Ergys Mërtiri deklaroi në studion e emisionit “ Të Paekspozuarit ” se njerëzit janë të pakënaqur dhe shoqëria është e paduruar për ta rrëzuar qeverinë, por që revolucioni i Berishës nuk po ndez.
Duke vijuar më tej shpjegimin e tij, Mërtiri tha se opozita nuk po arrin ta përkthejnë pakënaqësinë e qytetarëve në kapital politik.
Protesta ishte në një moment që qeveria është në kuotat më të ulëta dhe momenti më i mirë për ta rrëzuar, në çdo rast do ishte rrëzuar. Në një moment që veç ngopjes me skandale, i kanë dalë të zezat është në një kohë që janë rritur çmimet, në kohë që Lapaj mblodhi po aq njerëz sa Berisha të shtunën. Populli po zien. Njerëzit janë të pakënaqur dhe shoqëria është e paduruar për ta rrëzuar qeverinë. Revolucioni nuk po ndez, nuk po e përkthen pakënaqësinë. Pse këta nuk po arrijnë ta përkthejnë pakënaqësinë në kapital? Pse i duhet Berishës nga skandali me Mcgonigal një muaj të organizohet. Kjo tregon që ka problem me opozitën. Qeveria është e rrëzuar gati, mbahet me një patericë.
Kjo opozitë është e paaftë për të prodhuar një klimë, nuk po shoh asnjë rezultat asnjë lloj pjesëmarrje.
/a.r