Përplasja e Presidencës me Ardian Dvoranin për Gjykatën Kushtetuese ishte një nga pyetjet me të cilat u përball kreu i shtetit në studion e emisionit “Të Paekspozuarit”. Gazetari Andi Bushati tha se Meta ka dy standarde për Dvoranin gjykatës i trupës që dha vendimin për çështjen e videos me ish-ministrin Dritan Prifti dhe Dvoranin anëtar i Gjykatës së Lartë.
Bushati: Pse iu qepe me bukë në torbë Dvoranit?
Presidenti Meta: Ardian Dvorani është një keqbërës, këtë nuk e ndryshon asnjë certifikatë që ai ka marrë. Keqbërjen e tij e ka certifikuar Komisioni i Venecias, për çdo veprim që ai ka bërë me qëllim për lënien e Shqipërisë pa Gjykatë Kushtetuese. Presidenti atë e ka denoncuar në SPAK me fakte konkrete.
Bushati: Ti thuash Dvoranit keqbërës, kur ju gjykoi për videon Meta-Prifti nuk ishte keqbërës. Kur vendimet e këtyre ju vijnë në favor, këta janë burra të ndershëm.
Meta: Çfarë të bëja? Të thoja jam fajtor?
Bushati: Dvorani i mirë kur është pro meje, i keq kur është kundër. E kam te dy standardet. Kur ju ka dhënë ju pafajësinë.
Meta: Ka bllokuar Gjykatën Kushtetuese. Ka nxitur tjetrin të shkojë të bëjë betim te noteri. Është përgjegjës për këto.
Bushati: Problemi është te dy standardet. Nëse është i shitshëm dhe i bleshëm, atëherë kjo korrupton edhe vendimin që ka dhënë për ju
Meta: Shko hape çështjen nga e para.
/a.r