë të regjistrohen në një bazë të dhënash federale, dhe ai refuzon të përjashtojë kërkesën për të gjithë myslimanët që të bëjnë një identifikimin të veçantë fetar. Ne duhet të jemi vigjilentë se ne po ruajmë liritë për të cilat jemi duke luftuar.

3. Ne duhet të minimizojmë vdekjen e civilëve të pafajshëm jashtë vendit.

Sulmet me bomba kanë treguar tashmë një numër të tmerrshëm të vdekjeve të civilëve, duke kontribuar në eksodin masiv të refugjatëve. Muajin e kaluar, grupi i pavarur monitorues “Airwars” tha se të paktën 459 civilë kanë vdekur nga sulmet ajrore në Siri gjatë vitit të kaluar, sulme këto të bëra nga koalicioni i krijuar kundër ISIS­it, i udhëhequr nga SHBA. Grupe të tjera monitorimi, përfshi Observatorin Sirian për të Drejtat e Njeriut, gjithashtu pretendojnë një numër të konsiderueshëm të civilëve. Disa prej këtyre vdekjeve të civilëve janë të pashmangshme. Por ne duhet të sigurojmë se ato do të minimizohen – dhe jo vetëm për shkak të shqetësimit humanitar. Çdo vdekje civile krijon më shumë armiq. Dhe ne duhet të bëjmë pjesën tonë për të marrë një pjesë të refugjatëve sirianë.

4. Ne nuk duhet të tolerojmë fanatizmin anti­musliman në Shtetet e Bashkuara.

Tashmë, kandidatët kryesorë republikanë janë duke i fryrë zjarrit. Ben Carson thotë se asnjë musliman nuk duhet të jetë President. Trump thote qe mijera Arabo Amerikane festuan kur rane kullat binjake ne 11 shtator­ nje genjeshter e guximshme. Ted Cruz dëshiron të pranojë refugjatë të krishterë nga Siria, por jo myslimanë. Jeb Bush thotë se ndihma amerikane për refugjatët duhet të përqëndrohet për të krishterët. Marco Rubio dëshiron të mbyllë “çdo vend ku radikalët janë duke u frymëzuar”, duke përfshirë edhe xhamitë amerikane. Është e turpshme që kandidatët kryesorë republikanë për President të Shteteve të Bashkuara janë duke nxitur një urrejtje të tillë. Një fanatizëm i tillë nuk është vetëm moralisht i urryer. Ajo gjithashtu bëhet lodër në duart e ISIS.

5. Lufta duhet të paguhet me taksa më të larta mbi të pasurit.

Një javë para sulmeve terroriste në Paris, Senati miratoi një projektligj të shpenzimeve për mbrojtjen 607 miliard Dollarë, me 91 senatorë pro dhe 3 kundër (përfshirë Bernie Sanders). Ky ligj tashmë është miratuar dhe Obama ka thënë se ai do ta nënshkruajë atë. Tani republikanët po shtyjnë për më shumë shpenzime ushtarake. Ne nuk mund t’i lejojmë ata ta përdorin luftën si pretekst për të shkurtuar sigurimet sociale dhe mjekësore, ose programet për të varfrit. Lufta duhet të paguhet me taksa më të larta, sidomos për të pasurit. Teksa ne po shkojmë drejt luftës kundër ISIS, duhet të jemi vigjilentë, të ndajmë në mënyrë të drejtë barrën e atyre që e kanë thirrur luftën, për të mbrojtur liritë civile, për të mbrojtur civilët e pafajshëm jashtë vendit, për të shmangur urrejtjen dhe fanatizmin, dhe për të shpërndarë në mënyrë të drejtë koston për të paguar luftën. Këto nuk janë vetëm qëllime të vlefshme. Ato janë edhe themelet e fuqisë së vendit tonë.

*Robert Bernard Reich është një profesor amerikan, autor, dhe komentator politik. Ai shërbeu në administratat e presidentëve Gerald Ford dhe Jimmy Carter dhe ishte sekretar i Punës për Presidentin Bill Klinton nga viti 1993 deri më 1997. Reich aktualisht është profesor i Politikave Publike në Shkollën Goldman dhe në Universitetin e Kalifornisë, Berkeley. /Huffington Post

Next Post

PD: Listës së Tahirit i mungojnë gjyqtarët që liruan Frrokun e Prengën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Shkak për zvarritjet janë gjykatat”, avokati i Metës: Ai s’ka prona, ndaj vura unë pasuritë e mia si garanci, por…

“Shkak për zvarritjet janë gjykatat”, avokati i Metës: Ai s’ka prona, ndaj vura unë pasuritë e mia si garanci, por…

January 5, 2026
Situata e motit në qarkun e Gjirokastrës, vështirësi në qarkullim pas reshjeve të dendura

Situata e motit në qarkun e Gjirokastrës, vështirësi në qarkullim pas reshjeve të dendura

January 5, 2026
Arrestimi i Maduros, Berisha: Rama të japë dorëheqjen, qytetarët po presin me padurim t’i japin ndëshkimin që meriton

Arrestimi i Maduros, Berisha: Rama të japë dorëheqjen, qytetarët po presin me padurim t’i japin ndëshkimin që meriton

January 5, 2026
BE ‘konfliktohet’ me Trumpin: Mbrojmë integritetin e Danimarkës, Groenlanda nuk preket!

BE ‘konfliktohet’ me Trumpin: Mbrojmë integritetin e Danimarkës, Groenlanda nuk preket!

January 5, 2026
Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Martë 6 Janar 2026

January 5, 2026
Vrasja e Hysni Ymerit / Në prej autorëve e pranon vendosjen e tritolit: Nuk e dija se do vritej dikush…

Vrasja e Hysni Ymerit / Në prej autorëve e pranon vendosjen e tritolit: Nuk e dija se do vritej dikush…

January 5, 2026
“Furgoni u vonua”/ Drejtoria e Burgjeve replikon me Veliajn: Erdhëm në orar, por ti refuzove të dilje!

“Furgoni u vonua”/ Drejtoria e Burgjeve replikon me Veliajn: Erdhëm në orar, por ti refuzove të dilje!

January 5, 2026
Ndihmohet nëna me fëmijët autikë, nis puna për gjetjen e një strehe të ngrohtë për të tre

Ndihmohet nëna me fëmijët autikë, nis puna për gjetjen e një strehe të ngrohtë për të tre

January 5, 2026
I dënuar me mbi 2 vite burg, arrestohet në Morinë 39-vjeçari i shpallur në kërkim ndërkombëtar

I dënuar me mbi 2 vite burg, arrestohet në Morinë 39-vjeçari i shpallur në kërkim ndërkombëtar

January 5, 2026
Homogjenizimi politik maqedonas, rrezik për shtetndërtimin e shqiptarëve në RMV

Ukshin Hoti dhe filozofia e shtetit

January 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In