Tomas Roncero thotë se Reali është në krizë.Real Madridi ka pësuar humbjen e dytë me radhë pas vetëm pak ditësh.
Pas humbjes 2:1 nga Girona, “Los Blancos” u turpëruan nga Tottenhami në Wembley, duke u mposhtur 3:1.Si në La Liga, ashtu edhe në Champions, Reali është në pozitën e dytë me tetë pikë prapa Barcelonës dhe tri pikë prapa Tottenhamit.
Pavarësisht se lojtarët dhe Zinedine Zidane e mohojnë se Los Blancos janë në krizë, të kundërtën e mendon numri një i të përditshmes AS, Tomas Roncero.
Në “El Chiringuito TV” të Josep Pedrerol, Ronacero e pranoi se kampionët e Evropës janë në krizë dhe mbetet të shihet se si do të menaxhojë këtë situatë Zidane, e para që kur mori drejtimin e Realit.
“Jemi në krizë. Nuk ka fjalë, në krizë si në futboll ashtu edhe në zemër. Na mungon pasion dhe atë shumë”, tha Roncero, përgatiti ”Gazeta Express”. (b.an)