Pas zhvillimeve të fundit në kuvendin e Kosovës ku sërish u hodh gaz lotsjellës nga ana e opozitës, ka reaguar edhe njohësi i çështjeve politike në vend, Nexhmedin Spahiu.
Spahiu në një prononcim për ORAinfo, është shprehur se ngjarjet e fundit në kuvendin e Kosovës vetëm sa po e acarojnë edhe më shumë situatën politike në vend. “Pas këtyre zhvillimeve të fundit mund të them që nuk po pritet ndonjë përmirësim i gjendjes aktuale në vend. Përkundrazi po pritet një eskalim edhe më i madh i dhunës”, ka thënë Spahiu.
Ai ka bërë të ditur se duke i parë zhvillimet e fundit nuk pritet ndonjë përmirësim i situatës.
“As vendorët e as ndërkombëtarët nuk po bëjnë asgjë për parandalimin e kësaj situate. Më duket sikur ndërkombëtarët po hedhin benzinë në zjarr dhe po e bëjnë situatën akoma dhe më të rrezikshme se sa që është”, ka thënë Spahiu për ORAinfo.