• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, January 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Analisti Yzeiri: Mesazhet e koduara të emisarit amerikan. Takoi Ramën, Bashën e Princ Lekën, por jo Metën

by Java News
02/07/2021 20:34
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Dy ditë më parë, Ndihmës Sekretari i Shtetit në Detyrë për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike, Ambasadori Philip T. Reeker zhvilloi një vizitë zyrtare në Tiranë. Gjatë qëndrimit të tij në kryeqytetin shqiptar ambasadori Reeker u takua ndër të tjera me kryeministrin Edi Rama, me kryetarin e Partisë Demokratike Lulzim Basha dhe me Princ Lekën.

Ai pati dhe një drekë pune me ministren e Jashtme shqiptare Olta Xhaçka dhe ministrat e Mbrojtjes dhe Drejtësisë.

Ajo që ra në sy gjatë vizitës së zotit Reeker, ishte dhe mungesa e një takimi me presidentin Iir Meta. Për këtë cështje, analisti Ilir Yzeiri ka zbuluar mesazhet e koduara të emisarit amerikan me eliminimin e Metës nga takimet e tij.

Yzeiri: Diplomacia amerikane e përfaqësuar prej Yuri Kim, veçanërisht kohët e fundit ka filluar të tregohet aktive me Shqipërinë dhe të japë të gjitha llojet e mesazheve. Ka filluar gjithashtu të jetë shumë e qartë, por për të qenë e qartë në problematikën që ka evidentuar ne politikën shqiptare, po përdor të gjitha mjetet e gjuhës diplomatike. Nëse ju kujtohet edhe Yuri Kim ka përdorur gjatë fushatës elektorale disa simbolika, eufemizma, linte dicka për të nënkuptuar, por gjithmonë e qartë. Kini parasysh daljen e saj në një televizion një ditë para se të shpallej Sali Berisha “non grata” se çfarë gjuhe përdori ajo, ku pothuajse la të nënkuptohet për aksionet që do të ndërmerreshin nga administrata amerikane.

Reeker vjen në Tiranë dhe përdor të njëjtin stil diplomatik. Nga kjo pikëpamje, eliminimi ose mënjanimi i Ilir Metës nga takimi zyrtar dhe justifikimi që ju bë këtij mënjanimi për shkak të agjendës së ngjeshur ishte një mesazh i qartë për të mos e thënë drejtpërdrejtë qëndrimin, por për të treguar një qëndrim që ata tashmë e kanë marrë ndaj Metës.

Qëndrimi është ai që ka mbajtur Yuri Kim ndaj Ilir Metës, kur ajo e ka kërcënuar atë dhe e ka paralajmëruar që me qëndrimet e tij po i kundërvihet interesave të SHBA në Shqipëri dhe po ndihmon për destabilizimin e vendit. Në këtë rast është përdorur një gjuhë diplomatike.

Dyrnjaja: Kjo lloj mënyre duket se ka prodhuar edhe një efekt tek sovranistët. Ka filluar të ndihet më shumë prezente duke u artikuluar jo vetëm në gjuhën dhe leksikun e Presidentit të Republikës por edhe në qarqe të tjera mediatike, ideja e sovranizmit që nuk jemi shtet vasal, që nuk jemi në urdhrin autoritar të Washington.

Yzeiri: Pikërisht këtë gjë është përpjekur të shmangë zoti Reeker në këtë vizitë se ruajti një profil të ulët. Bëri vizitat e tij jashtë vëmendjes së kamerave, nuk u prononcua asnjëherë publikisht se çfarë ishte biseduar por bëri vetëm një deklaratë zyrtare përmes ambasadës amerikane, gjë që tregoi se ai është një vizitor politik i rëndësishëm por nuk mori skenën qendrore të vendit. Mesazhet e tij ishin të rëndësishme dhe goditën në shenjë se ishin ato që ne presim prej ambasadës amerikane dhe këtij shteti të madh që ka filluar t’i vërë një kufi epokës në Shqipëri. Pra e quajnë 25 prillin si fundin e epokës së tranzicionit të errët shqiptar duke vënë gishtin mbi ata persona që i kanë shkaktuar dëme Shqipërisë. Ky është qëndrimi i SHBA./m.j

Next Post
Manastirliu, thirrje qytetarëve: Vaksinohuni për të përballuar variantet e reja të Covid-19

Manastirliu, thirrje qytetarëve: Vaksinohuni për të përballuar variantet e reja të Covid-19

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Ne nuk jemi noterë të SPAK”, Rama për Ballukun: 16 mijë faqe s’janë prova, por arkiv! USB-në s’e ka tërhequr askush

“Ata që hidhen përpjetë çoroditën publikun”, Rama: SHBA nuk i kanë ndaluar vizat për Shqipërinë

January 18, 2026
Bilanci tragjik në Iran: Mbi 3300 të vrarë gjatë protestave kundër regjimit

Bilanci tragjik në Iran: Mbi 3300 të vrarë gjatë protestave kundër regjimit

January 18, 2026
6 mijë vende të lira pune, pjesa më e madhe në Tiranë, të shpërndara në profile të ndryshme

6 mijë vende të lira pune, pjesa më e madhe në Tiranë, të shpërndara në profile të ndryshme

January 18, 2026
Ftesa e Trump për Shqipërinë, reagon Shtëpia e Bardhë: S’ka asnjë detyrim për 1 mld dollarë!

Ftesa e Trump për Shqipërinë, reagon Shtëpia e Bardhë: S’ka asnjë detyrim për 1 mld dollarë!

January 18, 2026
Paradoksi i ndërtimit dhe pasuritve të paluajtshme: Çmimet do të shtrenjtohen, por kërkesa në rënie!

Paradoksi i ndërtimit dhe pasuritve të paluajtshme: Çmimet do të shtrenjtohen, por kërkesa në rënie!

January 18, 2026
Bordi i Paqes për Gazën, Rama publikon ftesën e Trump: Nder për mua të më bashkoheni në një përpjekje historike

Bordi i Paqes për Gazën, Rama publikon ftesën e Trump: Nder për mua të më bashkoheni në një përpjekje historike

January 18, 2026
Pas përleshjeve vdekjeprurëse, Trump njofton armëpushim mes Tajlandës e Kamboxhias

Si do të funksionojë Bordi i Paqes së Trump, Bloomberg: 1 mld $ për anëtarësi të përhershme

January 18, 2026
Punonjësit e RTSH reagojnë pas kërcënimit të Ramës për mbylllje: Na jepni autonominë që ta ringremë vetë median publike

Punonjësit e RTSH reagojnë pas kërcënimit të Ramës për mbylllje: Na jepni autonominë që ta ringremë vetë median publike

January 17, 2026
Akuza për manipulim të votave brenda partive në Kosovë, kërkohet reagimi i prokurorisë

Akuza për manipulim të votave brenda partive në Kosovë, kërkohet reagimi i prokurorisë

January 17, 2026
Do të mbikëqyrë Gazën pas luftës, kryeministri kanadez Mark Carney emërohet anëtar i Bordit të Paqes

Do të mbikëqyrë Gazën pas luftës, kryeministri kanadez Mark Carney emërohet anëtar i Bordit të Paqes

January 17, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In