• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, January 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Analisti Nazarko: Berisha i ka dyert e mbyllura në PD, jam kurioz të shoh se si do ta shesë Basha

by Java News
15/06/2021 16:04
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Analisti Shpëtim Nazarko, i ftuar në studion e “ABC” bëri një analizë të situatës politike në vend, duke u ndalur nga Kongresi i Partisë Socialiste, largimi i Gramoz Ruçit, gjithashtu edhe për garën për kryetarin e ri të Partisë Demokratike dhe deklaratën e ish-kryeministrit Sali Berisha.

Gjatë bisedës në studio me gazetaren Juli Xhokaxhi, Nazarko tha se Shqipërisë i duhen rrugë të reja zhvillimi që e ofrojnë atë me Europën dhe se lufta tani qëndron në sektorin e ekonomisë, pasi pavarësisht fitoreve të partive politike, vendi po boshatiset.

Ndërsa u ndal te rizgjedhja e Lulzim Bashës për kryetar të PD-së, ai theksoi se tre kandidatët që ishin kundër tij bënë një gabim të karakterit strategjik.

Vendosja e përgjegjësisë për humbjet e PD-së në zgjedhjet e 25 prillit tek Basha, Nazarko tha se ishte e papranueshme për elektoratin.

I pyetur nëse Basha mund të mund të bëhet djali planprishës apo nëse mund të shkojë në bashkëqeverisje me Ramën, ai u shpreh se Basha është treguar dinak.

Nazarko tha më tej se është duke pritur të shohë mënyrën se Basha do të shesë Berishën.

Sa i përket rikthimit të Berishës në krye të PD-së, për analistin është e pamundur sepse sipas tij edhe vetë Berisha është e ka kuptuar që i ka kaluar koha.

Pjesë nga biseda në studio:

Zhvillimi brenda PD-së dhe rizgjedhja e Bashës?

Nazarko: Ne jemi shoqëri gjysmë feudale ku kryetari i partisë ashtu si kryetari i fisit i ka të gjitha. Të tre anëtarët kanë bërë gabim të karakterit strategjik. Duke thënë që Basha na çoi në humbje është akuzë indirekte edhe për elektoratin e PD për shkak se nuk e përtyp këtë. Por Basha ka një borxh me kamatë të lartë dhe në shtator është i detyruar të mbajë një qëndrim preciz.

Mund të shkojë Basha në bashkëqeverisje me Ramën? Mund të bëhet djali planprishës?

Nazarko: Berisha e ka bërë kryetar partie. Në thelb këtyre iu duhet PD-ja. Por unë i kam frikë dembelat tipik sepse operojnë brenda një filiali që quhet dinakëri. Basha që ka një formim të mirë siç referon ai, dinakërinë e ka të madhe. Natyrisht që mund ta bëjë rolin plangprishës…Unë jam kurioz të shoh se si do ta shesë Basha Berishën…Në fund të fundit Berisha është personazh historik dhe unë do të shoh gjithë kurozitet se si do të ndodhë.

Si e sheh deklaratën e Berishës dhe takimin prej dy orësh në zyrën e Bashës, pas votimit për kryetar të PD-së?

Nazarko: Unë kam thënë, ditën që do humbë Berisha unë do të qaj, por jo për Berishën për racën time prej fshatari. Berisha është një njeri i lexuar, ai e di që nuk mund të kthehet kurrë në PD. Janë dyert të mbyllura, vetë Berisha e di që koha e tij është e tejkaluar. Ndërsa Basha që gjendet në këtë pozicion e ka problemin më të madh, sepse shumë palë janë duke bërë sehir. 

Në shtator surprizat mund të jenë me historitë e SPAK. Pritet të nxjerrë peshq të mëdhenj. Pas goditjes së Berishës, shkarkimit të Metës kemi goditje të rëndë të opozitën dhe imagjino nëse nuk fitonte as Basha.  Unë nuk çuditem nëse përplasen në qeli ministra të shëndetshëm të PS-së. Perëndimi nuk merret me stabilitetin e vendit. Në Shqipëri interesohet për ekuilibrin dinamik të vendit, sepse çdo zjarr që bie në Shqipëri merr në qafë të gjithë Ballkanin.

Biseda në studio, u fokusua edhe tek njoftimi i Gramoz Ruçit për tu larguar nga Partia Socialiste, vendim për të cilin Nazarko tha se iku duke dhënë shembull nga kjo parti.

“E kam parë vetëm si talent individual…Ruçi është një nga individët më të talentuar që ka pasur PS sepse ka ushtruar pushtetin e tij, duke u ndjerë dhe jo duke u dukur. Ruçi ka eksperiencën e një fshatari gjenial dhe e di shumë mirë se ishte burokracia e pushtetit. Ai i ka bërë një gjë të madhe PS, pasi e ka ditur gjithnjë kush ishte i pari dhe ka qëndruar luajal, pa bërë prapaskena. Ruçi është individ i talentuar.Ai iku i nginjur nga kjo karrierë politike duke dhënë edhe shembull”, u shpreh Nazarko.

Së fundmi analisti u ndal tek takimi i sotëm mes kryeministrit të Kosovës Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç në Bruksel.

Nazarko e sheh Kurtin si një personazh të tejkaluar në kohë dhe në hapësirën shqiptare, por duke theksuar se problemet e mëdha në fushën e diplomacisë ai nuk mund t’i kalojë me propagandë.

“Perëndimi ka vënë disa piketa se deri ku mund të shkojë kjo marrëdhënie. Albini është një personazh i tejkaluar në kohë dhe hapësirën shqiptare, është intelektual i klasit të parë , por problemet e mëdha në fushën e diplomacisë nuk kalohen me propagandë. Në momentin që Albini bërtet poshtë e lart është duke humbur”, përfundoi Nazarko.

Next Post
Kthimi i maturantëve në shkolla, ministrja Kushi: Jemi të përgatitur, apeloj që të jemi shumë të kujdesshëm

"Niveli mesatar"/ As bojkot edhe as protestë, maturantët futen në provimin e fundit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Punonjësit e RTSH reagojnë pas kërcënimit të Ramës për mbylllje: Na jepni autonominë që ta ringremë vetë median publike

Punonjësit e RTSH reagojnë pas kërcënimit të Ramës për mbylllje: Na jepni autonominë që ta ringremë vetë median publike

January 17, 2026
Akuza për manipulim të votave brenda partive në Kosovë, kërkohet reagimi i prokurorisë

Akuza për manipulim të votave brenda partive në Kosovë, kërkohet reagimi i prokurorisë

January 17, 2026
Do të mbikëqyrë Gazën pas luftës, kryeministri kanadez Mark Carney emërohet anëtar i Bordit të Paqes

Do të mbikëqyrë Gazën pas luftës, kryeministri kanadez Mark Carney emërohet anëtar i Bordit të Paqes

January 17, 2026
Këta nuk janë ‘aristokratë’, janë thjeshtë të paudhë

Trump fton Ramën në ‘kabinetin’ e tij për Gazën, tronditet Berisha

January 17, 2026
“Perëndimi çdo ditë në SPAK, politika e sulmon”, Shehaj: Do të çojmë 100 mijë firma në Kongresin Amerikan

“Perëndimi çdo ditë në SPAK, politika e sulmon”, Shehaj: Do të çojmë 100 mijë firma në Kongresin Amerikan

January 17, 2026
“Kisha vdekur për këtë fanellë”, Taulant Xhaka motivon skuadrën para Polonisë: Kombëtarja nder e krenari

“Kisha vdekur për këtë fanellë”, Taulant Xhaka motivon skuadrën para Polonisë: Kombëtarja nder e krenari

January 17, 2026
“Kemi 150 vjet që duam ta blejnë Groenlandën”, Trump “bombardon” me tarifa 8 shtete europiane

“Kemi 150 vjet që duam ta blejnë Groenlandën”, Trump “bombardon” me tarifa 8 shtete europiane

January 17, 2026
Zbardhen detaje nga operacioni i SPAK për Call Centerat mashtrues, në kërkim tre vëllezër (EMRAT)

Zbardhen detaje nga operacioni i SPAK për Call Centerat mashtrues, në kërkim tre vëllezër (EMRAT)

January 17, 2026
Tensionohet situata në protestën e “Shqipëria Bëhet” para Kryeministrisë, hidhet miell drejt policëve (FOTO+VIDEO))

Tensionohet situata në protestën e “Shqipëria Bëhet” para Kryeministrisë, hidhet miell drejt policëve (FOTO+VIDEO))

January 17, 2026
“Kundër politikës sonë”, kryeministrit izraelit Netanyahu kundërshton mbledhjen e bordit për Gazën

“Kundër politikës sonë”, kryeministrit izraelit Netanyahu kundërshton mbledhjen e bordit për Gazën

January 17, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In