• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

Analisti amerikan Daniel Serwer: Kosova është në telashe

by Ardit Rada
24/06/2020 22:54
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nëse presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli nuk japin dorëheqje, Kosova do të përballet me sfida të tjera, thotë Daniel Serwer, ekspert i Ballkanit në SHBA, teksa ka komentuar në platformën e tij, aktakuzën për krime lufte të Gjykatës Speciale kundër presidentit Thaçi, Veselit dhe të tjerëve.

Ende nuk është e qartë se kush bën pjesë në grupin e “të tjerëve”, siç i ka cilësuar Zyra e Prokurorit.

Në një komunikatë për media, Zyra e Prokurorit të Specializuar, me seli në Hagë, ka bërë të ditur se:

“Në aktakuzë pretendohet se Hashim Thaçi, Kadri Veseli dhe të dyshuar të tjerë janë penalisht përgjegjës për afërsisht 100 vrasje të paligjshme. Krimet e paraqitura në aktakuzë përshijnë qindra viktima të identifikuara shqiptarë, serbë dhe romë të Kosovës dhe kundërshtarë politikë”.

Beogradi, sipas Serwerit, do të jetë i kënaqur me këtë aktakuzë, për shkak se ka kërkuar drejtësi për krime kundër serbëve, pas përfundimit të luftës dhe kjo do t’i japë Serbisë përparësi në negociata me Evropën dhe Shtetet e Bashkuara.

“Beogradi mund të përpiqet të rihapë çështjen e kompromisit territorial me Kosovën, duke pretenduar se aktakuza vërteton se serbët nuk duhet të jetojnë në një vend ku mbizotërohet nga armiqtë kriminelë. Pra, aktakuza nuk është vetëm çështje personale për Thaçin e Veselin, por është institucionale dhe ndërkombëtare. Kosova është në telashe”, thotë Serwer.

Sipas tij, “as Evropa e as Amerika nuk do të kenë interesim që të takohen apo të ndihmojnë politikanë të cilët janë nën akuza dhe rezultati sipas tij, do të jetë izolimi ndërkombëtar”.

“Kjo gjithashtu është një provë për Thaçin dhe Veselin. Nëse konfirmohet nga gjyqtari i Gjykatës Speciale, ata të dy duhet të japin dorëheqje nga pozitat e tyre dhe të shkojnë në Hagë për t’u mbrojtur, ashtu siç ka bërë ish-kryeministri Haradinaj disa herë. Dorëheqjet e tyre do të bënin ndryshime në politikën e Kosovës. Kuvendi duhet të zëvendësojë Thaçin, gjë e cila do të ishte një sfidë e madhe, pas kësaj aktakuze. Zëvendësimi i një kryetari të një partie politike do të ishte shumë më pak i diskutueshëm, por gjithsesi do të qonte peshë”, thotë Serwer.

Por ai vë në dyshim nëse “do ta respektojë PDK-ja (Partia Demokratike e Kosovës) trashëgiminë e saj të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, apo do të shkojë përtej saj për të zgjedhur dikë i cili është më pak i lidhur me rebelimin e armatosur kundër Serbisë.”

“Reagimi politik brenda Kosovës do të jetë në kundërshtim. Është vështirë të paramendohet ndonjë gjë pozitive e këtij lloj konfrontimi. Perspektiva për investime ndërkombëtare, bashkëpunimi më NATO-n, udhëtimi pa viza në BE dhe aspiratat e tjera do të dëmtohen”, thotë Serwer.

Serwer mes tjerash thotë se është befasuar me këtë aktakuzë, pasi nuk kishte besuar që ekzistojnë prova të mjaftueshme për të ngritur aktakuza.

Sipas tij, takimi i paralajmëruar në Uashington ndërmjet delegacioneve të Kosovës dhe Serbisë, mund të vazhdojë, pasi ato mund t’i udhëheqë kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti.

Kujtojmë se dialogu mes këtyre dy shteteve është pezulluar nga nëntori i vitit 2018, kur autoritetet e Kosovës patën vendosur taksë 100 për qind në mallrat e Serbisë dhe Bosnje-Hercegovinës.

Ndërkohë kjo masë është zëvendësuar me reciprocitet, mirëpo qeveria e re e kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hoti ka hequr të gjitha masat, për shkak të siç është shprehur ai, heqjes së të gjitha pengesave për vazhdimin e dialogut me Serbinë.

Dialogu mes Kosovës dhe Serbisë, i ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian, ka nisur më 2011 në Bruksel.(REL)

Next Post
Negociatat/ Cakaj: Raporti i ri i KE është dëshmia e sukseseve të reja, koha për dialog të brendshëm

"I bindur në pafajsinë e Thaçit dhe Veselit", Cakaj: Luftën e UÇK-së nuk mund ta fsheh mjegulla e politikës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Demalia: PD bunker për të ruajtur Berishën dhe familjen e tij, është përgjegjës për Gërdecin, SPAK të veprojë

Boza-Ambrozia dhe media si lavatriçe pushteti dhe parash

March 13, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Ideja e kujt ishte editoriali Rama-Vuçiç? Andoni: Pasojat do të duken më vonë…

March 13, 2026
Agrobiznesi përjashtohet nga TVSH për importin e makinerive, aplikimi bëhet në e-Albania, përgjigjja brenda 15 ditësh

“Duhen më shumë subvencione për bujqësinë”, ekspertja: Rritja e naftës mund të ndikojë në inflacion

March 13, 2026
Hoxha telefonatë me homologun e Omanit: Kriza në Lindjen e Mesme kërcënon rrugët ekonomike

Hoxha telefonatë me homologun e Omanit: Kriza në Lindjen e Mesme kërcënon rrugët ekonomike

March 13, 2026
Lideri i Hezbollahut: Kërcënimet e Izraelit për të më vrarë janë pa vlerë, jemi gati për një përballje të gjatë

Lideri i Hezbollahut: Kërcënimet e Izraelit për të më vrarë janë pa vlerë, jemi gati për një përballje të gjatë

March 13, 2026
“Lobimi 6 mln dollarë, goditje e rëndë ndaj opozitës”, Meçe: Berisha po bëhet qesharak

Meçe: SPAK-u s’ka prova të reja për Ballukun. Imuniteti nuk e pengon të vazhdojë hetimin

March 13, 2026
Erdogani kritikon opozitën për “shfrytëzimin” e mosmarrëveshjes mes klubeve të futbollit dhe Arabisë Saudite

Raketat drejt Turqisë, Edogan: Do ta mbajmë vendin tonë larg kësaj zjarrit të luftës!

March 13, 2026
Po shkonte të niste shërbimin, përplaset në vija të bardha polici në Shkodër

E rëndë në Shkodër: Një 19-vjeçar gjendet i pajetë në oborrin e shtëpisë

March 13, 2026
Trafik i rënduar në autostradë, makinat presin me orë për të hyrë në Elbasan

Trafik i rënduar në autostradë, makinat presin me orë për të hyrë në Elbasan

March 13, 2026
Alibali: Politika më në fund e kuptoi se paraburgimi, si masë sigurie, është përdorur si kamxhik

Alibali: Politika më në fund e kuptoi se paraburgimi, si masë sigurie, është përdorur si kamxhik

March 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In