• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Analisti Bugajski: Koha të shohim arrestime të zyrtarëve në Shqipëri

by Java News
29/10/2015 18:37
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Analisti Janusz Bugajsi, studiues në Qendrën për Analiza të Politikave Evropiane, thotë se Shqipëria ka shënuar përparim, përfshirë sigurimin e statusit të vendit kandidat për Bashkimin Evropian, por në një intervistë për Zërin e Amerikës ai shton se në vend vazhdojnë të ekzistojnë probleme që janë të pranishme si edhe në vende të tjera të rajonit.

Ai përmend si probleme të tilla korrupsionin, polarizimin, institucionet që nuk gëzojnë besim, mungesën e reformave në sistemin gjyqësor, dhe lidhjet me kriminalitetin.

“Të them të drejtën unë do të doja të shihja përsa i takon korrupsionit jo vetëm një hetim në nivelet e larta, por një arrestim, një gjyq të ndonjë zyrtari që ka vjedhur nga shteti nga republika. Për fat të keq këta personazhe shumë dredharakë edhe kur janë hetuar, arrijnë t’i shmangen përgjegjësisë për veprimet e tyre”, thotë ai.

Ai shton se ka ardhur koha që njerëzit në rajon të marrin hapa të tillë që të shërbejnë si shembull që sado i lartë të jesh si zyrtar, nuk ke imunitet, por thotë se duhet që politikanët dhe vendim­marrësit të kenë vullnet të mirë, vendosmëri dhe besim në vetvete. Analisti Bugajski thotë se vetëm mund t’i marrë me mend arsyet se pse një gjë e tillë nuk bëhet, që mund të jenë lidhje të veçanta, fakti që dikush mund të përfitojë, që dikujt mund t’i kërkohet që të mos i marrë ato masa.

“Por mendoj se ajo që është e nevojshme është një gjyq i hapur, një proces i hapur, ku një ish­ministër i qeverisë që është e qartë që ka qenë i përfshirë në korrupsion, ka vjedhur nga publiku, të marrë vendimin e drejtësisë”.

Bugajski përmend raste kur masa të tilla janë marrë si për shembull arrestimin e kryeministrit të Kroacisë për skandale korrupsioni, shkarkimin e Presidentit të Lituanisë për lidhje me biznese jo të pastra dhe proceset gjyqësore ndaj zyrtarëve të lartë në Rumani. Ai thotë se populli shqiptar meriton më shumë dhe se kur shqiptarët shkojnë jashtë vendit ata janë të suksesshëm por për një arsye apo për një tjetër, institucionalisht dhe politikisht, në Shqipëri janë të ndrydhur.

Next Post

Fundosen katër anije, 10 të mbytur në Egje

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Irani do të goditet shumë rëndë”/ Teherani reagon pas paralajmërimit të Trump: Do ndërmarrim veprime kundër armikut

“Irani do të goditet shumë rëndë”/ Teherani reagon pas paralajmërimit të Trump: Do ndërmarrim veprime kundër armikut

March 7, 2026
Rama habitet nga fjalët e biznesmenes: Do të kujdesem personalisht që ta marrësh lejen bashkë me medaljen

Rama habitet nga fjalët e biznesmenes: Do të kujdesem personalisht që ta marrësh lejen bashkë me medaljen

March 7, 2026
“Korridori VIII, 33 km i kontraktuar nga ARRSH”, ministri Karakaçi: Janë marrë të gjitha masat, s’ka ndalesa në punime

“Korridori VIII, 33 km i kontraktuar nga ARRSH”, ministri Karakaçi: Janë marrë të gjitha masat, s’ka ndalesa në punime

March 7, 2026
Jola Hysa u largua nga PD me kritika të forta, vjen reagimi i Sali Berishës

Jola Hysa u largua nga PD me kritika të forta, vjen reagimi i Sali Berishës

March 7, 2026
Detajet, ja pse operacioni i SPAK në Vlorë dyshohet se është dekonspiruar

Detajet, ja pse operacioni i SPAK në Vlorë dyshohet se është dekonspiruar

March 7, 2026
Bllokimi i aksit Librazhd-Prrenjas, Rama banorëve: S’u shemb nga korrupsioni, por nga natyra!

Bllokimi i aksit Librazhd-Prrenjas, Rama banorëve: S’u shemb nga korrupsioni, por nga natyra!

March 7, 2026
“Të gjitha rrugët të çojnë në Bruksel”, ministri Hoxha takon ambasadorin Gonzato

“Të gjitha rrugët të çojnë në Bruksel”, ministri Hoxha takon ambasadorin Gonzato

March 7, 2026
Alarm në Ballkan! Vuçiç prezanton strategjinë “Serbia 2030” me Kosovën brenda: Do të përdoret arma bërthamore

Alarm në Ballkan! Vuçiç prezanton strategjinë “Serbia 2030” me Kosovën brenda: Do të përdoret arma bërthamore

March 7, 2026
Porositën dy vrasje e trafik droge, SPAK 8 urdhër-arreste, shpëtojnë i forti i Vlorës dhe i besuari i tij! Në pranga një shef policie, kapet ish-efektivi në Zvicër

Porositën dy vrasje e trafik droge, SPAK 8 urdhër-arreste, shpëtojnë i forti i Vlorës dhe i besuari i tij! Në pranga një shef policie, kapet ish-efektivi në Zvicër

March 7, 2026
U hap pas 11 ditëve bllokim, Rama “zbarkon” në aksin provizor Librazhd-Prrenjas

U hap pas 11 ditëve bllokim, Rama “zbarkon” në aksin provizor Librazhd-Prrenjas

March 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In