• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, January 17, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

Analistët serbë dhe kosovarë: Nuk ka ndarje të Kosovës

by Java News
19/08/2018 10:57
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetari i Forumit për Marrëdhënie Etnike në Beograd, Dusan Janjic dhe deputeti i Alternativës në Kuvendin e Kosovës, Ilir Deda, në emisionin “Ura” të Radio Evropa e Lirë kanë komentuar zhvillimet e fundit që kanë të bëjnë me dialogun Kosovë-Serbi dhe idenë për shkëmbimin e territoreve. Ata kanë folur edhe lidhur me dyshimet e hedhura në opinion se po zhvillohen negociata sekrete midis Prishtinës dhe Beogradit.

“Nuk di asgjë për negociatat sekrete, ndoshta për këtë edhe janë sekrete, por unë shoh se në opinion ka dalë shumëçka nga ajo që është thënë. Kështu e shpjegoj nervozizmin e atyre që në negociata kanë bërë diçka tjetër, e krejt diçka tjetër kanë thënë publikisht. Duket se më së tepërmi janë lodhur rreth asaj se ku do të vendosen kufijtë”, tha Janjic.

Ndërsa, Ilir Deda, mendon se këto nuk janë negociata sekrete. “Në 12 muajt e fundit, Thaçi dhe Vuçiq u takuan dhe diskutuan për demarkacionin etnik. Këto bisedime nuk janë zhvilluar vetëm në Bruksel në prani të zonjës Mogherini, e cila i mbështet këto, por edhe në vende të tjera perëndimore, përfshirë Shtetet e Bashkuara, ku është biseduar me disa ish-diplomatë”, tha Deda.

Janjiq mendon se në qoftë se Thaçi dhe Vuçiçi kanë bërë diçka tjetër dhe jo vetëm verifikimin e hipotezave të tyre, atëherë kanë dalur jashtë formatit të dialogut të Brukselit dhe kanë hyrë në ujëra të tjera.

“Përfshirja e shumë njerëzve është e dukshme. Ata, me sa duket, nuk e mësuan leksionin nga Jugosllavia, ish-Bashkimi Sovjetik dhe Evropa Lindore. Sikur po duan të provokojnë përsëri konflikte etnike në Ballkan”.

Lidhur me qëndrimin e presidentit Thaçi se është kundër ndarjes së Kosovës, por proklamon korrigjimin e kufijve dhe bashkimin e Luginësë së Preshevës me Kosovën, Deda thotë “Thaçi përdor eufemizmin – korrigjimi i kufirit.

“Një ish-diplomat me ndikim evropian e këshilloi atë që të përdor atë term, në vend të fjalës ndarje, sepse fjala korrigjim nuk tingëllon aq e keq sa ndarje. Thaçi është shumë jo serioz. Ai jep pothuajse çdo ditë deklarata kontradiktore dhe të palogjikshme. Ai është i izoluar politikisht, pasi asnjë parti politike në Kosovë, as partia e tij e mëparshme, nuk përkrah ndonjë ndryshim të kufijve”, tha Deda, duke përmendur faktin se opozita në Kosovë së shpejti do të dorëzojë kërkesë në Gjykatën Kushtetuese për të vlerësuar pozicionin e Presidentit, deklaratat e të cilit i quan tërësisht të papërgjegjshme “dhe jo vetëm që shkelin Kushtetutën e Kosovës, por edhe përhapin frikë në mesin e shqiptarëve që jetojnë në veri të lumit Ibër dhe në Luginën e Preshevës, si dhe në mesin e serbëve në veri dhe në jug të Ibrit”.

“Duhet ta ndalim këtë lojë të dy presidentëve, të cilët, në qoftë se do të kenë sukses në qëllimet e tyre, do të shkaktojnë jo vetëm zhvendosjen e familjeve dhe viktima në njerëz në Kosovë dhe në Serbi, por do ta destabilizojnë tërë Ballkanin”.

Derisa Daçiç këmbëngul vazhdimisht në ndarjen e Kosovës, kurse presidenti Vuçiç flet për demarkacionin, sipas Dushan Janjiqit “në zbatimin e idesë së Vuçiqit për ndarjen e popullatës dhe territoreve, secili e ka detyrën e vet”.

“Derisa ministri i Jashtëm Daçiç flet për ndarjen, Aleksandar Vulin – ministër i Mbrojtjes, mbështet ndryshim të kufijve në Ballkan, në mënyrë që, siç thotë ai, të ndal ekspansionizmin ‘shqiptaro-madh’ dhe imperializmin. Megjithatë, kjo strategji  e Vuçiqit tashmë ka filluar të dështojnë, sepse kundër saj është unike Kisha, opozita pro-ruse dhe pro-evropiane. Askush nuk dëshiron luftë, askush nuk dëshiron zhvendosje të dhunshme. Megjithatë, unë nuk mendoj se do të ndalojë këtë lojë shpejt. Mendoj se kjo lojë tani po i shërben Vuçiqit që në atmosferën e frikës të organizojë zgjedhje të jashtëzakonshme në nëntor”, tha Janjiç.

Ndërsa, Ilir Deda mendon se nuk është në lojë shkëmbimi i territorit, që Kosova ta marr Luginën e Preshevës në këmbim për veriun e Kosovës?

“Kjo, sigurisht, nuk është në lojë. Ky është edhe një lojë e Thaçit… Thaçi mund të flasë çka të dojë, … por Thaçi nuk mund të vizatojë harta të reja, as të nënshkruajë ndonjë marrëveshje me Serbinë pa miratimin e Kuvendit, që kurrë nuk do t’ia japë”.

Në fund Deda dhe Janjiq thanë se janë të sigurtë që nuk do të ketë këmbim territoresh as korrigjim kufijsh mes Kosovës dhe Serbisë. /REL

Next Post
Tradita kineze mbërrin në Tiranë, çfarë po ndodh në Parkun e Madh

Tradita kineze mbërrin në Tiranë, çfarë po ndodh në Parkun e Madh

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Gjykimi për Banjskën, refuzohen dëshmitarët shtesë, caktohet afati përmbyllës

Gjykimi për Banjskën, refuzohen dëshmitarët shtesë, caktohet afati përmbyllës

January 16, 2026
Policia bën bilancin e nëntorit: 115 operacione, 602 të arrestuar dhe miliona euro pasuri të sekuestruara

‘Po më ndjek një makinë’! Qytetari ‘alarmon’ Policinë në Vlorë, çfarë rezultoi pas verifikimeve

January 16, 2026
“Je fiks si ai”/ A do e takojë Miri babanë e Selinës? Banorja i përgjigjet: Ndoshta edhe e ke mërzitur

“Je fiks si ai”/ A do e takojë Miri babanë e Selinës? Banorja i përgjigjet: Ndoshta edhe e ke mërzitur

January 16, 2026
Shqetësimet për sigurinë | Komandanti arktik i Danimarkës: Fokusi është tek Rusia, jo tek SHBA-të

Shqetësimet për sigurinë | Komandanti arktik i Danimarkës: Fokusi është tek Rusia, jo tek SHBA-të

January 16, 2026
Zgjedhjet në Bashkinë e Tiranës, Mediu: Opozitës i duhet kandidat gjithëpërfshirës, jo një punëtor partie

Mediu: Rama nuk i do më as ministrat dhe as kryebashkiakët. Synon që…

January 16, 2026
SPAK-u, gjykatat dhe keqkuptimi i madh mbi drejtësinë

Vetëm Thoma Gëllçi bëri Televizion Publik konkurues

January 16, 2026
Imazhet satelitore zbulojnë: Izraeli po zhvendos “Linjën e Verdhë” më thellë brenda Gazës

Imazhet satelitore zbulojnë: Izraeli po zhvendos “Linjën e Verdhë” më thellë brenda Gazës

January 16, 2026
“Ndihem i zhgënjyer nga qyteti im”, Shehi: Mendoja se do të kishin pak më shumë respekt për mua

“Rama me Kinën, si Enveri me sovjetikët”, Shehi: Ja simbolika e mbledhjes te Pallati i Brigadave

January 16, 2026
Autobusi i ekipit të futbollit përplaset me kamionin, trajneri në gjendje të rëndë, vdes ndihmësi…

Autobusi i ekipit të futbollit përplaset me kamionin, trajneri në gjendje të rëndë, vdes ndihmësi…

January 16, 2026
Liderja e opozitës së Venezuelës pas takimit me Trump: Do të kthehem në vendin tim sa më shpejt!

Liderja e opozitës së Venezuelës pas takimit me Trump: Do të kthehem në vendin tim sa më shpejt!

January 16, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In